• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bota përgatitet për situatë pandemie nga koronavirusi

13:44 : 27/02/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Autoritetet shëndetësore shqiptare porositën vetëizolimin e të gjithë përsonave që janë kthyer së fundmi nga Italia si masa paraprake kundër coronavirusit ndërsa theksuan se deri në mesditën e së Enjtes në vendin tonë nuk ka asnjë rast të njohur të kësaj sëmundjeje.

Eugena Tomini, Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, deklaroi në një konferencë për shtyp porosinë për vetëizolim të të kthyerve nga Italia, një urdhër që potencialisht prek mijëra vetë ndërsa rekomandoi që personat që dyshojnë se mund të jenë prekur nga virusi të telefonojnë në numrin 127.

Sipas Tominit, në aeroportin e Rinasit, ku çdo ditë ka disa fluturime drejt qyteteve në veri të Italisë, po kryhet monitorimi i temperaturës së të gjithë udhëtarëve.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje të Mërkurën të gjitha vendeve të botës që të përgatiten për t’u përballur me një situatë pandemie në lidhje me virusin COVID-19 ndërsa theksoi gjithashtu se përpjekjet kryesore duhet të përqendrohen te parandalimi i një situate të tillë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së mbajti një fjalim para diplomatëve të Mërkurën në Gjenevë, ku theksoi nga njëra anë nevojën për të qenë të përgatitur për më të keqen dhe nga ana tjetër, kujdesin për të mos e tepruar me përdorimin e fjalës pandemi për të shmangur frikën dhe rrezikun e stigmatizimit të personave të prekur nga kjo sëmundje.

Lexo edhe:

Paralajmëron OBSH: Rezervat e ilaçeve në Gaza po mbarojnë

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

“Të gjitha vendet, pavarësisht nëse kanë apo jo raste [me koronavirus] duhet të përgatiten për një pandemi potenciale,” deklaroi Ghebreyesus sipas transkriptit të fjalimit të tij të mbajtur para diplomatëve që u publikua në faqen zyrtare të OBSH-së. [Link]

Sipas tij, prioritetet e politikës kundër sëmundjes në secilin vend duhet të jenë të tilla: “Çdo vend duhet të jetë gati për të identifikuar rastet sa më herët, të izolojë pacientet, të gjurmojë kontaktet e pacientëve, të ofrojë kujdes spitalor cilësor, të shmangë shpërthimin e sëmundjes në spital dhe të parandalojë transmetimin në popullsinë e gjerë”.

Megjithatë, sipas tij, përdorimi i fjalës pandemi me tepri është njëkohësisht i ekzagjeruar dhe joproduktiv. Sipas tij, bota nuk është ende në pikën kur mund të deklarojë një situatë pandemie pavarësisht se sëmundja ka shtyrë sakaq OBSH-në të shpallë emergjencë shëndetësore botërore, niveli më i lartë i alarmit që përdor kjo organizatë.

“Rritja e numrit të rasteve jashtë Kinës ka shtyrë disa media dhe politikanë që të shtyjnë për shpalljen e një situate pandemike. Ne nuk duhet të jemi tepër të nxituar për të deklaruar pandemi pa analizë të ftohtë dhe të kujdesshme të fakteve,” deklaroi ai.

“Përdorimi i fjalës pandemi pa kujdes nuk sjell përfitime por njëkohësisht mbart rrezik të lartë në kuptim të amplifikimit të frikës së panevojshme dhe të pajustifikuar si dhe stigmës, duke paralizua sistemet”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se beteja për ta përmbajtur përhapjen e virusit nuk mund të konsiderohet ende e humbur dhe se shanset janë të mira për të shmangur një situatë pandemie.

Raporti i fundit i situatës mbi këtë sëmundje nga OBSH tregon se numri i të infektuarve ka arritur në 81,109 vetë nga të cilët, 871 janë rastet e shënuara në njëzet e katër orët e fundit. Numri i të vdekurve ka arritur në 2,762 vetë.

Virusi u identifikua për herë të parë më 31 Dhjetor 2019 në provincën Hubei të Kinës dhe mendohet se e ka origjinën nga një treg mishi nga kafshë të egra. Në Kinë numri i rasteve të reja të raportuara ka ardhur në rënie të vazhdueshme duke sugjeruar se masat ekstreme të ndërmarra nga qeveria kineze, përfshirë vendosjen në karantinë të dhjetëramilionë njerëzve, duket se kanë funksionuar. Por gjatë javës së fundit ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve në vende të tjera të botës si dhe një zgjerim të shpejtë të hartës së vendeve të prekura, gjë që e ul efikasitetin e përpjekjeve të autoriteteve për të izoluar personat e kontaktuar nga bartës të virusit.

Në Shtetet e Bashkuara autoritetet shëndetësore shpallën gjendje emergjence ndërsa Presidenti Donald Trump kritikoi median për përhapje paniku dhe iu nënshtrua kërkesave bipartizane të Kongresit për të ndërmarrë masa më efikase kundër kësaj sëmundjeje.

Në Gjermani, ku janë shënuar 60 raste, autoritetet po përgatiten për rrezikun e pandemisë pasi vlerësohet se gjurmimi i të gjithë historisë së udhëtimeve të rasteve të identifikuara dhe gjetja e izolimi i të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me rastet e izoluara po bëhet teknikisht i pamundur.

Metoda kryesore që përdorin autoritetet për parandalimin e përhapjes së mëtejshme konsiston në identifikimin e të gjithë të infektuarve potencialë nga një pacient i identifikuar por në rast se pacientët kanë udhëtuar në vende të ndryshme me linja të ndryshme avionësh apo trenësh, numri i personave potencialisht të prekur bëhet shumë i lartë dhe gjurmimi dhe karantinimi i të gjithë tyre bëhet teknikisht shumë i vështirë.

Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të njohur zyrtarisht me COVID-19 pavarësisht se zona më e prekur në Europë nga virusi është Italia fqinje, një vend me të cilin Shqipëria ka lidhje të ngushta ekonomike dhe shoqërore.

Italia është bërë gjatë javës së fundit vendi me shpërthimin më të madh të sëmundjes si dhe origjina për përhapjen e virusit në disa vende të tjera, përfshirë Brazilin, Kroacinë e Austrinë.

Numri i rasteve në Itali ka arritur në 400 ndërsa Greqia dhe Maqedonia e Veriut raportuan rastet e tyre të para.

Virusi ka një normë mortaliteti prej 2.3% sipas një studimi të kryer në Kinë, ku mortaliteti varet shumë nga mosha dhe historia mjekësore e pacientit. [Link] Të prekurit e moshës 70-79 vjeç kanë normë vdekshmërie prej 8% ndërsa pacientët mbi 80 vjeç kanë mortalitet në masën 14.8 për qind.

Virusi nuk ka shkaktuar sipas studimit, asnjë viktimë nën moshën 9 vjeç, por numri i fëmijëve të prekur është gjithashtu shumë i ulët dhe rrjedhimisht ky tregues merret me rezerva.

Shqetësimi më i madh për ekspertët është shpejtësia me të cilën virusi është në gjendje të përhapet. Brenda 30 ditësh ai u përhap nga një qytet në të gjithë Kinën. Shpejtësia e përhapjes dhe gjerësia e zonës gjeografike të prekur zuri në befasi dhe të papërgatitur sistemin shëndetësor, gjë që solli edhe shumë infektime dhe viktima mes vetë stafit mjekësor që u gjend i papërgatitur me mjete mbrojtëse.

Sëmundja luftohet me kujdes shëndetësor mbështetës për pacientët për shkak se nuk ka terapi efikase antivirale. Në dallim nga SARS, një sëmundje e ngjashme infektive që u shpall rrezik botëror në vitin 2003 apo MERS, që goditi botën së fundmi, COVID-19 vlerësohet se ka vdekshmëri shumë më të ulët dhe shkallë infektimi shumë më të lartë. SARS preku 8096 persona dhe shkaktoi vdekjen e 774 prej tyre me një normë mortaliteti prej 9.6% në 29 vende, ndërsa MERS, e cila nuk është shpallur ende e përmbajtur, ka prekur deri më sot 2494 persona duke shkaktuar vdekjen e 858 prej tyre me normë vdekshmërie 34.4%. MERS ka prekur 27 vende. /Reporter.al/

Etiketa: koronavirusOBSHpandemi

Lajme të lidhura

BOTA

Paralajmëron OBSH: Rezervat e ilaçeve në Gaza po mbarojnë

22:51 : 25/04/2025
BOTA

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

21:59 : 22/04/2025
BOTA

Kërcënim për njerëzimin/ Çfarë zbuloi eksperimenti i frikshëm i OBSH-së për “linë e mamuthit”

18:37 : 18/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
BOTA

OBSH: Çdo 2 minuta një grua shtatzënë humbet jetën

20:22 : 07/04/2025
BOTA

OBSH shkurton personelin pas tërheqjes së SHBA-së

19:31 : 29/03/2025
Para

Humbja ndaj Lyon-it, Ronaldo: "Jo rezultati që donim, do të luftojmë për kualifikimin"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com