• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Prokuroria Speciale për Kosovën i dorëzon gjykatësit aktakuzat e para

20:02 : 24/02/2020
në RAJONI

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kryetarja e Dhomave (Ekaterina Trendafilova) “ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për të shqyrtuar aktakuzat e Prokurorit Special”.

“Përmbajtja është konfidenciale. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën”, tha Griep.

Më herët, Prokurori i Specializuar ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se e ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë përgjegjëse për hetimin e krimeve që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës së viteve 1998/99.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar thuhet se kryetarja e Dhomave të Specializuara ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake “për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar”.

Lexo edhe:

Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, ndarja nga jeta duhet të provohet në gjykatë

“Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe derisa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në komunikatë.

Çfarë janë procedimet paraprake?

Procedimet paraprake nisin kur Prokurori i Specializuar e çon aktakuzën për shqyrtim te gjykatësi i procedurës paraprake.

Aktakuza konfirmohet vetëm nëse mbështetet në prova të mjaftueshme.

Në rast se aktakuza konfirmohet, i akuzuari paraqitet para gjykatësit të procedurës paraprake dhe deklarohet rreth fajësisë.

Nëse i akuzuari thotë se nuk është fajtor, atëherë pasojnë fazat tjera të procedurës paraprake.

Nëse e pranon fajin, caktohet shqiptimi i dënimit.

Nëse aktakuza nuk konfirmojet, atëherë lënda hidhet poshtë.

Gjykata Speciale – me emrin Dhomat e Specializuara – funksionon me ligje të Kosovës, por selinë e ka në Hagë.

Gjatë vitit 2019, mbi 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Në mesin e tyre ka pasur edhe ish-figura të larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Deri më tash nuk është ngritur asnjë aktakuzë./REL

Etiketa: gjykate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

11:18 : 08/07/2025
AKTUALITET

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, ndarja nga jeta duhet të provohet në gjykatë

21:16 : 01/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët kërkojnë rritje page/ Rama: Për herë të dytë brenda 3 viteve, një abuzim madhor!

14:46 : 11/06/2025
AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025
Para

I riu që fitoi betejën me koronavirusin rrëfen tmerrin e përjetuar

TË GJITHA

Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën!

23:28 : 09/07/2025

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025

Klani i Troplinëve dhe lidhjet me pushtetin, si po “gllabërojnë” miliona nga “rijetëzimi” i stadiumit “Niko Dovana”

22:59 : 09/07/2025

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com