• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Terrori neoliberal ndaj grave dhe vajzave duhet mposhtur”

17:40 : 27/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shprehet se terrori neoliberal ndaj grave dhe vajzave duhet mposhtur. Më tej, Vetëvendosje kujton disa nga rastet.

“Katër gra janë vrarë në Shqipëri në katër krime të ndryshme pa u mbyllur muaji i dytë i këtij viti. Janë vrarë me armë automatike, me sëpatë, me thikë, me gërshërë, me levë e me shkop druri. 23 gra të tjera janë vrarë në dy vitet e fundit. Terrori neoliberal ndaj grave dhe vajzave duhet mposhtur”-shkruan Vetëvendosje.

Reagimi i plotë i Vetëvendosje:

Katër gra janë vrarë në Shqipëri në katër krime të ndryshme pa u mbyllur muaji i dytë i këtij viti. Janë vrarë me armë automatike, me sëpatë, me thikë, me gërshërë, me levë e me shkop druri. 23 gra të tjera janë vrarë në dy vitet e fundit. Mbi 3,200 kërkuan urdhër mbrojtjeje nga policia në vitin 2019 – shumë nuk e morën. Mbi 50% e grave në Shqipëri kanë përjetuar dhunë direkte, të formave të ndryshme, siç dëshmojnë studimet e INSTAT-it dhe UNDP-së. Dhuna prek edhe të miturat, si në rastin e fundit në një prej gjimnazeve të Fierit ku u denoncua ngacmimi dhe abuzimin seksual i mësuesve ndaj nxënësve. Organizatat për të drejtat e grave tregojnë se rreth 30,000 punojnë në sektorin e fasonerisë me rroga minimale e me orare të tejzgjatura përmes një shfrytëzimi maksimal, ndërkohë që rreth 60,000 gra të tjera punojnë pa kontrata në këtë sektor në kushte skllavërie moderne. Por shembujt dhe statistikat nuk mjaftojnë për të treguar situatën e dhunës strukturore dhe direkte ndaj grave në Shqipëri, nuk i përçojnë dot vuajtjet e mëdha dhe padrejtësinë e thellë, e as nuk na tregojnë dot rrugën përpara.

Patriarkalizmi është vetëm gjysma e së vërtetës së kësaj dhune. Ai ushqehet nga pabarazia dhe varfëria që prodhon sistemi, nga shtypja e të drejtave politike e nga shfrytëzimi i egër ekonomik që është shtresëzuar historikisht, dhe tashmë ka marrë superxhiro në neoliberalizimin shqiptar duke prodhuar terror. Ky sistem duket sikur vepron nën efektin e steroideve që kanë goditur shtetin e së drejtës dhe shtetin e mirëqenies sociale, duke rrënuar edhe arsimin publik. Varfëria prodhon frustrim; shkatërrimi i institucioneve edukuese prodhon injorancë dhe ringjallje të zakoneve të prapambetura; kriza e vlerave prodhon nxitjen e arrogancës dhe brutalitetit të “më të fortit” si dhe mjerimin e të drejtit; komercializimi i trupave dhe i seksualitetit bashkë me stereotipizimin e femrës me atribute prej fëmije, ose si e brishtë që pret e josh, dhe mashkullit agresiv që merr dhe gjuan: të gjitha këto rezultat i sistemit të ndërtuar me plot vetëdije nga një grup perversësh të të gjitha gjinive, të pasuruar duke vjedhur e duke abuzuar. Burra e gra bashkë, shtypin, shfrytëzojnë e dhunojnë ato gra e vajza që janë më në nevojë e më pak të mbrojtura nga ky sistem brutal.

Lexo edhe:

Shtyhet për herë të pestë seanca konstituive në Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

LDK i mbyll derën Kurtit për koalicion: Na cilësove ‘hajvanë’

E gjithë kjo dhunë e shndërruar në sistem është kthyer në një terror të përhapur masivisht. Ky sistem e përfshin edhe neoliberalizmin, edhe logjikën e xhunglës, edhe “laissez-faire”, edhe nxjerrjen në treg të gjithçkaje, përfshi njeriun, e në fund, ndër pësueset më të shpeshta janë gratë, sidomos ato të shtresave popullore, të ulëta e të mesme, të cilat përveç shtypjes shtresore e sistemike, pësojnë edhe dhunën direkte të të afërmve të tyre. Burrat e varfër, të lënë në situatë të pashpresë e pa kontroll në jetën e tyre, në raste gjithnjë e më të shpeshta shpërthejnë ndaj të vetmit njeri që e mendojnë gabimisht nën vete. Gruas ose fëmijës.

 

Shfrytëzimi shkon deri aty sa detyron vajza e gra të mbijetojnë duke shitur trupin e tyre në të gjitha mënyrat. Shfrytezimi, për mbijetesë, shkon nga një herë edhe deri ne vetë-shfrytëzim, që eshte forma më tinëzare e skllavërimit. Terrori neoliberal ka ecur krah për krah me shoqërinë e spektaklit dhe të reklamave që i shfaq vajzat e gratë si mallra për konsum seksual. Në ngritjen e industrisë së spektaklit kontribuojnë jo vetëm burrat, por edhe gra që përfitojnë drejtpërdrejtë nga shfrytëzimi i grave të tjera.

Ndërkohë që përgjegjësit duhet të dënohen, të mos gënjehemi se zgjidhja është kjo. Zgjidhja kërkon angazhim shoqëror, për rimëkëmbjen e sistemin edukues, për të dobësuar e kufizuar sistemin e vlerave të arrogancës dhe bullizmit që rrjedh nga pushteti politik, ekonomik e mediatik, për të ofruar një perspektivë punësimi e drejtësie shoqërore për gratë e burrat e shtresave popullore. Të drejtat nuk fitohen e as nuk mbrohen nga shkaktarët e shtypjes së tyre, nga ata që mirëmbajnë dhe i kontribuojnë direkt dhunës. Gra e burra bashkë kemi nevojë të reflektojmë, të analizojmë dhe të veprojmë të organizuar për të kundërshtuar ata burra e gra që janë kthyer në drejtues, ekzekutues, mbikëqyrës e shërbëtorë të përhapjes së terrorit neoliberal. Shqipëria e ka të domosdoshme formësimin e një lëvizjeje të gjerë shoqërore që e mposht këtë terror ndaj grave dhe vajzave, duke ndryshuar edhe modelin ekonomiko-politik drejt shtetit zhvillimor. Çlirimi i grave dhe vajzave nga kjo dhunë sistemike është çlirim i shoqërisë.

Etiketa: dhune ndaj gravereagimeVetevendosje

Lajme të lidhura

RAJONI

Shtyhet për herë të pestë seanca konstituive në Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

16:16 : 21/04/2025
RAJONI

LDK i mbyll derën Kurtit për koalicion: Na cilësove ‘hajvanë’

20:17 : 08/04/2025
RAJONI

Vetëvendosje do rivotim të diasporës, ekspertët: Kjo do të zvarriste konstituimin e institucioneve

21:29 : 11/03/2025
RAJONI

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

21:30 : 05/03/2025
RAJONI

88 për qind e votave të numëruara nga KQZ, LVV kryeson garën

08:11 : 10/02/2025
RAJONI

Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes së “exit poll”-eve

20:01 : 09/02/2025
Para

Kredia për tërmetin/ Satiristi i njohur: Më mirë t’i kishim marrë borxh te banka e Lindës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com