• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mikrofinancat e fajdeve”/ “IuteCredit” dhe “Monego” kërcënuan autoritetet në Kosovë

08:32 : 16/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, RAJONI

Banka Qendrore e Kosovës në luftë me “IuteCredit” dhe “Monego”

Banka Qendrore e Kosovës, më 6 dhjetor 2019 ka mbyllur dy institucione mikrofinanciare për shkak të normës së lartë të interesit që ato kanë zbatuar gjatë dhënies së kredive për klientët. “IuteCredit” dhe “Monego” sipas Bankës Qendrore, kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind.

Por, këto dy institucione mikrofinanciare në pronësi të investitorëve ndërkombëtarë, po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e BQK-së për revokimin e licencave të tyre. Deri më tani kundër këtij vendimi ka pasur padi, kërcënime e protesta. “IuteCredit” dhe “Monego” kanë dhënë mbi 70 milionë euro kredi dhe kishin rreth 80 mijë klientë.

Nga Prishtina, Fatos Shala

“Kemi pranuar kërcënime dhe për këtë i kemi lajmëruar edhe organet e rendit”, këto janë fjalët që tha guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmti, në një dalje për mediat, kur është pyetur për vendimin që kanë marrë për mbylljen e “Monego” dhe “IuteCredit” mëse një muaj më parë. “IuteCredit” dhe “Monego”, dy institucione mikrofinanciare në pronësi të investitorëve ndërkombëtarë, po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për revokimin e licencave të tyre.

Nga 6 dhjetori, kur është marrë vendimi për revokimin e licencave, e deri më tani, “Monego” dhe “IuteCredit” kanë kundërshtuar në mënyra të ndryshme vendimin e BQK-së. Nuk kanë munguar protestat, kërcënimet e paditë.

Përfaqësues të “Monego”-s kanë thënë se referimi në plan të biznesit është një keqinterpretim i plotë i ligjit nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës. “Aksioneri kërkon që menjëherë të hapë degët e kompanisë për t’u mundësuar kthimi i kredive të dhëna. Mbyllja e degëve do të thotë që klientët nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre të kredisë, duke shkelur kështu obligimet e tyre kontraktuale. Përveç kësaj, vendimi që klientët të bëjnë pagesa përmes llogarive të tjera bankare, që nuk janë ato të “Monego”, përbëjnë shpenzime shtesë për klientët e “Monego” për shkak të pagesës së shpenzimeve shtesë të transaksioneve bankare”.

Lexo edhe:

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shqiptari të Kosovës

Po ashtu në atë njoftim është treguar se vendimi për të mbyllur degët, ka krijuar pasiguri për vendin e punës për 250 punonjës. “Vendimi i administratorit për të mbyllur degët gjithashtu krijon pasiguri për vendin e punës për 250 punonjës të kompanisë, të cilët janë të nevojshëm për të kryer punët e nevojshme për portofolin ekzistues të kredisë”, thuhet në njoftim.

Edhe zyrtarë të “IuteCredit” kanë deklaruar se plani fillestar i biznesit i paraqitur gjatë aplikimit, ishte menduar të ndryshohej që nga fillimi dhe këto informacione i janë paraqitur edhe BQK-së. Avokati Korab Sejdiu, i angazhuar nga “IuteCredit” për ta sfiduar vendimin e BQK-së, ka treguar se janë evidentuar shkelje të shumta në vendimin e BQK-ë, prandaj “IuteCredit” javën e ardhshme do të ngrejë një padi ndaj BQK-së. “BQK ka bërë hapin e fundit të parin, që nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë”, tha ai, duke shtuar se nga ky vendim po rrezikohen 320 punëtorë.

Rauno Kinkar, avokat, tha se “IuteCredit” nuk pajtohet me vendimin drastik të BQK-së dhe aktualisht është duke u marrë me materializimin e rrezikut të biznesit që ndërlidhet me operimin në mjedise të ndryshme ligjore dhe administrative.

“IuteCredit” do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet rregullative në Kosovë. “IuteCredit” do të shpalosë informatat sapo që gjetjet e reja të jenë në dispozicion”, tha ai. Sipas tij, Republika e Estonisë gjithmonë ka mbështetur “IuteCredit Group” dhe tani shpreh shqetësimet e saj lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

Gjykata refuzon kërkesën e “Monego”-s

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar ankesën e “Monego”-s, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokim të licencës së këtij institucioni mikrofinanciar. Më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës mori vendim që t’ua revokojë licencimin institucioneve mikrofinanciare “IuteCredit” Kosova dhe “Monego”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në një vendim të marrë ka refuzuar kërkesën e aksionarit “Monego” për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila, siç thotë kompania “Monego”, do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi kanë konfirmuar që aksionari “Monego” do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. “Zyra KOCI & VOKSHI”, që është përfaqësuese e autorizuar e aksionarit “Monego”, do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. Në emër të aksionarit të “Monego”-s, i kërkojmë BQK-së që të sigurojë mbrojtjen e aseteve të kompanisë”.

Aksionari i “Monego”-s i ka bërë thirrje administratorit të caktuar nga BQK-ja, Visar Zeneli, të sigurojë raportin për veprimet e tij të bëra në javën e parë që nga data 6 dhjetor, detyrë e dhënë nga BQK-ja – të mbledhë kredi të papaguara të interesit të kreditorëve.

Avokati Granit Vokshi me asistentin e tij në emër të “Monego” kishte dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Bankës Qendrore të Kosovës.

Vokshi kishte treguar se, në bazë të provave të paraqitura kërkojnë shterjen e ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokimin e licencës për këtë institucion mikrofinanciar.

BQK u kërcënua nga “Monego” dhe “IuteCredit”

Pas mbylljes së “Monego” dhe “IuteCredit”, Banka Qendrore e Kosovës është kërcënuar. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë përmbyllëse për medie, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

“Kemi pranuar kërcënime dhe për këtë i kemi lajmëruar edhe organet e rendit. Përmes kërcënimeve të tilla nuk mund të arrihet ndryshimi i vendimit të BQK-së”.

Mehmeti ka treguar se për mbylljen e këtyre dy institucioneve kanë qenë të njoftuar edhe AKI dhe institucionet e tjera të sigurisë. “Asnjë formë e presionit publik nuk mund të ndikojë te Banka Qendrore që t’i rishikojë këto vendime. Ne respektojmë plotësisht të drejtën e tyre ligjore, që të shkojnë të ankohen në institucionet tjera relevante dhe ne si BQK jemi të gatshëm çdo herë që t’u përgjigjemi kërkesave ose të sqarojmë bazën ligjore në bazë të së cilës e kemi marrë këtë vendim”, tha Mehmeti. I pari i BQK-së ka treguar se çdo destabilizim financiar shkakton edhe rrezik në sigurinë kombëtare.

“Kemi revokuar licencat për “Monego” dhe “IuteCredit” për arsye se këto institucione në vazhdimësi kanë aplikuar norma shumë më të larta sesa ato që ishin në planin e interesit. BQK-ja ka vepruar në përputhje të plotë me mandatin ligjor dhe vendimi ynë ka qenë i drejtë dhe asnjë presion nuk mund të bëjë që BQK-ja t’i rishikojë këto vendime”.

Për këtë çështje ka folur edhe zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli. Ai ka thënë se janë gënjeshtra pretendimet për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë.

“ Nuk ka asgjë të vërtetë për këtë punë. Nuk kemi asnjë deklaratë apo diçka të tillë nga Estonia. Mund të them se janë gënjeshtra pretendimet për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë”.

Miliona euro kredi e mijëra klientë

Institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe institucioni financiar jobankar “Monego” kanë vepruar në Kosovë për disa vite. Gjatë kësaj kohe “IuteCredit” dhe “Monego” kanë dhënë mbi 70 milionë euro kredi dhe kishin rreth 80 mijë klientë. Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë detaje të reja për veprimtarinë e institucioneve mikrofinanciare “IuteCredit” dhe institucionin financiar jobankar “Monego”.

Në BQK kanë treguar se shuma e kredive të lëshuara nga këto dy institucione ishte mbi 70 milionë euro. Kurse, klientë që kanë marrë kredi nga to llogaritet të jenë rreth 80 mijë. “Numri i tërësishëm i kredive aktive bazuar në Regjistrin e Kredive të Kosovës me gjendje të fundit është 79.9 mijë klientë. Shuma e kredive të lëshuara (aktive dhe jo aktive – të mbyllura) me gjendje të datë 31 tetor 2019 është 72.5 milionë euro”.

Në BQK kanë treguar se kreditë e marra do të kthehen te likuiduesit e caktuar. “Kreditë e marra nga klientët te çdo institucion financiar i licencuar, i rregulluar dhe i mbikëqyrur nga BQK-ja duhet të kthehen. Kjo bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet me kontratën në mes kredimarrësit dhe kredidhënësit, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit. E njëjta vlen edhe në rastet kur një institucioni i revokohet licenca (regjistrimi). Për më shumë, likuiduesit e caktuar nga BQK-ja lidhur me institucionet që u janë revokuar regjistrimet së fundmi kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet kreditore”.

Kurse, aksionari i institucionit jobankar “Monego”, Aldis Umblejs, ka treguar se ka investuar 12 milionë euro për të themeluar “Monegon” në Kosovë.

“Ne ndiejmë përgjegjësi ndaj punonjësve dhe klientëve tanë që të gjejmë mënyrën e rikthimit të licencës së “Monego”-s. Vendimi i likuiduesit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë. Andaj, ne i kërkojmë likuiduesit, z. Zeneli, të ketë transparencë të plotë në aktivitetet e tij, ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë që të konfirmojë që të gjitha fondet “Monego” do të rikthehen, duke filluar me gjërat bazike: hapjen e degëve, në mënyrë që njerëzit të mund të paguajnë kreditë e tyre”, ka deklaruar ai.

Në Kosovë, 23 institucione mikrofinanciare

Në Kosovë, veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 23 institucione mikrofinaciare, 15 nga to me pronësi të huaj. Këto institucione kanë mbi 180 njësi në gjithë territorin e Kosovës. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, norma e interesit në kredi në këto institucione duhet të arrijë jo më shumë se 20.3 për qind.

Institucionet mikrofinanciare japin pothuajse të gjitha llojet e kredive, sikur bankat komerciale, duke filluar nga kreditë për familje, kredi bujqësore, kredi për biznese, për renovim e po ashtu edhe kredi për regjistrim të automjetit. Sipas ligjeve në fuqi, institucionet mikrofinanciare (IMF) në Kosovë janë të regjistruara si organizata joqeveritare (OJQ) në Ministrinë e Administratës Publike, që për mision, thuhet se kanë bamirësinë.

Personat juridikë që kërkojnë të operojnë si institucion mikrofinanciar dhe shoqëri aksionare më pas duhet të regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Dëshmia e regjistrimit duhet t’i paraqitet BQK-së dhe pastaj të gjitha institucionet mikrofinanciare regjistrohen në BQK, e cila ka për detyrë t’i mbikëqyrë ato.

Vlera e kredive, në këto institucione ka arritur në 217 milionë euro ose me rritje vjetore prej 22 për qind. Sipas tij, norma e interesit në kredi në këto institucione ka rënë në 20 për qind. Institucionet jobankare “IuteCredit” Europe dhe “Monego”, janë në pronësi të investitorëve ndërkombëtarë, që në tregun e Kosovës kanë operuar me dhjetëra njësi. Por, nga 6 dhjetori i këtij viti, ato janë mbyllur nga Banka Qendrore e Kosovës, për shkak të normës së lartë të interesit për kredi. /Monitor/

Etiketa: IutekosoveMonego

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

16:38 : 04/06/2025
RAJONI

Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shqiptari të Kosovës

08:44 : 04/06/2025
AKTUALITET

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

08:01 : 04/06/2025
AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
RAJONI

“Sky Ecc”, zbërthehet edhe në Kosovë! Arrestohen 22 persona dhe sekuestrohen 129 automjete

16:10 : 03/06/2025
RAJONI

Osmani fton partitë për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale

15:21 : 03/06/2025
Para

Humbi fëmijën vite më parë, burri surprizon nënën e lëndua

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com