• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vizita/ Albin Kurti flet pas takimeve në Tiranë dhe tregon se kur do mbahet mbledhja mes dy qeverive

20:51 : 11/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vizitës së tij të parë në Tiranë si kryetar qeverie. Me anë të një reagimi në Facebook, Kurti ka bërë një përmbledhje të të gjitha takimeve të tij në Tiranë me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Ndërkohë Kurti thekson se në muajin mars pritet të ketë dhe një takim mesa dy qeverive në qytetin e Shkodrës.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

Lexo edhe:

Politikani i njohur paralajmëron Kurtin: Mos lëviz pa mbrojtje, pasi …

‘Samiti i Ohrit’/ Kurti sërish kritika Ramës: Serbia po vazhdon politikat agresive ndaj Kosovës, prandaj …

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

Etiketa: #Kurti#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Politikani i njohur paralajmëron Kurtin: Mos lëviz pa mbrojtje, pasi …

18:11 : 22/11/2019
AKTUALITET

‘Samiti i Ohrit’/ Kurti sërish kritika Ramës: Serbia po vazhdon politikat agresive ndaj Kosovës, prandaj …

18:54 : 11/11/2019
Para
Foto ilustruese

Shqiptari vret gruan në makinë, policia jep detaje si e zbuloi krimin

TË GJITHA

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat

10:16 : 27/07/2025

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025

EMRI/ Kanosi me thikë familjarët e ish-kandidates për deputete, shpallet në kërkim i riu

09:23 : 27/07/2025

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com