• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Evazioni fiskal/ Arrestohet biznesmeni i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim

13:39 : 11/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pronari i një kompanie në Shkodër, i shpallur në kërkim pasi Apeli konfirmoi dënimin e dhënë ndaj tij në shkallë të parë për fshehje të të ardhurave, është vënë në pranga. “Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Latif Salja, 61 vjeç, banues në lagjen’“Qemal Stafa’”, bënë me dije këtë të martë burime zyrtare nga Policia lokale.

Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin datë 18.04.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Vendimi i shkallës së parë ka marrë formë të prerë pasi disa ditë më parë, Apeli i Shkodrës e ka konfirmuar, pas ankimit të mbrojtjes.

Latif Salja është gjykuar në gjendje të lirë. Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Hetimet

Sipas dosjes së prokurorisë: Nga ana e inspektorëve të Drejtorisë Rajonale Tatimore, për Tatimpaguesit e Mëdhenj, Tiranë është kryer kontrolli i shoqërisë “Salja” sh.p.k nga data 19 Nëntor 2015 deri në datën 17 Mars 2016. Shoqëria “Salja “ sh.p.k është themeluar në datën 29 Janar 2008 dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj “tregëti me pakicë të karburanteve, vajrave, bar-bufe, lavazh, import –eksport” etj. Objekt kontrolli ka qenë tatimi mbi vlerën e shtuar për periudhën Qershor 2014- Gusht 2015, tatimi mbi fitimin për vitet 2013-2014, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën Qershor 2014-Gusht 2015 dhe tatimi mbi të ardhurat për periudhën Qershor 2014 –Gusht 2015 dhe në përfundim të kontrollit të ushtruar është hartuar raporti i kontrollit datë 25 Prill 2016.

Lexo edhe:

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Në raportin e kontrollit datë 25 Prill 2016, jepet konkluzioni se shoqëria “Salja” sh.p.k ka kryer evazion tatimor në vlerën prej 89 209 437 lekë. Ky raport i është njoftuar edhe subjektit të interesuar dhe subjektet e interesuara, të pandehurit Latif Salja dhe personit juridik “Salja” sh.p.k nuk e kanë ankimuar.

Gjithashtu, mbi bazën e raportit të kontrollit, nga ana e Drejtorisë Rajonale Tatimore, për Tatimpaguesit e Mëdhenj, Tiranë me shkresën nr.14154/13 prot., datë 29.04.2016 ka nxjerrë “Njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore”, drejtuar të pandehurve Latif Salja dhe personit juridik “Salja” sh.p.k, për një evazion tatimor në vlerën prej 89 209 437 lekë, si dhe gjoba në vlerën 88 698 938 lekë.

Sipas informacionit të administruar nga Drejtoria e Apelimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Tiranë rezulton se shoqëria “Salja” sh.p.k me administrator shtetasin Latif Salja nuk ka ushtruar të drejtën e apelimit tatimor pranë këtij institucioni. Po kështu nuk rezultoi që akti administrativ të jetë kundërshtuar në Gjykatë.

Mbi bazën e kallëzimit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka filluar procedimin penal në ngarkim të pandehurve Latif Salja dhe personit juridik “Salja” sh.p.k, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, meqenëse shuma e nxjerrë nga akt kontrolli i datës 25 prill 2016, me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të detyrimit tatimor ishte mbi tetëdhjetë milion lekë (paragrafi i tretë i nenit 180 të kodit penal parashikon fshehjen apo shmangien nga pagimi të detyrimit tatimor mbi tetë milion lekë).

Nga ana e prokurorisë në hetime, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprën penale shtetasit A.Gj. dhe L.M., me funksion inspektorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Tatimpaguesit e Mëdhenj, Tiranë, të cilët kanë deklaruar se dokumentacioni i vënë në dispozicion nga ana e administratorit të shoqërisë “Salja” sh.p.k ka qenë jo i plotë, subjekti nuk ka bërë deklarimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për periudhën Qershor 2014-Gusht 2015, nuk ka bërë deklarimin e librave të shit-blerjes për periudhën Dhjetor 2014-Gusht 2015, tatimin mbi fitimin për periudhën 2013-2014, tatimin mbi të ardhurat personale dhe listat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën Janar –Gusht 2015.

Dëshmia

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Latif Salja ka deklaruar se ai ka vënë në dispozicion të inspektorëve të kontrollit dokumentacionin që ka patur, pasi një pjesë e tij i është sekuestruar nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, ndërsa një pjesë është djegur. Problemet e mos-rakordimit kanë ndodhur edhe për shkak të një zjarri që ka rënë në ambientet e biznesit të tij, ndërsa mos-deklarimi ka qenë pjesërisht edhe për shkak të neglizhencës së tij.

/BoldNews/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

21:24 : 18/07/2025
SPORT

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025
SPORT

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025
Para

U kap me 200 milion lekë/ Nis hetimi pasuror ndaj Vladimir Gjutës, i sekuestrohet dhe makina e blinduar

TË GJITHA

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

21:24 : 18/07/2025

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025

Barcelonës i del edhe një pengesë, shtyhet rikthimi në ‘Camp Nou’

20:48 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com