• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tejkalohet pritshmëria/ 1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit

18:25 : 17/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

1.15 miliardë euro janë dhuruar për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve.

Komisonieri i Bashkimit Europain për Zgjerimin Oliver Varlehyi deklaroi sot se, “janë mbledhur gjithsej 1.15 miliardë euro sot në Konferëncën e Donatorëve”.

“1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit Lajm i mirë për njerëzit e Shqipërisë: Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin e Shqipërisë dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë €, përfshirë kontributin prej 400 milion € të BE. Jam e hutuar nga mbështetja. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi”, shkroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter.

Fatura – Fatura zyrtare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas qeverisë, është rreth 1 mld euro: 985.1 mln euro efekti total – 696.3 mln euro në strehim, 150.5 mln prodhimi, 72.4 mln arsimi.

Pas verifikimit të 50 mijë ndërtesave qeveria shqiptare në bashkëpunim me 60 ekspertë të BE, BB dhe Kombet e Bashkuara kanë evidentuar se Strehimi dhe Arsimi do të marrin rreth 80% të shumës për riparimin e dëmeve. Në total, prej kësaj katastrofe natyrore u prekën 202 mijë persona në 11 qytete, ndërsa Tirana dhe Durrësi janë më të prekurit nga tërmet i 26 nëntori.

Lexo edhe:

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ja sa dhuruan secili prej shteteve

Franca jep 60 mln euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë 100 milion euro do ti investojë përmes projekteve të ndryshme.

Suedia do të japë 5.6 milion euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.

Danimarka do të japë 2 milion euro për rindërtimin.

Polonia do të japë 2.7 milion  euro për rindërtimin.

Greqia do të japë 2.5 milion euro që do të disbursohen në faza të ndryshme.

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërinë

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore.

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin.

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Finlanda jep 300 mijë euro.

Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.

Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin

Bullgaria jep 100 mijë euro per rindertimin. Bullgaria ka planifikuar 375 mijë euro për projekte të tjera gjkatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.

Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.

Rumania jep 2 milion lei.

Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.

Qipro thotë se do të ndihmojë financiarisht por nuk jep shifër.

Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër.

Mali i Zi jep 500 mijë euro. Së bashku me kontributin financiar të bërë më parë në total kontributi është 750 mijë euro.

Serbia jep 2 milion euro grant.

Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër.

Maqedonia e Veriut jep 6 milion dinarë.

Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër.

Kosova jep 200 mijë euro grante.

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë.

Gjermania do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.

Suedia do të dhurojë 5.6 milion euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.

Kroacia jep 1 milione euro per shendetesine.

KE jep 100 milionë euro përvec 15 milionë.

“Shtetet anëtare kanë ndërmarrë një angazhim të madh. Komisioni Evropian vetëm, angazhon 100 mln euro për rindërtimin e Shqipërisë nga buxheti i BE-së. Kjo përtej 15 mln euro që unë deklarova në dhjetor, ku nuk përfshihen kontributet e shteteve anëtare. Ju ftoj që të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë që të ngrihet në këmbë shpejt”  u shpreh presidentja e KE-së,  Ursula Von der Leyen.

Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milion euro në formë programesh investimi. 50 milion euro për rikuperimin e  mjedisit të biznesit.

Grupi i Bankës Botërore dhe IFC 160 mln euro kredi.

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim. Shuma mund të shkojë deri në 100 milion euro.

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milion euro.

Zvicra jep 9 milion euro grante.

Katari jep 5 milion dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

SHBA do të japë 5 milion dollarë.

Japonia jep asistencë me vlerë 2.5 milion euro.

Azerbajxhani jep 500 mijë euro.

Republika e Koresë jep 300 mijë dollarë amerikanë.

Litenshtajni jep 50 mijë euro për rindërtimin.

Norvegjia jep 21 mln  korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.

Algjeria jep 50 mijë euro.

Brunei jep 50 mijë dollarë.

UNICEF jep 500 mijë euro për shkolla.

Lajme të lidhura

SPORT

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025
BOTA

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025
AKTUALITET

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025
SHENDETI

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025
BOTA

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025
Para

Donacionet/ Vasili: Uroj që lekët të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi

TË GJITHA

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22:34 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com