• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

A mund të kurojë helmi i gjarprit kancerin? Shkencëtarët dalin në përfundime të reja

21:34 : 21/02/2020
në SHENDETI

Helmi i gjarprit mund të vrasë me shpejtësi qelizat e tumorit dhe të kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë, pohojnë shkencëtarët. Por gjetja e dozës së saktë është si ‘të kërkosh ar’.

Një ekip biologësh në Universitetin e Kolorados Veriore është duke provuar helmin toksik të gjarprit në kërkimin e një kure.

Helmi i gjarprit është shumë toksik, dhe një kafshim i vetëm mund të vrasë prenë në çast.

Shkencëtarët pranojnë se helmi këtij gjarpri për të shkatërruar vetëm qelizat e kancerit pa qenë fatale për njerëzit do të jetë një sfidë, shkruan Mail Online.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, dhe zbulimi për ilaçe të reja vazhdon ende.

Lexo edhe:

No Content Available

Helmi i gjarprit, ilaçet popullore të përdorura me shekuj, janë bërë një interes për disa shkencëtarë sepse përmbajnë një mori proteinash dhe kimikatesh.

Captopril, një ilaç i përdorur për presionin e lartë të gjakut, u krijua nga helmi i gjarprit.

Është përdorur në SH.B.A dhe MB për rreth 40 vite dhe kjo ka nxitur kërkimin për më shumë ilaçe të reja duke përdorur helmin e gjarprit.

Stephen Mackessy beson se laboratori i tij në UNC’s School of Biology është i pari që ka studiuar helmin e gjarprit si një mundësi për të luftuar kancerin.

Ndërsa shumë tani konsiderohen si pseudoshkencë, disa janë vërtetuar shkencërisht se kanë potencial – siç është mjalti i bletëve, i cili është zbuluar se ka disa veti antibiotikësh dhe anti-inflamatorë në disa studime.

Ka pasur pak hulumtime mjekësore të kryera që nga shpikja revolucionare e antibiotikëve.

Ilaçet e shumta përmbajnë përbërës që rrjedhin nga kafshët, zakonisht derrat ose lopët. Këto përfshijnë disa insulina, vaksina dhe shtesa të enzimës pankreatike.

Studimet tregojnë se helmi tek gjarpërinjtë e ndryshëm mund të sulmojë qelizat e kancerit të njeriut në mënyra unike, pretendon Mackessy.

Studentëve në UNC u jepet qasje në qindra gjarpërinj nga e gjithë bota, për të studiuar përbërjet dhe proteinat. Teknologjia e re u lejon atyre të studiojnë dhe të nxjerrin përbërësit nga helmi.

Hulumtimi është ende në faza paraprake, duke analizuar helmin mbi qelizat kancerogjene in vitro. Qelizat kultivohen në laborator.

Ekipi shpreson që një ditë të shkojë përpara në studimet klinike por ata kanë shumë punë për të bërë në mënyrë që të gjejnë dozën e duhur.

Helmi i gjarprit është helmues për njerëzit dhe mund të jetë vdekjeprurës, duke ndikuar tek gjaku, muskujt dhe zemra.

Por ka disa komponime që besohet se i shtyjnë qelizat të hyjnë në atë që njihet si apoptoza ose ‘vetëvrasje qelizore’.

Sfida është të programohet helmi i gjarprit për të nxitur apoptozën në qelizat problematike si kanceri, por të mos ketë ndikim tek qelizat e tjera të shëndetshme në trup.

“(Gjetja e dozave dhe përzierjeve të duhura) është njësoj si të kërkosh ar”, thonë shkencëtarët.

Etiketa: gjerpri

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Denoncimi i Boldnews, reagon PD: Babëzia e Veliajt nuk njeh kufi

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com