• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

11:24 : 19/02/2020
në RAJONI

“Surpriza” e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prag të vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd, ka munguar. Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.

Sipas analistit ushtarak serb, Aleksandar Radiq, arsyeja për këtë duhet kërkuar në Moskë. “Autoritetet në Beograd kanë nevojë për dukje para publikut, por rusët ndoshta nuk e kanë të njëjtin emocion. Ndoshta për momentin nuk kanë nevojë për këtë formë marketingu”, thotë Radiç për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë

“Kontrata për ‘Pancir S1’ është komerciale. Kemi paguar dhe duhet ta fitojmë këtë sistem për modernizimin e ushtrisë sonë. Kjo është në rregull, por kjo paguhet me para të popullit”, thotë Radiç.

Vizita e ministrit rus të Mbrojtjes në Serbi dhe takimet e tij me zyrtarët në Beograd, në të cilat është thënë se Serbia dhe Rusia “do të forcojnë më tej” bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, kanë aktualizuar çështjen e blerjes së armëve ruse nga Serbia, por edhe vetë armatosjen e Serbisë dhe mjetet e saj për mbrojtje.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), këto mjete në vitin 2019 janë rritur për 28.7 për qind, përkatësisht nga 704 në 906 milionë dollarë.

Lexo edhe:

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Me këtë rritje të buxhetit të mbrojtjes, Serbia ka arritur në krye të listës së vendeve të kontinentit evropian. Investimet në mbrojtje në Maqedoninë e Veriut, në Bullgari dhe në Sllovaki po ashtu janë rritur për më shumë se 20 për qind.

Buxheti i Serbisë për vitin aktual, 2020, parashikon ulje të këtyre shpenzimeve. Fondet, siç shpjegohet, do të shpenzohen në prokurimin e pajisjeve për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë, si dhe për riparimin e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Trendi i rritjes së shpenzimeve të Serbisë në mbrojtje është vërejtur qysh në vitin 2016, thotë për Radion Evropa e Lirë Katarina Gjokiq, studiuese në Qendrën për Politika të Sigurisë në Beograd.

“Kjo nuk do të thotë patjetër se janë identifikuar sfida apo kërcënime, por është e njohur nevoja për modernizim të ushtrisë. Në anën tjetër, i gjithë rrëfimi për garën në armatim është pak i ekzagjeruar… Të gjitha vendet i kanë arsyet e veta që blejnë sasi të caktuara armësh”, thotë Gjokiç.

Edhe Radiq konsideron se ushtria serbe ka nevojë për modernizim, por thotë se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë këtë çështje për qëllime politike.

“Modernizimi i Ushtrisë së Serbisë është i domosdoshëm. Shumica e armëve janë një trashëgimi e kohës së vjetër. Shumica janë blerë në kohën e Jugosllavisë socialiste. Është e qartë se duhet investuar… Por, mendoj se qeveria aktuale po e përdor prokurimin e armëve si mjet për favore politike nga aleatët”, thotë Radiç.

Si sfidat më të mëdha në sistemin mbrojtës të Serbisë, raporti vjetor i IISS-it përmend mungesën e fuqisë njerëzore dhe dobësitë në kapacitetet ekzistuese. Vuçiç, në dhjetor të vitit të kaluar, ka paralajmëruar se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se do të bëjë “reforma shtesë në ushtri”.

Këtë veprim, Katarina Gjokiq e sheh si pozitiv, sepse, siç thotë ajo, problemi më i madh në sistemin e mbrojtjes në Serbi është mungesa e fuqisë njerëzore dhe pozicioni i ushtrisë në përgjithësi.

“Ka informacione se po punohet për zgjidhjen e problemit. Para disa ditësh janë punësuar përgjithmonë 78 nënoficerë, që kanë qenë të punësuar për një kohë të caktuar”, thotë Gjokiç.

Armatimi është publik, kurse çmimi sekret
Në tre vjetët e kaluar, Ushtria e Serbisë ka blerë nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë si donacion gjashtë avionë MiG-29.

Katër avionë të këtij lloji i ka marrë donacion edhe nga Bjellorusia. Marrëveshje për mirëmbajtje është arritur për 14 avionë, ndërsa sistemi raketor Pancir S1 është blerë në kuadër të një marrëveshjeje të vitit 2019 me Rusinë.

Në vitin 2019, nga Rusia në Serbi kanë arritur edhe dhjetë nga 30 automjetet e blinduara luftarake “BRDM2”. Me këtë marrëveshje për donacion parashihet që nga Rusia në Serbi të arrijnë edhe 30 tanke T-72.

Gjatë kësaj kohe, Serbia ka blerë nga Evropa pesë helikopterë H-145M, të cilët, sipas Vuçiqit, janë paguar nga 11 deri në 13 milionë euro për copë.

Vuçiç nuk e ka specifikuar çmimin e helikopterëve rusë. “Çmimi për copë i shtatë helikopterëve rusë është më i madh se 10 milionë dhe më i vogël se 20 milionë”, ka thënë Vuçiç në dhjetor të vitit 2019, kur helikopterët janë shfaqur në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

Institucionet nuk kanë dhënë kurrë përgjigje konkrete se sa paguan Serbia për pajisjet ushtarake nga Rusia dhe sa vlejnë donacionet ruse për Ushtrinë e Serbisë.

“Shteti i Serbisë aktualisht po trajtohet si pronë private. Kemi një situatë shumë të pazakonshme, e cila devijon shumë nga praktika në Evropë. Kjo është një fshehje e çdo gjëje që ndodh në lidhje me blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, përveç në disa raste kur dikujt i duket simpatike për mediat”, thotë Radiç.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk u është përgjigjur ende pyetjeve për këtë çështje, që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ia ka dërguar qysh në gusht të vitit 2019. Blerjet e shpeshta të armëve nga Rusia kanë ngritur shqetësime si në Bruksel, ashtu edhe në Uashington.

Në nëntor të vitit të kaluar ka reaguar edhe i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse.

“Ekziston një dozë shqetësimi për vendosjen e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e Serbisë, por edhe për mundësinë që Serbia të blejë sisteme specifike ruse. Kjo do të çonte kah vendosja e sanksioneve të caktuara. Shpresojmë se partnerët tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar atëbotë Palmer.

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak në vitin 2013. Dokumenti është nënshkruar nga ministri i atëhershëm serb i Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe Sergei Shoigu, i cili është në pozitën e ministrit rus të Mbrojtjes qysh në vitin 2012. / Përgatiti: Valona Tela

Etiketa: armatosjeCmimiserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025
BOTA

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

15:18 : 17/07/2025
BOTA

Spanjollët braktisin plazhet për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së çmimeve

17:13 : 15/07/2025
BOTA

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

08:53 : 15/07/2025
RAJONI

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

18:56 : 14/07/2025
RAJONI

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

09:04 : 13/07/2025
Para

Denoncimi/ Orjola Pampuri: E vërteta për sallat e kirurgjisë që fsheh propaganda e qeverisë

TË GJITHA

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com