• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi, OBSH paralajmëron për kujdes megjithë raportimet nga Kina

20:07 : 18/02/2020
në BOTA

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan të martën se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit e ka tejkaluar shifrën 72,000 ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në rreth 1,900. Megjithatë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi për kujdes pasi prirjet mund të ndryshojnë kur infektohen segmente të reja të popullsisë.

Përditësimi i fundit përfshin 98 vdekje të tjera dhe 1.886 raste të reja të virusit që ka tensionuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Kinës dhe ka bërë që autoritetet të vendosin zona të tëra në karantinë, në përpjekje për të ndalur përhapjen e tij.

Televizioni shtetëror i vendit njoftoi se të martën vdiq nga virusi Liu Zhiming, drejtori i Spitalit Wuchang të Wuhanit, kryeqytet i provincës Hubei që është epiqendra e shpërthimit.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se të dhënat kineze nga ditët e fundit duket se tregojnë për një rënie të rasteve të reja.

“Kjo prirje duhet të interpretohet me shumë kujdes. Trendet mund të ndryshojnë kur infektohen segmente të reja të popullsisë. Është shumë herët për të treguar nëse do të vazhdojë kjo rënie që është njoftuar. Të gjithë skenarët janë ende në tryezë”, tha zoti Ghebreyesus.

Lexo edhe:

Fentanili tensionon marrëdhëniet SHBA–Kinë/ Pekini: Po veprojmë në mënyrë të pavarur

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

Ghebreyesus gjithashtu tha se më shumë se 80% e pacientëve “kanë sëmundje të lehtë dhe do të shërohen”.

OBSH tha në raportin e saj të fundit se kishte 794 raste të konfirmuara jashtë Kinës. Rreth 454 raste kanë qenë pasagjerë në një anije lundrimi në karantinë në Yokohama, të Japonisë, ndër ta 88 raste të reja të raportuara të martën.

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin evakuar mbi 300 qytetarë të saj dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë që kishin qenë në bordin e anijes Diamond Princess. Një fluturim që transportonte pasagjerët mbërriti herët të hënën në Bazën e Forcave Ajrore Travis në Kaliforni, ndërsa një tjetër u ul disa orë më vonë në Bazën e Forcave Ajrore Lackland në Teksas.

Një grup prej 14 personash që nuk shfaqnin simptoma, por që rezultuan pozitivë në testet për virusin, u lejuan në avion në një zonë të izoluar nga pjesa tjetër e pasagjerëve. Të gjithë të evakuarit janë mbajtur në karantinë për 14 ditë.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit po shikon gjithashtu rastin e një shtetase amerikane, e cila u diagnostikua me koronavirusin pasi u nis me një anije tjetër lundrimi, Westerdam, pasagjerët e të cilit rezultuan negativë gjatë testeve për virusin përpara se të niseshin për në Kamboxhia.

Autoritetet mjekësore në Malajzi thanë se gruaja 83-vjeçare, u testua dy herë pozitivisht për virusin kur mbërriti në Malajzi pasi tregoi shenja të një infeksioni viral, njoftoi të dielën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Ajo është personi i parë nga anija Westerdam që rezulton të ketë marrë koronavirusin. Testimi i burrit të saj rezultoi negativ.

Anija Westerdam dhe 2,257 pasagjerët dhe ekuipazhi i saj kaluan pothuajse një javë në det pas udhëtimit fillestar dhe nuk u pranuan nga Japonia, Tajvani, Filipinet dhe Tajlanda, nga frika se dikush në bord ishte infektuar me koronavirus. Anija më në fund u lejua të ankorojë në Kamboxhia të enjten e kaluar.

Etiketa: kine

Lajme të lidhura

BOTA

Fentanili tensionon marrëdhëniet SHBA–Kinë/ Pekini: Po veprojmë në mënyrë të pavarur

15:26 : 24/06/2025
BOTA

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

14:22 : 01/06/2025
BOTA

Macron: Përplasja SHBA-Kinë, rreziku më i madh për botën

16:44 : 30/05/2025
BOTA

VIDEO/ Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Kinë, 5 viktima e dhjetëra të plagosur

17:19 : 27/05/2025
BOTA

“Anija mëmë” e re kineze pritet të niset për fluturimin e parë provë

21:07 : 19/05/2025
BOTA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025
Para

E tmerrshme/ Ky është momenti kur recepsionistja qëllohet për vdekje nga burri i saj

TË GJITHA

U kap me kokainë, arrestohet i riu në Dibër

10:44 : 30/06/2025

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

10:38 : 30/06/2025

U mor i pandehur për abuzim me tenderat, paraqitet në SPAK kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri

10:25 : 30/06/2025

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

10:25 : 30/06/2025

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

10:22 : 30/06/2025

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

10:05 : 30/06/2025

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

10:04 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com