• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

LDK bën levizjen e parë në koalicion, propozon emrin e presidentit

20:17 : 12/02/2020
në RAJONI

Mosmarrëveshja e parë që e patën kur u ulën në tavolinë për koalicionin ishte çështja e presidentit. Dy partnerëve në qeverisje, LV-së e LDK-së, me postin më të rëndësishëm shtetëror mund t’ju dalin probleme sapo të afrohet fundi i mandatit të Hashim Thaçit. Marrëveshja për këtë post nuk sqaron shumë, por Lidhja Demokratike nëpërmjet Lutfi Hazirit veçse ka njoftuar se Isa Mustafa është i nominuari i tyre për të parin e shtetit. Nëse ndodh ky skenar, LDK do të udhëhiqte me dy poste të larta shtetërore, shkruan Gazeta Express.

Në shkurt të vitit 2021 do t’i përfundojë mandati presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ani pse ky i fundit ka shprehur ambicien për t’u zgjedhur edhe një herë në pozitën më të rëndësishme të shtetit, dy partitë që janë në pozitë, LV dhe LDK janë marrë diçka vesh për këtë post para se të nënshkruanin koalicionin për bashkë qeverisje.Duke mos ia lënë as njërës palë ekskluzivisht të drejtën e nominimit të personit që do të votohet në Kuvend, LV dhe LDK përmes një pike në marrëveshjen e tyre, këtë temë e kanë lënë për në vitin e ardhshëm.Përmes një fjalie, çështja e presidentit thuhet se sipas dakordimit të dy kryetarëve të partive do të bëhet përmes një akti të veçantë, për të cilin nuk jepen detaje se për çka është fjala.

“Dy kryetarët e subjekteve politike do të dakordohen për çështjen e presidentit me një akt të veçantë”, thuhet në pikën 2.3 të marrëveshjes së koalicionit.

Pjesa e marrëveshjes

Për derisa nuk është bërë e ditur se për çfarë akti të veçantë janë marrë vesh Albin Kurti e Isa Mustafa, të dy këta përplasjet e para i patën për punën e presidentit, gjatë tre muajve sa diskutuan për koalicion.LDK në krye me Mustafën që nga fillimi ka insistuar që ky post t’u takonte atyre, por, që ky skenar nuk është pranuar nga Kurti, që ka deklaruar se duhet të gjendet konsensus për këtë temë, e të emërohet dikush që nuk është partiak, ashtu si edhe e kërkon kushtetuta e vendit.Kur punët me koalicionin u komplikuan dhe dy partive iu doli pak problem edhe me kryeparlamentarin, puna e presidentit e pati një dakordim që shkoi në heshtje, e ku nuk u dhanë detaje se si saktësisht është projektuar kjo ide.Ajo se çka dihet është se dy partitë që nga fillimi kanë kërkuar që balancimi në mes të pozitave shtetërore të bëhet i barabartë, e për këtë arsye është zëvendësuar edhe Glauk Konjufca nga pozita e kryeparlamentarit në MPJ, për t’i liruar vend Osmanit.Derisa qëndrimi i Osmanit në pozitë do të bëhet deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, cilado parti që shpreh ambicie për postin e presidentit, mund të komplikojë punën, pasi që do të ndryshojë përfaqësimin dhe do të dominojë në qeverisje.Tashmë LDK-ja, saktësisht nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka njoftuar se sipas marrëveshjes propozimi do të vjen nga LDK-ja, e se ata do të nominojnë për këtë pozitë, Isa Mustafën.

Lexo edhe:

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

“Ne jemi pajtuar që dy liderët t’i japin zgjidhje çështjes së presidentit. Pra, është çështje e dy liderëve dhe kjo do të ndodhë në mirëbesim. Ne i kemi mbështet. Nuk do të doja të lakoj detaje sepse nuk e di atë që dy liderët e kanë formuluar. Por, nesër m’u mbajtë zgjedhje Mustafa është kandidati i LDK-së për president. Emri im dhe i askujt nuk është për kandidat. Le ta harrojnë që mund të jenë për kandidatë të gjithë ata që shohin ëndrra. Le ta harrojnë se nuk janë kandidatë. Kjo çështje do të zgjidhet në mirëbesim në mes Mustafës dhe Kurtit”, ka deklaruar Haziri.Se a i takon e drejta e nominimit LDK-së nuk kanë dashur që të komentojnë të pyetur nga Gazeta Expreess në Lëvizjen Vetëvendosje.Partia e Albin Kurtit nuk ka dhënë detaje se cila është prapavija e dakordimit për presidentit që kanë nënshkruar dy liderët, kur u morën vesh për koalicionin.

Analisti Astrit Gashi i ka thënë Gazetës Express se është e padrejtë për qytetarët në rast se dy partitë kanë marrëveshje, e nuk e kanë bërë publike.

“Nuk e di nëse janë dakorduar dhe si e për çka. Me gjasë një dakordim ka pas, por ai po mbahet sekret dhe tashmë krejt çka dimë janë interpretimet spekulative të partisë. Në njërën anë të LDK-së që thotë se ajo do ta propozojë presidentin dhe te VV që nuk ka një pajtim për këtë pozitë tani. Si do të jetë e vërteta, do ta shohim por është e padrejtë ndaj qytetarëve nëse vërtetohet pas 1 viti se ka pasur marrëveshje dhe ajo nuk është bërë publike”, thotë Gashi, teksa e përmend faktin se nëse LDK merr presidentin, ajo do të ketë më shumë hise në pushtet.“Sigurisht që nëse LDK pas Kryeparlamentarit merr edhe Presidentin ajo mban hisen më të madhe të pushtetit, ndonëse presidenti në momentin e zgjedhjes nuk mund të mbajë poste partiake – pra nuk do të ishte më i LDK-së”, thotë ai.Gashi përmend edhe faktin që dy partitë nuk kanë votat që i duhen për presidentin.

“Përtej kësaj një marrëveshje mes VV dhe LDK në këtë rast nuk i posedon numrat për zgjedhjen e presidentit, pasi nuk i kanë 80 deputet që kërkohen për kuorum. Zgjedhja e presidentit, kësisoj, do të kërkoj dialog dhe negocim me opozitën – për këtë arsye asnjë marrëveshje nuk garanton asgjë”, thotë ai.Kushtetuta e Kosovës e saktëson se për t’u zgjedhur president, një person nuk duhet që të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik në parti politike.Për këtë, në rast se Mustafa është i nominuari i LDK-së, atëherë ai do të duhet që të jap dorëheqje nga pozita e të parin në parti, që e ka marrë edhe për një mandat në vitin e kaluar.Kjo do të thotë që Lidhja Demokratike do të duhet të organizojë edhe njëherë zgjedhje brenda partisë, muaj para se të afrohet afati i fundit për presidentin. Për këtë post, si herën e kaluar janë disa persona që kanë pretendime. Lutfi Haziri, Agim Veliu e Vjosa Osmani kanë treguar ambicie për këtë post, ndërsa, nuk kanë ngurruar që të flasin as publikisht.

Etiketa: Kurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:35 : 20/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
RAJONI

Abdixhiku refuzon koalicionin me Kurtin, propozon qeveri teknike deri në 2026

15:17 : 06/05/2025
RAJONI

Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së

09:51 : 06/05/2025
Para

Ilir Meta: Ja çfarë tha Edi Rama kur më zgjodhi president

TË GJITHA

Nga vrasësi rumun te Alesio Dobrozi/ Shpallen në kërkim 3 persona për ekzekutimin e Renato Hoxhajt

19:53 : 23/05/2025

Aksioni i antimafias italiane, ironia e Dervishit: Po na rrallohen investitorët strategjikë

19:43 : 23/05/2025

“Fshati turistik që nuk ka rrugë dhe shërbime”/ Banorët e Zogajt: Do kërkojmë t’i bashkohemi Kosovës

19:28 : 23/05/2025

Operacion në disa shtete/ Shkatërrohet rrjeti i hakerave, sekuestrohen 3.5 milionë euro në kriptomonedha

19:24 : 23/05/2025

Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez: Ishte e pabesueshme

19:19 : 23/05/2025

Dita ndërkombëtare për fëmijët e humbur, 12 rezultojnë në Shqipëri

19:14 : 23/05/2025

Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në Europë

19:11 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com