• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjollca Hoxha “thyen” aksionerët e rinj të Digitalb. Roli i dyshimtë i Samir Manes

14:01 : 20/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Ka përfunduar me dështimin e aksionerëve të rinj të “Digitalb” përplasja e biznesmenëve më të fuqishëm shqiptarë, të cilët kishin parashikuar një mbledhje mesditën e kësaj të Enjteje për të shkarkuar Vjollca Hoxhën nga drejtimi i kompanisë së plaftormës dixhitale.

Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi që të bllokonte disa aksione të Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj në favor të aksionerëve të rinj, Alba Gina, “Aiba Company” dhe Agim Zeqo.

Gjyqtari i Tiranës, Flamur Kapllani, mori këtë vendim, në vijim të një marrëveshjeje të dështuar për blerjen e kompanisë “Supersport” nga kompania “Digitalb”.

Kontrata e dështuar
Ndërmjet dy kompanive, në vitin 2020, ishte nënshkruar një marrëveshje paraprake, në të cilën aksionerët e “Digitalb” do të blinin “Supersport” për një vlerë 20 milion euro, shumë e cila do të paguhej me këste për 10 vjet.

Lexo edhe:

Shkrimi i Neshos për “Ramaduron”, Berisha: Vjollca Hoxha të kontrollojë mirë para se të sulmojë

Vjollca Hoxha lë punonjësit e Digitalb pa rroga dhe abonentët pa kampionatin spanjoll

Sipas marrëveshjes, në rast se pagesa nuk kryhej brenda afatit, aksionerët e “Supersport” do të përfitonin një dëmshpërblim financiar. Në fund të vitit 2019, marrëveshja nuk u realizua me sukses. Aksionerët e “Supersport” kërkuan nga ata të “Digitalb” që të paguanin dëmshpërblimin.

Nga aksionerët e “Digitalb”, vetëm Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj, të cilët kontrollonin shumicën e aksioneve, nuk pranuan të paguanin vlerën financiare.

Për këtë arsye, aksionerët e “Supersport” kërkuan nga gjykata bllokimin e kundërvlerës financiare, të konvertuar në aksione të familjes Hoxha në ‘Digitalb” dhe kalimin në pronësi të tyre.

Gjyqtari Flamur Kapllani pranoi kërkesën e paditësve Alba Gina, Agim Zeqo dhe “Aiba Company”, duke u kaluar në favor një pjesë të aksioneve të familjes Hoxha, e cila humbi primatin e drejtimit të “Digitalb”.

Në vijim të këtij zhvillimi gjyqësor, aksionerët e rinj të ‘Digitalb” kishin thirrur një mbledhje të bordit të kompanisë. Qëllimi kryesor ishte zëvendësimi i administratores, Vjollca Hoxha, e cila nuk gëzon shumicën e aksioneve.

Roli “i dyshimtë” i Samir Manes
“Boldnews.al” mëson se mbledhja e parashikuar për këtë të Enjte është shtyrë me kërkesën e aksionerëve të rinj dhe takimi i radhës është caktuar në datën 27 Shkurt. Nuk ka një argument zyrtar për shtyrjen e mbledhjes, por mendohet se palët kanë vendosur t’i japin kohë vetes për të gjetur një konsensus mes tyre.

Në këtë “përplasje” mes biznesmenësh ka një detaj, të cilin e bën të dyshimtë pozicionin e Samir Manes, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Aleksandër Frangajt të “Klan-it” dhe bashkëshort i njërës prej aksiorëve përfitues të “Supersport”, Alba Gina.

Samir Mane, si aksioner i “Supersport”, kishte të drejtën që të përfitonte dëmshpërblimin nga aksionerët e ‘Digitalb”-it pas dështimit të marrëveshjes.

Por ai ka zgjedhur që të qëndrojë jashtë përplasjes mes Vjollca Hoxhës dhe aksionerëve të rinj, ndër të cilët edhe Aleksandër Frangaj.

Në dokumentin, me të cilin përmbaruesi gjyqësor ka vendosur pezullimin e aksioneve të Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj, bazuar në vendimin e gjykatës, gjendet shënimi: “…Samir Mane, nëpërmjet Marrëveshje Cedimi të drejtash mbi aksionet e Digitalb, datë 09.01.2020, ka hequr dorë nga përfitimi i 1.47% të aksioneve që do të përfitonte në bazë të marrëveshjes siguruese….”.

Sipas marrëveshjes së sipërcituar, Samir Mane ka vendosur që të mos angazhohet në kompaninë “Digitalb”, duke ia kaluar këtë të drejtë kompanisë “AIBA” të Armando Dukës.

“Lëvizja” e Vjollca Hoxhës
Ndërkohë që aksionerët e rinj të “Digitalb” kanë vendosur t’i japin kohë Vjollca Hoxhës për të gjetur një marrëveshje pas situatës së re të krijuar në kompaninë e prodhimeve dixhitale, kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq.

Të premten e kësaj jave, gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti pritet të japë vendimin për një padi që Vjollca Hoxha ka bërë për pezullimin e kalimit të aksioneve të saj në “Digitalb” në favor të aksionerëve të “Supersport”.

Më konkretisht, Vjollca Hoxha kërkon nga gjykata rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Flamur Kapllani dhe rikthimin e aksioneve të “Digitalb”.

Në rast se gjyqtarja Panajoti vendos në favor të Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj, atëherë situata në ‘Digitalb” rikthehet në gjendjen e mëparshme-pra, ajo rikthehet në krye të kompanisë me shumicën e aksioneve, ndërkohë që “aksionerët e rinj” nuk mund të jenë pjesë e “Digitalb”.

Nëse realizohet ky skenar, praktikisht, “aksionerët e rinj” nuk ekzistojnë më dhe mbledhja e kompanisë, e vendosur për në datën 27 Shkurt, rrëzohet automatikisht.

Marrëveshje e dështuar për “Supersport”, Vjollca Hoxha rrëzohet nga froni i ‘Digitalb”

Etiketa: vjollca hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkrimi i Neshos për “Ramaduron”, Berisha: Vjollca Hoxha të kontrollojë mirë para se të sulmojë

13:06 : 24/06/2025
AKTUALITET

Vjollca Hoxha lë punonjësit e Digitalb pa rroga dhe abonentët pa kampionatin spanjoll

19:40 : 12/06/2020
AKTUALITET

Vjen goditja e parë/ Vjollca Hoxha humb gjyqin për aksionet e “Digitalb”

15:27 : 21/02/2020
AKTUALITET

Marrëveshje e dështuar për “Supersport”, Vjollca Hoxha rrëzohet nga froni i ‘Digitalb”

13:24 : 30/01/2020
Para

Shuhet nga jeta njeriu që shpiku "copy-paste" (Foto)

TË GJITHA

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025

Ngrihet alarmi, BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

14:59 : 20/07/2025

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025

Granit Xhaka vendos përfundimisht se ku do luajë sezonin e ri, ndikohet nga familja

14:43 : 20/07/2025

Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit në Londër

14:28 : 20/07/2025

E dënuar për rrëmbimin dhe djegien për së gjalli të Menduh Kurtdedës, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

14:27 : 20/07/2025

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com