Nga Dritan Kaba
Dje nga nga skena e Kongresit të Rilindjes Edi Rama iu hakërrye dhe kërcënoi emigrantët shqiptarë, se do i gjëmonte deri në fund të botës për të kërkuar se ku i kanë shtëpitë, pronat, bizneset, llogaritë e tyre bankare. Ky, që e ka kthyer vendin në një bazë të trafikut të kokainës, që e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave, që e ka kthyer vendin në prodhuesin më të madh të hashashit në Evropë, jo sipas meje por sipas raporteve të DASH apo të BE, do kërkojë pastërtinë e pasurisë së shqiptarëve në ato vende, ku shteti ligjor, pastërtia e pasurive është nën një monitorim me mijëra vite larg, nga kjo palaço qeverisje, që fatkeqësisht kemi ne sot. Po çfarë qëllimi ka ai me këtë piskamë, që lëshoi nga Pallati i etërve të tij?
Asgjë, thjesht po i detyron ata, që kanë dy shtetësi të heqin dorë nga shtetësia shqiptare. Mendoni që për të pastruar paratë e korrupsionit edhe të krimit të organizuar, i ndërsehet emigrantëve, që po mbajnë gjallë këtë vend. Sipas statistikave te Bankës Botërore shqiptarët emigrantë vitin e kaluar kanë sjellë rreth 1. 4 miliard dollare ndersa Eurostat që merret vetëm me vendet evropiane deklaron se shuma e dërguar është rreth 925 milion euro. Po të marrim si pike referimi të dhënat e BB I bie, që emigrantet sjellin aq sa ëshët fondi i pensioneve dhe ndihma ekonomike bashkë në buxhëtin e shtetit. Ai nuk e do ketë gjë. Ai do që të mos ketë më asnjë lek për familjet shqiptare, që i sjellin fëmijët prindërve, vëllai motrës, babai ose nëna fëmijëve. Jo ai do që të mos kenë asnjë mundësi jetese shqiptarët e pamundur këtu. Ai do që edhe ata të ikin nga ky vend. Ai do, që shqiptarët të mos e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre, këtu në Shqipëri. Nuk besoj se e bën nga marrëzia ose efektet e substancave, jo ai e bën se nuk i duron dot shqiptarët. Ai do të zëvendësojë ata me skllevërit e rinj moderne nga Azia apo Afrika. Ai do të përzërë shqiptarët dhe ta kthejë vendin në një mbretëri të tijën, ku skllevërit modernë të jenë hyzmeqarët dhe të përzërë shqiptarët. Ai so që çdo shqiptar që jeton këtu të varet vetëm nga lëmosha e Qeverisë së tij. Ai nuk i duron ata që nuk ja kanë nevojën qeverisë së tij të korruptuar. Ndaj ai pasi çoi në falimentim mijëra biznese të vogla dhe të mesme, pasi shkatërroi me vetëdije të plotë skemën e subvencionimit të fermerëve, tani është sulur si i çmendur emigrantëve, pikërisht se ata nuk mbahen nga ai, nuk e kanë atë “diellin” që ngroh.
Këto klithma kërcënuese drejtuar shqiptarëve, që bëjnë çdo punë për të mbajtur veten edhe familjen e tyre dhe ky lloj solidariteti njerëzor e tërbon atë. Ai i kërcënon ata, që me djersë dhe sakrifica po mbajnë gjallë të afërmit e tyre, ndaj ai i turret dhe ndërsen edhe atë sallë që vezullonte në atë errësisrë nga kostumet dhe fustanet miliona lekëshe.
Ka edhe disa arsye të tjetra pse e bën, pikërisht këtë kërcënim.
E para, që e thashë edhe me lart, sa më shumë shqiptarë, që nuk pyesin për të, por kanë dy shtetësi, të nxitojnë të dorëzojnë shtetësinë shqiptare, me arsyetimin e thjeshtë pse duhet të merremi me këtë të marrë, duke i larguar kështu përfundimisht nga lista e shqiptarëve. Mendoni sa humbje e madhe do ishte për Kombin tonë ky veprim, por sa për shtat i shkon Ramës dhe politikës së tij të shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët. Të gjithë shqiptarët me dy shtetësi do shisnin edhe pronat që të mos kishin të bënin fare me këtë të marrë!
E dyta, me anë të këtij kërcënimi ai do t’i përdorë emigrantët si shifra për të mbuluar pastrimin e parave të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të miqve të tij evazorë, edhe kush janë ata në këtë vend dihet qartë, janë pikërisht oligarkët! Bizneset e vogla, fermerët, të punësuarit as kanë se çfarë të fshehin, as kanë se çfarë të legalizojnë. Janë pikërisht “bosat” e tij të PPP që duan këtë lloj legalizimi. Shqipëria është futur në hartën gri të vendeve të pastrimit të parave. Shumë biznese, sidomos ato të ndërtimit, kanë në arkat e tyre miliona euro të krimit të organizuar, që mund të shkojnë edhe në shifrën miliarda. Po ashtu shumë biznese kane investime që vijnë pikërisht nga ky trafik i drogës, që u bë “sport” kombëtar nën qeverisjen e tij. Me këtë rast ai do të legalizojë pikërisht këto qindra milionë euro dhe dollarë. Pikërsiht për këta miratoi edhe ligjin antikushtetues të Tatimit mbi Dividentin, për të cilin pot ë kishim një shtet ligjor duhet të ndiqej penalisht gjysma e Qeverisë.
E treta nëpërmjet këtij veprimi ai do të shpëtojë veten, klientët, bashkëpunëtorët e tij nga hetimet apo ndjekjet penale. Megjithëse e ka kapur drejtësinë, ai sërish ka frikë si djalli nga temjani, drejtësinë. Ai ka parë si shumë nga prokurorët apo gjykatësit u kthyen në vasalë të tij sa mori pushtetin. Ai i trembet rotacionit dhe mendon se këta si u bënë me mua, ashtu mund të më bëjnë mua gjëmën.
E katërta, bandat, klientët e tij të PPP e kanë gjithë kohës nën trysninë e tyre. Ai nuk është i lirë të veprojë si një shtetar normal se i ka borxh votat e pushtetit, të diturat edhe të paditurat e korrupsionit të përbashkët. Kjo amnisti ëshët urdhëri i atyre , që e mbajnë në pushtet. Ai është peng i tyre.
Rama me këtë amnisti me një gurë do të vrasë shumë zogj, por më e rrezikshmja është bërja të pamundur të kthimin në vendin e tyre, të shqiptarëve. Ai e ka qëllim primar të politikës së tij antikombëtare, shpopullimin e Shqipërisë. Ai kërkon të zëvendësojë shqiptarët. Ai i urren shqiptarët. Atij edhe padronëve të tij i duhet një Shqipëri pa identitet, një Shqipëri pa shqiptarë!
Ndaj kush e do Atdheun, Kombin, Familjen e tij, nesër më 2 mars e ka vendin në Bulevard për të protestuar ndaj kësaj kupole kriminale, që kërkon me çdo kusht të zhbëjë Shqipërinë! Nesër së bashku për Shqipërinë dhe Shqiptarët!