• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

15:11 : 24/02/2020
në OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demokratikë. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezikon të kthehet nga një epidemi në pandemi.

Në Kinen ende monopartiake, shteti autoritarist i Xi Jinpingut rrefuzoi për një kohë të gjatë ta njihte publikisht problemin. Zyrtarët partiakë në qytetin e parë që u prek, në Wuhan shtruan një banket me 40 mijë vetë për të dëshmuar se nuk ka vend për panik.

Heroi tashmë i vdekur, mjeku oftamolog, Li Wenliang u thirr nga policia dhe u detyrua të nënshkruante të kundërtën e asaj që besonte, megjithëse ai i kishte pohuar që më 20 dhjetor, kolegëve rrezikshmërinë e virusit vdekjeprures.

Ndërkohë policia e drejtuar nga partia komuniste, që preokupohet më shumë për imazhin e regjimit sesa për mposhtjen e epidemisë, ka ndaluar deri më tani 351 vetë, për “përhapje lajmesh të rreme” dhe ka dëbuar nga vendi tre reporterë të Wall Street Journal. Shumë qytetarë që kanë vendosur të dëshmojnë në internet për defektet e sistemit mjeksor të regjimit komunist, ose nuk gjenden më në rrjet, ose janë zhdukur. Ajo që ndodh është e qartë: rregjimeve u intereson më shumë propaganda sesa realiteti sado i rëndë që të jetë ai.

Lexo edhe:

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 41°C në Berat

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

Qasja ouruelliane që komunistët kinezë patën në javët e para ndaj kronavirusit po krahasohet gjithnjë e më tepër me trajtimin që paraardhësit e tyre rusë i bënë shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobilit, natën e 26 prillit 1986. Ata e mbajtën të fshehtë për 48 orë katastrofën deri sa vala e lartë e radioaktivitetit u rregjistrua në Suedi, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash. Regjimi sovjetik i’u vërsul me një valë akuzash për shpifje mediave perëndimore që filluan të informojnë për të vërtetën deri sa u detyrua ta pranojë atë me një kosto shumë më të lartë.

Po të krahasojmë këtë lloj qasjeje me atë që shohim në Europën perëndimore, e konkretisht me mënyrën se si Italia po sillet me shpërthimin e epidemisë gjendja ndryshon si nata me ditën.

Qeveria e Romës veproi menjëherë me transparencë, njoftoi në kohë reale për çdo të infektuar dhe person që humbi jetën, dëshmoi vërtetësi për masat e karantinës dhe tregoi se ku gjendeshin spitalet e ngritura enkas për këtë emergjencë. Mes këtyre dy tablove, midis sjelljes së një regjimi diktatoral dhe një pushteti demokratik, qëndrimi që po adopton Shqipëria, tani që duket sikur rreziku po na troket, i ngjan më shumë modelit të parë.

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vërejtur se regjimi i rilindjes po i fryn më shumë borive kundër përhapësve të panikut sesa kujdesit për marrjen e masave, më shumë sekretit sesa transparencës.

Kështu, një mjeku kurajoz, si shefit të kardiokirurgjisë si Edvin Prifti, i cili vuri alarmin për mungesën në QSUT të mjeteve që bënin analizën dhe për sasinë e pajisjeve të dhënies së oksigjenit, që kanë të bëjnë me kurimin, pushteti i kundërvuri menjëherë kolegët e tij, që e kundërshtonin pa fakte. Po të shikoje të dielën një kronikë të Top Channel për masat e marra në aeroportin e Rinasit, do të dëgjoje absurditetin që zyrtarët i kishin pohuar reporterit, se vendi i karantinës mbahej sekret. Po e njëjta gjë thuhet edhe për spitalin që do presë të prekurit.

Vetë kryeministri Rama, në të vetmin status që ka bërë për këtë gjë, më shumë është marrë me kundërshtarët politikë, duke goditur mendjet e shthurura që përhapin panik te qytetarët. Edhe më grotesk bëhet qëndrimi i tij kur e krahason me opozitën që ka një paranojë krejt tjetër: faktin se mos pushteti përdor rrezikun e epidemisë, për të anulluar mitingun e Metës. Edhe dordolecët qesharakë të prokurorisë politike, në vend të njoftonin se po hetonin ndonjë zyrtar shteti që tregohet laksist në masat e rrepta që duhen marrë në porte dhe aeroport, nga frika se prishet imazhi i rilindjes, shpallin hetime, si kinezë, kundër lajmeve të rreme.  Pra, mendësia oruelliane për të mbajtur nën kontroll gjithçka, kulti i sekretit dhe vendimmarrjes, për të cilën duhet të kenë monopolin vetëm pak njerëz, injorimi i mendjve të lira të profesionistëve dhe mbështetja tek zanatçinjtë servilë, mbivendosja e luftës kundër panikut, ndaj nevojës për transparencë, primati i propagandës para përballjes me realitetin, janë dëshmitë më të prekshme të regjimit ku jetojmë. Njësoj siç u provua edhe pas tragjedisë së 26 nëntorit, modeli shqiptar është shumë larg atij të demokracive perëndimore. Dhe nuk ka më nevojë që koronavirusi të kapërcejë Adriatikun për ta parë këtë./ Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 41°C në Berat

17:26 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

17:25 : 03/07/2025
SPORT

Shok skuadre me Skukën/ Kush ishte Andre Silva, vëllai i Jotës që ndërroi jetë bashkë me të

17:24 : 03/07/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë “vulos” dënimin, vetëm 12 vite burgim për vrasësin e Klodian Rashës

17:12 : 03/07/2025
AKTUALITET

Korriku përvëlues! Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

17:08 : 03/07/2025
SPORT

Mjekët i kishin ndaluar fluturimin, Diogo Jota po shkonte drejt portit për t’u kthyer në Angli me traget

17:03 : 03/07/2025
Para

Kejvina heq dorë nga djemtë e fortë dhe problematikë, nis romancën e re me reperin e njohur

TË GJITHA

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 41°C në Berat

17:26 : 03/07/2025

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

17:25 : 03/07/2025

Shok skuadre me Skukën/ Kush ishte Andre Silva, vëllai i Jotës që ndërroi jetë bashkë me të

17:24 : 03/07/2025

Gjykata e Lartë “vulos” dënimin, vetëm 12 vite burgim për vrasësin e Klodian Rashës

17:12 : 03/07/2025

Korriku përvëlues! Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

17:08 : 03/07/2025

Mjekët i kishin ndaluar fluturimin, Diogo Jota po shkonte drejt portit për t’u kthyer në Angli me traget

17:03 : 03/07/2025

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com