• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Soreca, mashtrues i paparë”/ “Shpërthimi” i gazetarit: E ku thuhet se vrapi redukton korrupsionin…

08:34 : 10/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një ditë më parë u organizua maratona “të vrapojmë kundër korrupsionit”, nismë e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Vëmendjen nga maratona e djeshme e tërhoqi ambasadori Luigi Soreca dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që vraponin krah për krah njëri-tjetrit duke buzëqeshur.

Gazetari Ylli Dylgjeri duke ironizuar nismën shkruan se në asnjë studim nuk thuhet se vrapimi redukton korrupsionin.

Madje Dylgjeri ka postuar një artikull shkencor ku thuhet se vrapi redukton stresin, ndihmon në humbjen e peshës, redukton vitet, të bën më të bukur, por askund nuk thuhet se lufton korrupsionin.

“Asnjë fjalë nuk thuhet në studim për reduktimin e korrupsionit nga vrapi! Soreca dhe Ministresha, mashtrues të paparë!”, shkruan Dylgjeri.

Postimi nga Ylli Dylgjeri

Lexo edhe:

Studimi: Një orë vrap apo ecje, shton shtatë orë jetë

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit në Qafë Shtamë: Oksigjen mbretëror!

Përse duhet të vrapojmë?

– Asnjë fjalë nuk thuhet në studim për reduktimin e korrupsionit nga vrapi!
– Soreca dhe Ministresha, mashtrues të paparë!

Studime të ndryshme kanë treguar se të mirat që vijnë nga vrapi janë të llojeve të ndryshme. Duke filluar me reduktimin e stresit e deri në luftimin që i bën sëmundjeve të ndryshme me origjinë kanceroze. Vrapi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë

Redukton Stresin
Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë. Studimet tregojnë se të rriturit që vrapojnë më shumë, zakonisht janë më të lumtur se ata që nuk vrapojnë. Nëse do të vraponit do të ndiheshit jo vetëm më të lehtësuar, energjik, por edhe më kreativ. Përveç të tjerash ai të ndihmon të përmirësohesh edhe në ushtrime të tjera fizike apo tërë steminën tuaj.

Ndihmon në humbjen e peshës
Humbja e kileve të tepërta është një nga arsyet fillestare pse njerëzit fillojnë vrapin. Meqenëse është një nga ushtrimet më gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu vënien në lëvizje të të gjitha gjymtyrëve, sigurisht që është një ndër aktivitetet fizike më efikase për të humbur peshë. Gjatë këtij ushtrimi njeriu humb rreth 100 kalori për milje. Sepse meqë ai ndihmon edhe në ndërtimin e muskujve, pjesë jo aktive e metabolizmit do të rritet që do të thotë se keni më shumë gjasa të humbisni kalori teksa pushoni. Nëse e kombinoni vrapin me një dietë të shëndetshme, do të ndieni menjëherë një ndryshim në mënyrën se si dukeni.

Të mirat që përfiton trupi
Të mirat që përfiton jo vetëm trupi por edhe mendja është se teksa vrapojmë ndodh prodhimi i disa substancave të caktuara të njohura si endorfina, që stimulojnë një gjendje të qetë dhe mirë shpirtërore. Përveç kësaj disa njerëz mund të flenë më mirë në qoftë se vrapojnë. Sidomos ata të cilët vuajnë disi nga depresioni i lehtë apo një vetëvlerësim i ulët. Të vrapuarit të stimulon sensin e vetpërmbushjes jo vetëm në aspektin shpirtëror, por edhe në atë të realizmit të qëllimeve dhe synimeve jetësore.

Të bën më të bukur
Njerëzit që stërviten përmes vrapit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë sport. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore por edhe fizike.

Redukton vitet
Për momentin ndoshta nuk mund të duket e rëndësishme por trupi juaj do të ndihet në një formë vërtet të mirë kur vitet të kenë kaluar. Gratë zakonisht e vuajnë sëmundjen e dobësimit të kockave me kalimin e moshës. Studimet kanë vërtetuar se jo vetëm ushtrime të caktuara, por specifikisht të vrapuarit ndihmon vajzat t’i kenë kockat më të forta. Pra është shumë e rëndësishme të vraposh sepse trupi juaj jo vetëm që do të ketë një formë të kënaqshme, por do të duket më pak i dhjamur.

Konkluzioni
Siç edhe e lexuat te ky artikull studimor shkencor nuk thuhet asnjë fjalë se vrapimi në natyrë redukton korrupsionin!!!
Sërrisht zoti Sorreca & Co dalin mashtrues të paparë!

Etiketa: dylgjerisorecavrap

Lajme të lidhura

SHENDETI

Studimi: Një orë vrap apo ecje, shton shtatë orë jetë

22:53 : 06/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit në Qafë Shtamë: Oksigjen mbretëror!

10:51 : 28/07/2024
AKTUALITET

VIDEO/ Pamjet e kamerave të sigurisë, si “Buldozeri” i Onkologjikut u “arratis” me vrap nga Gjykata

21:35 : 27/06/2024
AKTUALITET

Dështoi policia/ Gjykata Penale tregon: Ja si u “arratis” me vrap mjeku Edmond Gashi

15:37 : 27/06/2024
AKTUALITET

VIDEO/ U la në arrest shtëpie, mjeku Gashi ia fut vrapit pas vendimit të Gjykatës

12:42 : 27/06/2024
AKTUALITET

Rrugëtimi 260 km – U nis dje nga Prishtina duke vrapuar, atleti kosovar pranë Tiranës (VIDEO)

09:34 : 28/11/2023
Para

Apeli i ISHP: Nëse keni grip, shkoni në shtëpi, konsultohuni me mjekun...

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com