• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rroftë Brukseli si dikur kur thoshim ‘rroftë baba Stalini’!

09:55 : 19/02/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Levonja

Nuk ka gjë më tragjike kur shikon se si një makineri e tërë propogande quan sukses një ndihmë financiare që kap shifrën e 1 miliard eurove. Eshtë kryekëput një lëmoshë financiare dhe ndofta pjesërisht me forma kreditimi derisa shikojmë si iniciatore bankën islamike. Se do ishte mirë që edhe shqiptarët të sqaroheshin në vijim me këtë mrekulli qiellore parash, në kuptimin se si janë dhënë.

Por ne na deh paraja dhe nuk ka rëndësi fare se çfarë vjen nga mbrapa. Dhe ajo çfarë të trishton është fakti se edhe pse ka kaluar 30 vjet demokraci, akoma Shqipëria nuk ka pozicionuar veten në themelet e shtetit me ekonomi tregu të konsoliduar. Që domethënë raporti që ka individi me ekonominë e vendit të tij, në lidhje me pronën, sigurimin e saj.

A ka mundësi financiare përshembull qytetari shqiptar, të paktën në masën 55% që me të ardhurat që siguron të edukohet me faturat e siguracioneve deri tek fatkeqësitë natyrore? A ka mundësi mendore qytetari shqiptar që të minimizojë sikur 1% për çdo vit, pritshmërinë e tij vetëm nga shteti?

Jo, këto janë të pa konceptueshme dhe të pa afrueshme nga qeveritari shqiptar, ndaj lypja është një arritje sot madhështore jo e Edi Ramës, por e dështimit tonë. Mjafton që u dhanë disa fonde dhe propaganda ka filluar ta quaj sukses personal të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Integrimi/ 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë me veto? Rama: Është barsoletë

Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE

Janë po të njëjtët surretër që një herë e bëjnë Edi Ramën me brirë dhe pusht shoqëror, një herë hero kombëtar. Varet se si kanë qënë raport në lidhje me tenderimet. Këto janë ato shushunjat e parasë shqiptare. Janë të ashtuquajturit moralistët për gjoja shtetin ligjor dhe të të drejtave të njeriut.

Një herë e bëjnë Edi Ramën skicofren me kartelë mjeksore, madje e publikojnë në faqen e parë, një herë magjistarin që solli një rrebesh me shi eurosh për shqiptarët e budallepsur, lodhur, troshitur, hallakatur, droguar, të zhytur në hakmarrje grupesh aq sa mosha dominante e varrezave është ajo e rioshëve. Sot këta po bërtasin se Edi Rama na solli para.

Megjithëse janë lëmosha, janë edhe borxhe se më i ra për pjesë përshembull Italisë një fatkeqësi natyrore (larg qoftë se nga goja nuk të gjen gjë themi ne) Shqipërisë por edhe shqiptarëve u duhet t’i përgjigjen me të njëjtën monedhë. Kështu e kemi për zakon, borxhi është borxh, ose nderi me nder shpërblehet. Apo do i kthejmë kurrizin italianëve? Ata po bërtasin se presin hisen nga lypja qeveritare.

Po bërtasin për sukses të madh. Të të japin ca para duke të thënë, na e mu hiqni syve se na trullosët kokën, është sukses i qylaxhinjëve dhe shushunjave, jo i një shteti të vërtetë. Ndofta ky fakt, paratë që dha Brukseli mund ta bëj të buzëqeshi pak një shpresëhumbur në rrethinat e Durrësit, Thumanës a Shijakut. U bë kaq kohë që në preteksin e studimit, mishmashit të katadastrave në lidhje me pronat, fondit të qirasë dhe tregut brutal, nën tendat e ushtrisë (edhe këto dhuratë) pret një t’i kthehet jetës në shtëpinë e vet. Por është vazhdë e një humbje që do marri kosto edhe më tutje.

Tërmeti i vitit të kaluar e dëshmoi këtë. Një kryeministër që ashpërsoi gjuhën me disa nisma njerëzore a vëllazërore mes shqiptarit me shqiptarin. E para se nuk i vuri dot nën kontroll ato para. Dhe e dyta bujaria vëllazore qe e dhunshme për arkën e zbrazur të shtetit të tij, jo të shqiptarëve. Sot lypsari ju siguroi një dorë para, megjithëse ne në kulturën tonë lypsave i gjuajmë me shqelma bythëve, i shtyjmë tutje, i tallim. Kronikat e kohës vazhdojnë…, në vitin 1930 Italia ndërton me një fond grant Tiranën.

Në vitin 1945 Jugosllavia ndihmon qeverinë shqiptare me fonde. Më 1954 Bashkimi Sovjetik dhe ne thoshim ‘rroftë baba Stalini’! Më 1970-tën Kina e Maos. Më 1990 vendet islamike japin grande për institucionet fetare, po ashtu patriarkana ortodokse etj. Së fundi Amerika jep fonde për përmisimin e drejtësisë. Së fundi fare Brukseli nën nismën e bankës islamike plot 1 miliard euro. Aferim donatorëve…

Etiketa: brukselidonatoretstalini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi/ 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë me veto? Rama: Është barsoletë

18:13 : 09/04/2026
AKTUALITET

Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE

11:37 : 30/03/2026
AKTUALITET

Fjalimi pro Ballukut/ Mesazhi i kriptuar që Rama i çoi Brukselit

14:51 : 26/02/2026
AKTUALITET

Bushati: Rama po vendos kufij ndaj drejtësisë, Brukseli e ka kuptuar

21:20 : 09/02/2026
BOTA

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025
BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
Para
Viele Euro Geldscheine

Borxhe që po shiten si dhurata!

TË GJITHA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom