Vila superluksoze e Princ Harry dhe Meghan mund të rrethohet së shpejti nga kanabisi

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 27: Prince Harry and actress Meghan Markle during an official photocall to announce their engagement at The Sunken Gardens at Kensington Palace on November 27, 2017 in London, England. Prince Harry and Meghan Markle have been a couple officially since November 2016 and are due to marry in Spring 2018. (Photo by Chris Jackson/Chris Jackson/Getty Images)

Princ Harry dhe Megan Markle edhe pas largimit nga detyrat mbretërore do të bëjnë jetë luksi.

Ata jetojnë në një shtëpi luksoze në Vankuver. Kjo shtëpi tejet e madhe 18 milionë paundë bie në sy për vendndodhjen e saj. Shumë pranë saj, një ish-fabrikë pulash do tu jepet me qera fermerëve të kanabisit, tregon Daily Mail.

Zona në të cilën shtëpia ndodhet është mjaft e preferuar nga rritësit dhe shitësit e kanabisit, që pas legalizimit të tij në Kanada në tetor të vitit 2018.

Sipas ligjeve, çdo person që ka tokë në një zonë agrikulturore, si ajo ku ndodhet shtëpia e çiftit, mund të rrisë dhe shes kanabis. Për këtë arsye zona ku ata jetojnë mund të kthehet së shpejti në një lagje të fokusuar në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit. Zona të tilla nuk janë të shumta dhe ligjet kanë pak muaj që janë ndryshuar, kështu që mbizotërimi i tregtisë së kanabisit në lagjen e Herri dhe Megan duket i pashmangshëm.

LEXO EDHE  Modelja seksi e "Victoria's Secret" infektohet me Koronavirus

Kujtojmë që princ Herri ka pranuar publikisht që konsumon kanabis, gjë e cila përfundoi me regjistrimin e tij në një qendër rehabilitimi.

Ndërsa, për sa i përket Megan, kur ajo u martua me burrin e parë, në dhuratat e dasmës përfshihej dhe marihuana dhe në ceremoni kishte 200 cigare me kanabis, të dredhura nga vetë ajo. Kjo u mësua pas publikimit të disa email-eve nga The Sun.