• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta ashpërson tonet me Gjonajn: Mund të kalojë pronësinë e çdo shqiptari në emrin e vet ose të Ramës

21:18 : 24/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

I ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo, Presidenti Ilir Merta ka ripërsëritur akuzat kundër Edi Ramës, Etilda Gjonajt dhe qeverisë.

Sipas Metës, Rama ka krijuar një grup kriminal rreth vetes dhe është duke zaptuartë gjitha institucionet.

Sipas tij, Etilda mund të kalojë pronësinë e çdo shqiptari në emrin e vet ose të Ramës

Gazetari (Ilir Babaramo): Përse kjo thirrje? Në dijeninë time është një precedent, për herë të parë një President bën këtë thirrje, një kryetar shteti organizon një protestë.

Presidenti Meta: Nuk ka nevojë për një pyetje të tillë pavarësisht se juve ju takon, për arsye se të gjithë shqiptarët besoj edhe nën dritën e fakteve më të fundit e kanë kuptuar që në këtë vend kemi ende popullin shqiptar, aq sa ka mbetur edhe pse i tretur nga fenomeni i shpopullimit.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

Tashmë kemi dhe disa puçistë, të cilët kanë dalë zbuluar, të cilët kanë realizuar një grusht shteti, që duan të mbyllin aktin final të rrëmbimit mafioz në kundërshtim me Kushtetutën pikërisht dhe Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që anëtarët e ardhshëm të kësaj Gjykate të jenë të standardit Dvorani, të Artave, të Etildave dhe të gjithë atyre që për besnikëri të verbër apo për pengmarrje nga organizata që po drejton sot Shqipërinë janë gati të shkelin Kushtetutën me të dyja këmbët, të shkelin ligjin dhe çdo gjë. Të falsifikojnë dokumente shtetërore në mënyrë të strukturuar, kriminale, sikurse u demonstrua qartë edhe me provat e fundit.

 Jo vetëm nga letërkëmbimi absurd, qesharak dhe mashtrues i kryetarit të KED-së, për fat të keq dhe i Kryetarit të Kuvendit me datën 8 nëntor. Por ajo që ishte edhe më e rëndë pas fakteve tronditëse të reja të zbuluara të funksionimit të kupolës së Ministrisë së Drejtësisë, ministre, sekretar i përgjithshëm, drejtoreshë e Qendrës së Botimit të Fletores Zyrtare….

 Gazetari: Çfarë kanë bërë?

 Presidenti Meta: Gjithë Shqipëria e ka marr vesh se çfarë kanë bërë, ata kanë falsifikuar.

 Gazetari: Ata pretendojnë se kanë zbatuar ligjin?

 Presidenti Meta: Zoti Babaramo, Kushtetuta është shumë e qartë, ligji është shumë i qartë dhe aq më tepër drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë janë garantë, jo vetëm të veprimeve të tyre si institucion në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, por ata janë garantë dhe e kanë për detyrë dhe për institucionet e tjera, edhe për Ministrinë e Bujqësisë, edhe për një projektligj, që çon kjo ministri në qeveri apo në parlament apo një vendim, kalon tek Ministria e Drejtësisë për të parë a është në përputhje me Kushtetutën dhe a është në përputhje me ligjin.

Çfarë kanë bërë këta? Këto janë tashmë shumë të qarta, sikurse sot kemi bërë edhe depozitimin e kallëzimit penal për këtë grup strukturor kriminal në Ministrinë e Drejtësisë në Spak.

 Këta kanë botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të një institucioni tjetër të pavarur, që nuk ka lidhje fare me Ministrinë e Drejtësisë, siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që e kishte botuar vendimin atje ku ja ka caktuar ligji këtë vendim, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në seksionin e dedikuar posaçërisht për KED-në dhe ky ishte një vendim siç ishin dhe tre të tjerat për katër vakancat e Presidentit dhe të Kuvendit.

 Pra, në këtë mënyrë mafioze ata duke bërë një botim të karakterit propagandistik pa u kërkuar sipas ligjit zyrtarisht askush, sepse jo vetëm që ligji i ka përjashtuar botimet e KED-së në Fletoren Zyrtare, – janë të gjitha institucione të parashikuara me ligj se kush ka të drejtë të botojë, – por dhe mënyra se si botohet është e përcaktuar, shprehimisht.

 Ata nuk kanë pasuar asnjë kërkesë zyrtare as nga vetë Dvorani, i cili përsëri do të mbante një përgjegjësi të rëndë penale, përveç veprave të tjera që ka konsumuar, as nga Kuvendi nuk është kërkuar. Jo vetëm kaq, por kur e kanë çuar për botim pastaj me një numër tjetër protokolli të mëpasshëm, që provohet nga vetë dokumentet zyrtare kanë marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit thjesht për ta përdorur si alibi në rast se kjo do të zbulohej më pas, edhe siç është zbuluar prej kohësh, por ne menduam ta denoncojmë tani.

 Për arsye sepse ata në mënyrën më të papërgjegjshme thirrën kot më kot Komisionin e Venecias.

 Kushtetutën tonë e ka shkruar vetë Komisioni i Venecias.

 Është shkruar sipas rekomandimeve të qarta dhe të pastra dhe të painterpretueshme gërmë për gërmë të Komisionit të Venecias.

 Ata një ditë përpara se Komisioni të mbërrinte natën e bën fakt të kryer miratimin e ligjit të betimit të Lana, në mënyrë që me një ligj anti-kushtetues, kur Kushtetuta e thotë shumë qartë që ky proces betim bëhet vetëm te Presidenti i Republikës, të bëjnë fakt të kryer që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese juristë të standardit të Dvoranit, të Artave apo të Etildave në mënyrë që të uzurponin dhe institucionin e fundit që e lanë të paralizuar për gati dy-tre vjet, por edhe njëkohësisht dhe për ta kapur atë një herë e përgjithmonë dhe për të ligjëruar sipas tyre gjithë veprimtaritë e tyre anti-kushtetuese të deritanishme.

 Por edhe tashmë çka përbën një ekzekutim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të llogaridhënies në Shqipëri që dhe kështu siç është rrëzuar totalisht dhe të shuajnë çdo mundësi për ndryshime demokratike në vendin tonë dhe mbi të gjitha të asgjësojnë garantimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që janë të rëndësishme.

Ju thatë çfarë kanë bërë? Kjo që kanë bërë ata është njësoj – për ta kuptuar ju – që unë të shkoj dhe të regjistrojë tek Hipoteka pronën tënde, ta regjistroj si pronën time.

Meqenëse kam këtë mundësi, kam një institucion në varësi edhe mund ta bëj këtë gjë, kjo mua më duket se është shumë e qartë. Pasojat janë shumë të rënda.

Së pari, kanë shkatërruar besueshmërinë te reforma në drejtësi, sepse të përpiqesh të vjedhësh Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze, në mënyrë anti-kushtetuese, në mënyrë të paligjshme. T’i rrëmbesh kompetencën kushtetuese një pushteti tjetër, Kryetarit të Shtetit, ta kthesh Gjykatën Kushtetuese nga një garante e mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në një celulë mafioze, që do të veprojë si organizata rilindëse e KQZ-së, që organizon zgjedhje njëpalëshe.

Kjo do të thotë që unë që kam dikë në varësi, se ajo ka në varësi dhe hipotekat, ta marr pronën tënde dhe ta regjistrojë në emrin e vet. Si mendon ti, duhet të gjithë shqiptarët ta pësojnë këtë gjë? Se shumë prej tyre e kanë pësuar që ta kuptojmë këtë gjë, përveç cenimit të shumë e shumë të drejtave të tjera.

Kjo do të thotë që ndodh një aksident, ndodh një krim dhe ti të fshehësh gjurmët e krimit, apo vendos gjurmët e gishtave të tu, që i pafajshëm, aty ku ka ndodhur krimi që e ka bërë dikush tjetër dhe të shkosh të dënohesh ti dhe të shpëtojnë ata të tjerët.

Kjo do të thotë rrëzim i shtetit të së drejtës dhe është bërë në mënyrë të ndërgjegjshme, sepse kanë qenë të paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme dhe u është kërkuar bashkëpunim nga Presidenti i Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe të gjithë institucioneve për të mos ardhur te kjo çmenduri që “është perla më e madhe e zbatimit të reformës në drejtësi”.

 

Etiketa: Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Meta: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje

18:51 : 05/05/2025
AKTUALITET

Meta akuzon ministrin Manja: Duhej të ishte në burg për krimet elektorale, jo në studio TV

15:57 : 02/05/2025
BOTA

Apple dhe Meta gjobiten me 700 milionë euro nga BE

18:02 : 23/04/2025
AKTUALITET

E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi: Ëndërr e keqe, mësohesh

21:15 : 22/04/2025
Para

“Grushti i shtetit për kapjen e Kushtetueses”, Meta: Do dalin bashkëpunëtorë ndërkombëtarë

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com