• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhurimi i pronës pa tatim/ Kadastra Shtetërore sorollat qytetarët, ja ngërçi

08:47 : 25/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Nga 1 janari kanë hyrë në fuqi ndryshimet e ligjit për heqjen e tatimit 15 për qind në rast të dhurimit të një pasurie të paluajtshme brenda rrethit familjar, vetëm për një dhurim.

Por realizimi i këtij procesi po rezulton problematik në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nuk po pajisin me certifikatë pronat që dhurohen brenda rrethit familjar.

Shkak i mosregjistrimit të pronës së dhuruar me trashëgimi, sipas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët është se Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme komunikojnë se nuk mund të kryejnë verifikime për këtë kategori. Ligji lejon që një individ, pavarësisht numrit të pronave që zotëron ka të drejtë të kalojë pronësinë te trashëgimtarët nëpërmjet dhurimit vetëm për një pasuri dhe nga hipotekat deklarojnë se ata nuk janë në gjendje ta verifikojnë këtë fakt.

Ndryshimet e ligjit për heqjen e tatimit 15 për qind për rastet kur prona dhurohet brenda rrethit familjar shtoi numrin e kërkesave për këtë shërbim, por edhe rriti pasigurinë e punonjësve për të vepruar.

Burime pranë Hipotekës thanë për Monitor se ngërçi vjen për arsye proceduriale. “Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës janë përfshirë edhe punonjësit që merren me procesin e legalizimit të pronës, të cilët nuk njohin procesin e regjistrimit të saj në hipoteke. Kjo është arsyeja e moskryerjes së regjistrimit të pronave të dhuruara”.

Lexo edhe:

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

Sipas të njëjtave burime mësohet se si rregull punonjësi i Hipotekës pas një kërkese të tillë të paraqitur nga qytetari, automatikisht kryen verifikime në regjistrat online, pasi të gjitha të dhënat janë të hedhura në sistem.

Së dyti, për të kryer verifikimet punonjësi i hipotekës i drejton kërkesë të gjitha drejtorive rajonale të regjistrimit të pasurive, për verifikim të rastit, nëse pronari ka dhuruar edhe herë tjetër pasuri të paluajtshme.

Së treti, sipas ligjit punonjësi i Hipotekës i kërkon dhuruesit të pronës të nënshkruajë një deklaratë noteriale, që kjo është e vetmja pasuri që dhuron.

“Pra nëse i lindin dyshime pas verifikiminit të rastit në dy hapat e para, e ngarkon individin me përgjegjësi penale, për të mos penalizuar një shërbim për të cilin nuk ke informacionin e duhur.

Për të kaluar në vendimarrje zgjidhje për qytetarët është të kryejnë ankesë dhe të propozohen këto zgjidhje”, shtojnë burimet.

Heqja e tatimit për kalimin e pronësisë

Kuvendi miratoi më herët ndryshimet e ligjit për heqjen e tatimit 15 për qind në rast të dhurimit të një pasurie të paluajtshme brenda rrethit familjar.

Sipas propozuesve të ligjit ndryshimi është bërë për të shmangur evazionin fiskal. “Duke parë që për apartamente, truall apo pasuri të tjera të paluajstshme po gjendej mekanizmi i dhurimit me qëllim shmangien e tatimit, në legjislacionin tatimor në udhëzimin për të ardhurat u vendos që edhe në rastin e dhurimit, pavarësisht se ku dhurohej pasuria, do të konsiderohej si shitje.

Kështu merrej vlera e pronës në tregun e pasurive të paluajtshme. Me ndryshimet ligjore të bëra në fund të vitit 2019 në paketën fiskale u parashikua që edhe dhurimi vetëm për një kategori, pra ai vetëm brenda familjes ( mes bashkëshortëve, prindit dhe fëmijës, ose mes fëmijësh) të jetë e ardhur e pa tatueshme”, ka shpjeguar për Monitor Ekonomi, Alketa Çabej, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ajo shton se heqja e tatimit 15 për qind të vlerës së pasurisë ka disa kufizime.

“E para, nuk mundet që i njëjti person të përfitojë disa herë nga dhurimi i pasurisë së paluajtshme. Pra nëse prindi dhuron tek fëmija një pronë vetëm në këtë rast ai është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurën personale. Për kalimin për herë të dytë apo më shumë do të konsiderohet njësoj si shitje. Pra me këtë ndryshim ligjor ne kemi vetëm një përcaktim, atë të dhurimit brenda familjes.”

Sipas noterëve ligji i mëparshëm krijonte hapësira për abuzime, ndërsa heqja e tatimit me vlerën 15% ka një impakt më tepër social.

“Shumë herë prindërit kanë dashur që t’u dhurojnë fëmijëve një pasuri, por nuk e realizonin dot prej pagimit të tatimit dhe kjo dëshirë realizohej vetëm pas vdekjes së tyre. Por në vetvete kjo sillte shumë probleme pasi në këtë rast kemi të bëjmë me trashëgimi e cila ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë fëmijët. Ka pasur raste ku pavarësisht se prindi dëshironte që t’i dhuronte pronën fëmijës, shpeshherë e kthenin në kontratë shitje në mënyrë që të mos mbetej zero vlera e pasurisë. Gjatë praktikës ka pasur goxha devijime, prandaj edhe mendoj që ky ligj i ri i ka dhënë një zgjidhje shumë të drejtë”, shprehet Mimoza Sadushaj, kryetare e Dhomës së Noterëve. /Monitor/

Etiketa: dhurimeKadastraprona

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

17:14 : 09/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
Para

Grabitja me dhunë në Maqellarë/ Identifikohen autorët, katër në pranga e dy të tjerë në kërkim

TË GJITHA

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

18:59 : 16/08/2025

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

18:57 : 16/08/2025

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

18:44 : 16/08/2025

Situatë alarmante, denoncimi: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

18:25 : 16/08/2025

Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës

18:23 : 16/08/2025

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com