• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos e braktisni Shqipërinë!”/ Pedagogja Vongli: Të bindim të rinjtë që të mos largohen

10:51 : 13/02/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Mos e braktisni Shqipërinë! Kjo është nisma më e fundit e ndërmarrë nga një grup studentësh dhe pedagogësh në Universitetin e Tiranës, në mënyrë që të bëhen tentativa për të ndaluar largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Për të folur lidhur me këtë nismë ka qenë në studion e Fax News mëngjesin e sotëm pedagogia e universitetit të Tiranës, Haris Vongli, e cila u shpreh se ka një largim masiv dhe të vetë studentëve, duke ndikuar jo vetëm në uljen e numrit të tyre në auditor, por edhe në cilësinë e brezave që po rriten.

Sipas saj, ky është problemi më i madh kombëtar dhe hapi i parë që kanë ndërmarrë është sensibilizimi i të rinjëve për t’u mos u larguar.

“Në një bllok, që është specifik për studentët, mbaj çdo ditë, sa herë që kam mësim, evidenca dhe vërej se në auditore ka më shumë vajza sesa djem. Së pari, ne jemi një shoqëri patriarkale, pra jemi një shoqëri që mashkulli ende konsiderohet si shtylla e familjes dhe për rrjedhojë janë meshkujt ata që zgjedhin të parët të largohen nga Shqipëria  në një moshë fare të vogël. Jo vetëm që janë larguar, por ky është momentalisht problemi më i madh kombëtar, pra është një alarm kombëtar shpopullimi dhe nuk është aspak demagogji, nuk është aspak patologji është vërtet prandaj ne jemi këtu dhe e themi çdo ditë në auditor që është në dorën tonë për të vendosur që të qëndrojmë. Pra ky është hapi parë, sensibilizimi i shqiptarëve kudo që janë.” – u shpreh Vongli.

Më tej, ajo u ndal dhe te problematike e lindjeve të pakta e cila përbën dhe kjo një problem të madh për shpopullimin e vendit.

Lexo edhe:

Konsumi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike shtohet gjatë sezonit veror, mjekja: Të rinjtë janë më të shumtë

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

“Shqiptarët po ikin për shume arsye ekonomike, sociale por ajo që vihet re dhe është problematike me shifra, e publikon gjithmonë INSTANT, kemi një rënie të numrit të lindjeve. Në tre mujorin e tretë të vitit 2019 kemi 800 fëmijë më pak sesa tre mujori i parë i 2018. Në raport me vitet më parë ka një numër lindjesh më pak që tregon se vërtet Shqipëria po shpopullohet. Numri i lindjeve është zvogëluar dhe ky përbën shumë problem. Sigurisht janë një sërë faktorësh pse shqiptarët zgjedhin dhe jam e bindur jo me dëshirë të bëjnë pak fëmijë sepse ne jemi një komb që familjen e kemi shumë të shtrenjtë edhe jemi një komb që edhe në kohë të varfëra ose më sakt në kohë më të vështira kemi bërë fëmijë më shumë. Janë një sërë arsyesh që shqiptarët kanë zgjedhur të lindin më pak fëmijë për arsye të varfërisë, për arsye të ekonomisë, për arsye sepse një familje e re, një çift i ri është të paktën nga 10 çifte, gjashtë me statistika ndahen, shkëputen nga njëri tjetri sepse janë meshkujt ata që emigrojnë, që zgjedhin të shkojnë në vendet më të zhvilluara.” -u shpreh pedagogia.

Ajo tha se të parët që zgjedhin nga Shqipëria, janë të rinjtë dhe problemtaika qëndron se shumica detyrohet të largohen për shkak se vijnë nga familje shumë të varfëra. Sipas saj, ajo që u mungon auditoreve të shkollave është mungesa e shpresës dhe puna e grupit është sensibilizimi, thirrja dhe motivimi i çdo të riu që është këtu.

“Të parët që zgjedhin të ikin janë të rinjtë, pasi kanë energjinë e duhur, kanë guximin, nuk flas vetëm për të rinj që graduohen në Tiranë dhe zgjedhin të shkojnë jashtë shtetit për t’u punësuar, janë të rinj nga gjimnazet e rretheve të Shqipërisë që zgjedhin të ikin për t’u edukuar por ka dhe raste nga ato që vijnë nga familjet shumë të varfëra  që largohen për të punuar që në moshë minorene, pra që në moshë 17 deri në 18 vjeç që është ajo mosha më shqetësuese në fakt që të rinjtë largohen. Do të ishte mirë që të largoheshin për arsye studimi, por në fakt largohen që në moshë të vogël edhe për të punuar. Është shumë shqetësuese, megjithëse neve bëjmë gjatë gjithë kohës me gjithë shpirt, japim kontributin tonë që jo vetëm t’i bëjmë thirrje që të qëndrojnë në Shqipëri sepse të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri ti duhet të merresh me edukimin e tyre, duhet të merresh me përpunimin e tyre në moshën që ata janë gjatë gjithë kohës diskutojmë jo vetëm lëndën që ne japim, por ne flasim me ta mbi natyrën njerëzore. Është shumë e rëndësishme që ne të analizojmë cilët jemi, çfarë kemi qenë, çfarë jemi sot dhe çfarë neve mund të bëjmë dhe ndër gjithë misionin që neve kemi marrë përsipër, i bëjmë thirrje atyre të qëndrojnë sepse në fakt jo vetëm ne e ndiejmë që shqiptarët po ikin, por dhe të rinjtë e ndjejnë qe shqiptarët po ikin, pasi po iu ikin shokët dhe shoqet e tyre. Kemi dhe lëvizje demografike brenda Shqipërisë, banorë që lëvizin nga zonat rurale drejt zonave urbane dhe kemi problem shumë të madh zonat në veri që po shpopullohen.

Ne e dimë shumë mirë që në shumë fakultete janë mbyllur degë të caktuara pasi nuk ka mjaftueshëm studentë dhe pedagogët nuk e marrin përsipër mësimdhënien e tyre. Kjo afekton në mësimdhënie në lëndët që trajton, tek e ardhmja e tyre.

Ne jemi në hapat e para, sepse jemi të parët që e ndjejmë. Sigurisht, rutina, jeta të merr përpara, ne bëjmë atë rutinën tonë të përditshme shkojmë në auditor. Nuk është problem qe student ankohet që po i ikën shoku/shoqja e fëmijërisë apo kushëriri nga zonat që ata vijnë, por ne shohim që auditor janë pushtuar nga një mungesë shprese dhe tani ne nuk kemi çfarë të bëjmë me atë pjesë shqiptare që kanë ikur pavarësisht se i bëjmë thirrje atyre, por puna jonë më e madhe është sensibilizimi, thirrja dhe motivimi i çdo të riu që është këtu. Ne kemi student, që familjet e tyre po marrin masa që fëmijët e tyre të largohen” – u shpreh Vongli.

Pedagogja u shpreh se kjo nismë synohet që të shtrihet në të gjitha universitetet e vendit, dhe në trevat shqiptare, në mënyrë që të ketë një ndërgjegjësim sa më të madh dhe të institucioneve që të punojnë për të mbajtur në atdhe pjesën më vitale të një shoqërie që janë pikërisht studentët dhe të rinjtë.

Etiketa: Haris Vonglipedagogete rinjte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konsumi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike shtohet gjatë sezonit veror, mjekja: Të rinjtë janë më të shumtë

20:42 : 10/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025
Para

Luhet Milan-Juventus, pas 5 viteve Ibra dhe Ronaldo vihen përballë njëri-tjetrit

TË GJITHA

Era e fortë në det u rrezikon jetën dy pushuesve në Qeparo

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com