• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Buzëqeshja e Moskës dhe ngërdheshja ndaj Kombit

19:47 : 26/02/2020
në BOLD BLOG

Nga Dritan Kaba

Kjo foto flet shumë për këdo, i cili e shikon me vëmendje. Tre argatë të agjendës ruso-serbe për copëtimin e Kosovës qeshin dhe i ka shkuar buza vesh më vesh, ndërsa bosit të tyre as nuk i shkon në mend të lëvizë sa do pak ato.

Siç duket është i mërzitur me marionetat e tij se nuk po i ecën plani i Serbisë së Madhe.
Ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve është në agjendën e Rusisë për dy arsye:
E para, i intereson formimi i një Serbie të madhe në Ballkan dhe destabilizimi i tij.

E dyta, nëse do ketë ndryshim kufijsh në Ballkan, ky do ishte një aset i çmuar në duart e politikës dhe diplomacisë ruse për problemet e saja në Armeni me dy republikat pro ruse, që nuk njihen nga Perëndimi, ato të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.

Gjithashtu ky plan ogurzi i intereson edhe në lidhje me çështjen e ngelur pezull të rajonit të Donjetskut, në Ukrainë, i cili popullohet në shumicë absolute nga qytetarë me origjinë ruse. Në të treja rastet Rusisë i konvenon një shembull ndërkombëtar i rindarjes së territoreve në bazë të përkatësisë etnike.

Lexo edhe:

Globalistët vazhdojnë i bien daulles së “Luftës” Rusi-Ukrainë

Cicërimat në Twitter nuk i mbulojnë dot skandalet e Edi Ramës

Ndaj, ata janë duke qeshur nga halli, si fëmijë të zënë në faj dhe Lavrov është “i mërzitur” sepse bufonët e tij ende nuk kanë arritur të vënë në zbatim planin rus të rikonfigurimit të kufijve të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve në bazë të përkatësisë etnike., ndaj nuk e meritojnë buzëqeshjen e tij.

Një foto, që flet më shumë se mijëra fjalë. Po aq fjalë, sa emsisione kanë bërë në mbrojtje të kësaj teze ogurzezë, sa artikuj dhe opinione kanë shkruar, sa “beteja” kanë bërë, por duan të shfajsohen se sharra iu ka ngecur në gozhdë. Ndaj vazhdojnë të shkruajnë pa u lodhur kundër kujtdo, që është vendosur kundër tyre. Nuk lodhen të hedhin helmin e tyre dhe lumejtë e gënjështrave ndaj patriotëve, që janë pengesë e kësaj tradhëtie.

Ndaj, nëse dikush nuk ka gjetur ende një arsye për të dalë për të manifestuar në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtës së tij për lirinë e fjalës, për paprekshmërinë e votës, për shenjtërinë e pronës, për garantimin e lirisë së të bërit biznes, për moskapjen nga kjo bandë e Gjykatës Kushtetuese, që është arbitri i cili garanton të drejtat kushtetuese të çdo qytetari, këtu mund të gjejë një arsye të fortë për të protestuar ndaj shërbëtorëve antishqiptarë, që kanë uzurpuar pushtetin me votat e marra nga intimidimi i krimit të organizuar dhe blerë me paratë e drogës dhe të oligarkëve. Çdo shqiptar, që e do vendin e tij, që do Kombin, që do familjen e ka vendin në Bulevard më 2 mars!

Të protestojmë për të drejtat e nëpërkëmbura, për liritë e cunguara, për veten tonë!
Ndërsa atyre, të cilët thonë: Nuk ka çfarë më duhet mua me këtë punën e Kushtetutës dhe me kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga kjo bandë, e cila ka uzurpuar çdo pushtet ose me arsyetimin se unë kam për të ngrënë dhe se kjo gjë nuk me përket mua, le të dalin të tjerë të protestojnë, dua t’i kujtoj vargjet e famshme të Pastorit Martin Niemoller të shkruara në kampin e përqëndrimit nazist të Dachau:, që tregon qartë si erdhën nazistët në pushtet.
Në fillim erdhën për të marrë komunistët; unë s’fola se nuk isha komunist.

Pastaj erdhën për sindikalistet; unë s’fola se nuk isha sindikalist
Pastaj erdhën për hebrenjtë; unë s’fola se nuk isha hebre.

Pastaj erdhën për mua; dhe s’kishte mbetur kush që të fliste për mua…
Ndaj mos hesht, reago, Ndryshe atë ditë kur të vijnë për ty do jesh vetëm…

Etiketa: Dritan Kaba

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Globalistët vazhdojnë i bien daulles së “Luftës” Rusi-Ukrainë

13:52 : 29/01/2022
BOLD BLOG

Cicërimat në Twitter nuk i mbulojnë dot skandalet e Edi Ramës

13:26 : 14/08/2020
BOLD BLOG

Studenti Nick Sandman pas CNN, mund dhe Washington Post! Plot 250 mln $ dëmshpërblim

11:54 : 25/07/2020
BOLD BLOG

Aktori Robert Davi: Ronald Reagan nuk u gjunjëzua!

11:29 : 27/06/2020
BOLD BLOG

Një replikë me mendimin e Ylli Manjanit për kandidaturat e Gjykatës së Lartë

18:54 : 05/03/2020
BOLD BLOG

Çfarë dreqin e ndërseu Edi Ramën kundër emigrantëve?!

14:45 : 01/03/2020
Para

Kultivimi kanabisit, policia nis kontrollet në të gjithë vendin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Reijnders drejt Man.City-t, zbulohet shifra që kërkon Milani për mesfushorin

13:48 : 18/05/2025

E rëndë në Roskovec/ Shembet muri dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

13:48 : 18/05/2025

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025

Rubio kërcënon me sanksione Rusinë, Trump: Të hënën do flas në telefon me Putin

13:22 : 18/05/2025

Moyes heq dorë përfundimisht nga Broja, e dërgon në tribunë për sfidën ndaj Southampton

13:13 : 18/05/2025

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

12:56 : 18/05/2025

SOS Méditerranée shpëton mbi 270 emigrantë në brigjet e Tunizisë, mes tyre fëmijë dhe foshnje

12:54 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com