Acromax Media GmbH është kthyer në një shqetësim për të gjithë kritikët e qeverisë dhe në veçanti për kritikët ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo akuzohet shpesh se censuron postime që mbajnë qëndrime kritike apo kundër krybashkiakut Veliaj dhe qeverisë Rama.
Një rast i tillë ka ndodhur sërish këtë fundjavë që lamë pas, madje mund të quhet një mega skandal, pasi Acromax ka bllokuar videon e televizionit Fax News me pretendimin se nuk ishte e tija ndërkohë që videoja përmbante një intervistë të avokatit Altin Goxhaj nga studiot e këtij televizioni. Ai njihet si një kritik i dyshes Rama-Veliaj dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja e vërtetë pse Acromax ka bllokuar videon.
Rilindasit jo vetëm që kanë kapur shumicën e mediave në Shqipëri, bënë dhe ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” për ta patur më në kontroll median, por përdorin si një mekanizëm dhe Acromax Media GmbH për të censuruar lajmet.
“ACROMAX I VELIAJT MASHTRON FACEBOOK PËR TË BLLOKUAR INTERVISTËN TIME TË PËRJAVSHME Veliaj dhe EndriI bllokojnë Faxit videon pronë të vetë Fax me pretendimin se nuk është e FAX Hahaha E bënë dhe këtë Acromaxi i Veliajt dhe Endrit bllokojnë shfaqjen nga yotube në facebook të emisionit tim te Fax të kësaj të Djele duke mashtruar sikur kjo video është pronë e Acromedias dhe jo e FAX” – shkruan Goxhaj në Facebook.