• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qeveri teknike para zgjedhjeve, zgjidhje e mundshme”/ Borchardt: Nuk bëj sugjerime për sistemin zgjedhor

13:27 : 27/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ulja në tryezën e reformës zgjedhore të të gjitha palëve politike në Shqipëri për kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Bernd Borchardt, përbën një lajm shumë të mirë.

Por palët mbeten ende larg arritjes së kompromisit më madh. Një ndër pikat që ka ndarë mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare lidhet me propozimin e kësaj të fundit për krijimin e një qeverie tranzitore para zgjedhjeve. Në opinionin e Ambasadorit Borchardt, kjo mund të jetë një zgjidhje.

“Nuk është rekomandim i ardhur nga OSBE/ODIHR-i, megjithatë një qeveri teknike përpara zgjedhjeve do të ishte, në parim, një zgjidhje e mundshme. Keni shembullin e Maqedonisë së Veriut, me kushte specifike edhe atë të Greqisë, pra është e mundur, por vendimet i merr politika shqiptare dhe ne nuk japim opinion as pro dhe as kundër.”

Ndarja e krimit nga politika, pjesë e kalendarit të punës së reformës zgjedhore, sipas Ambasadorit Borchardt mund të arrihet përmes krijimit të një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet pwr presionet mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor.

“Më lejoni t’ju jap një përgjigje në dy nivele të ndryshme:

Lexo edhe:

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

Së pari, hapi më i mirë për të rikthyer besimin te kandidatët do të ishte që partitë të paraqisnin kandidatë të pastër. Ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët e tyre të mundshëm, përmes prokurorisë, shumë përpara zgjedhjeve. Aspekti i dytë është se, sigurisht, duhet të trajtohen krimet elektorale. Merrni shembullin e presionit ndaj administratës publike: ODIHR-i rekomandoi fuqishëm krijimin e një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet e presionit mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore mund ta krijojë një strukturë të tillë, si edhe një procedurë me të cilën punonjësit e administratës mund të denoncojnë çdo presion politik ose abuzim të burimeve. Këta denoncues duhet të gëzojnë më pas statusin e një sinjalizuesi.”

Kreu i Prezencës së OSBE-së nuk është i prirur të thotë se cili nga sistemet zgjedhore është i duhuri. Por ai pranon se prezantimi i partive politike me lista të hapura, do të ishte një hap pozitiv.

“E para është që OSBE-ja dhe ODIHR-i bëjnë rekomandime për përmirësimin e kodeve zgjedhore, por ne nuk u sugjerojmë shteteve se çfarë sistemi zgjedhor të kenë.

E dyta është se sistemi zgjedhor është shumë i rëndësishëm për lidhjen mes kandidatit dhe zgjedhësit, elektoratit të tij, dhe më vonë midis deputetit dhe njerëzve që votuan për të dhe partitë e tyre. Sa më të forta të jenë partitë në sistemin zgjedhor, aq më i fortë është roli i tyre në politikë.

Unë personalisht – dhe kjo është pika ime e tretë – pra, unë personalisht simpatizoj një sistem që krijon një lidhje të fortë midis kandidatit dhe elektoratit të tij. Listat e hapura mund të jenë një opsion i tillë.”

Në intervistën dhënë për News24, Ambasadori Borchard shprehet mbi mundësinë e kalimit përmes një procesi vetting-u të kandidatëvee në zgjdhje. Kreu i Prezencës së OSBE-së mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore, e cila sipas tij nuk duhet të jetë në dorën e partive politike.

Etiketa: borchardtosbeqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

15:22 : 04/08/2025
AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

11:54 : 03/08/2025
AKTUALITET

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

21:31 : 30/07/2025
BOTA

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

09:19 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
Para

"Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë"/ Kurti i përgjigjet negativisht SHBA-së

TË GJITHA

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025

Me drogë dhe 124 fara kanabisi në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë

10:22 : 08/08/2025

Situata me zjarret në vend: 19 vatra në 24 orët e fundit

10:20 : 08/08/2025

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

10:13 : 08/08/2025

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com