• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i Berlinit dhe Rama i Tiranës

18:50 : 14/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse mjekët psikiatër apo psikoterapik do të viheshin përballë sjelljeve të kryeministrit Edi Rama në emisionin opinion të së enjtes, ndoshta do mbushnin një libër të madh (jo kartelë), me gjestet, gjastikulacionet, reagimet, shpërthimet, të cilat në fund do arrinin në një kokluzion që më së paku “pacienti” kishte personalitet të dyfishtë.

Dhe e gjithë ndryshim brenda një kohe të shkurtër… Rama sot udhëtoi drejt Berlinit dhe pati disa takime me personalitete të ndryshme të botës, ku qëllimi i takimeve lidhet kryesisht me tentativën për të rrjepur sa më shumë të mundet donacione që do të shërbejnë për rindërtimin e vendit, pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

I qetë në komunikim, i rregullt në protokoll dhe fort diplomat në mënyrën e të prezantuarit. Sjellje tipike të një “politikani normal”! Po çfarë ka Rama që në vendin tonë sillet kaq anormal? Dhe jo vetëm me gazetarët, por edhe me qytetarët në rrugë që shfaqin një hall, me komentuesit në rrjetet sociale, me ministra e ministresha të tij, apo edhe me tallje e përbuzje për deputetë dhe kryebashkiakë, përfshi edhe me kanakarin e tij Veliaj?

Kjo është forma e tij për të mbytur me sjellje harbute problemet e vendit. Ai kurrë nuk mund të përballet në ndoinjë debat për papunësinë, ai gjithnjë i bishnon fenomenit të braktisjes së vendit nga qytetarët që ikin të tmerruar në kërkim të azilit, asesi nuk kërkon të flasë për korrupsionin, madje ta zë në grykë pyetjen, faktet ti quan shpifje, ndërsa pyetjet normale tendecioze apo të porositura nga opozita.

Lexo edhe:

‘Zot na ruaj nga Rama se nga virusi ruhemi vetë’/ Korçari i famshëm shpërthen ndaj kryeminsitrit

Tërheqja e padisë ndaj BILD/ Rama bën qesharakun: U tërhoqa se shefat ishin njerëz të mirë

Kjo do të ishte gjysma e së keqes nëse do kërkonte injorimin e pyetjeve, por ai të fyen, merret me lojëra fjalësh, sillet dukshëm me fort bindje si skizofren, por gjithçka është një rol, që ai nuk e ka vetëm për shfaqje, por si koncept qeverisës.

Rama e urren intelektualin, e përçudnon qytetarin e mirë pasi e ka kopleks inferioriteti dhe qesëndiset në botën e errët të një sjellje herë prej diktatori e herë prej kllouni. Ai ia ka arritur qëllimit nëse qytetarët të nesërmen e një debati komentojnë shpërthimet e tij. Disa e kritikojnë, por të tjerë i sulen një gazetari apo gazetareje që i bën pyetje, apo nëse e lejon përroi psiqik kryeministror gjejnë paksa kohë edhe për ndonjë koment.

“I mbyti fare Rama, a e pe”?-thotë ndonjë qytetar sa për muhabet në ndonjë pijetore e skutë lagjeje. “Ishte i madh shefi mbrëmë”-konkludojnë zyrtarët e Rilindjes, të ulur në ndonjë restorant luksi. “Na mori në qafë ky i marrë, nuk dëgjohet”-komentojnë të tjerë qytetarë që janë shumica, por edhe “mekatarët” më të mëdhenj, pasi nuk votojnë, nuk protestojnë, por ulin kryet për të mos u përzier me llumin e zyrtarucit hajdut e kriminelit të veshur me kostum politik.

Dhe kryeministri ynë këtë do dhe këtë po bën prej shtatë vitesh në pushtet. Të japë shfaqje dhe ta bëjë qytetarinë si vetja, çerekun të krisur, çerekun batakçi zyrtar kokëulur para tij, por kryeneç përballë qytetarit, cerekun tjetër ta urrejnë, por cerekun e fundit që të rri e heshtë.

Dhe ai ka plotësisht të drejtë. Ka mundur të nënshtrojë një shoqëri jo vetëm me propagandë, por me mbytje të zërit, me nënshtrim nga varfëria, që mendjen ta ketë në mbijetesën e familjes dhe jo në kërkesën e llogarisë për atë që qeveris. Të varfrit i blen edhe dinjitetin kur për një thes miell i merr votën, atij elektoratit gri të pabindur politikisht i vendos në shpinë kriminelin që të kërcënon. E nuk mjafton vetëm aq, të le në zyrën e shtetit zyrtarucin që të mban peng për një të drejtë që të takon, e nëse ti shkon më lart të ankohesh ai drejtori i madh është edhe më harbut se nëpunësi i parë.

Po ne kemi edhe Ramën e Berlinit që ka sjellje tjetër, kur ia do interesi të përulet, kur nuk ja vërshëllen kush bie në sy me veshje, kur e injorojnë u qepet pas liderëve Europianë si “mastiçi pas këpucës”. Dhe shfaqja përfundon, rikthim sërish në “çmendinën” e madhe Shqipëri, ku dinjiteti qytetar po shkilet edhe nga kepucët ortopedike të  kryeministrit!

Etiketa: #Rama#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Zot na ruaj nga Rama se nga virusi ruhemi vetë’/ Korçari i famshëm shpërthen ndaj kryeminsitrit

16:16 : 27/04/2020
AKTUALITET

Tërheqja e padisë ndaj BILD/ Rama bën qesharakun: U tërhoqa se shefat ishin njerëz të mirë

19:18 : 22/04/2020
AKTUALITET

Rama paralajmëron bizneset: Ky vërtetim merret vetëm një herë, nëse se keni gjobiteni

20:33 : 19/04/2020
AKTUALITET

‘O Edi, po deputetët çfarë dite do i takojnë dashnoret?/ Korçari i famshëm i bën pyetjen epike Ramës

17:32 : 18/04/2020
AKTUALITET

‘What the f*ck’/ Rama nuk përmbahet pasi i ndërpritet lidhja me ‘Opinion’

21:50 : 16/04/2020
AKTUALITET

Rama ka ” arnuar” Kodin Penal 7 herë në 7 vjet, mbulon dështimet me forcën e Policisë

16:23 : 09/04/2020
Para

Tragjedia e Bulqizës/ Meta viziton vajzën e mbijetuar në Spitalin e Traumës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com