Georgina Rodriguez, e fejuara e Kristiano Ronaldos, tejkaloi edhe famën e këtij të fundit në festivalin e këngës italiane Sanremo 2020. Ajo rrëmbeu skenën jo vetëm me veshjen e saj jashtëzakonisht tërheqëse, por edhe me një performancë kërcimi, që u duartrokit dhe meritoi një tufë lulesh të veçanta nga talenti i Juventusit, i gjendur ulur në rreshtin e parë.
Një tjetër skeç i improvizuar tërhoqi vëmendjen e publikut. Moderatori i Sanremo, Amadeus, një tifoz i zjarrtë i Interit, fshihte poshtë xhaketës një fanellë me dy anë të ndryshme. Përpara me ngjyrat e Juventusit, ndërsa mbrapa me ato të interit dhe emrin e Lukakut.
Kur Amadeus hoqi xhaketën, ai iu lut Xhorxhinës të pranonte t’i bashkohej atij si interiste, por Xhorxhina nuk e tradhëtoi skuadrën e të fejuarit të saj dhe i qëndroi besnike Juventusit. Amadeus u dorëzua dhe pranoi fanellën e Ronaldos.
Fama e Xhorxhina Rodrigez ka bërë gazetën italiane, “ Gazzeta dello Sport” të zbulojë disa sekrete rreth saj.
Një baba problematik
Xhorxhina, vajza më e vogël e familjes, pas motrës Ivana, ka lindur në Buenos Aires, nga një baba argjentinas dhe një mama spanjolle, nga provinca e Mursias. Qyteti Jaka është shtëpia e familjes Rodrigez Gorjon, e transefuar aty për shkak të futbollit. Babai horg Eduardo, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, ishte një futbollist.
Ai ka luajtur me Jaketano, klubin e Jakas, ku të gjithë nisën ta quanin “Menoti”, sepse u kujtonte shumë “Flakon”, trajnerin mitologjik argjentinas, kampion bote në vitin 1978. Karriera futbollistike e babait Rodrigez nuk shkoi shumë mirë, ashtu sikurse edhe martesa dhe jeta e tij private. Horge u riatdhesua dy herë në Argjentinë, pasi kishte përfunduar dy herë në burg në Spanjë. Ndërsa familja e tij qëndroi gjithmonë shumë e lumtur në Aragonë.
Si nisi kërcimi
Fillimisht kërcente 3 herë në javë, ndërsa pas disa kohesh u përkushtohej çdo ditë mjeshtrave më të mëdhenj londinezë të “Royal Academy of Dance”. Përpara muzikës dhe modës, në jetën e Xheorxhinës ishte mbi të gjitha baleti. “Lady Ronaldo” i kompletoi të teta gradët e leksioneve. Gjithsesi për shkak të nevojës ekonomike ao u detyrua të zgjidhte kërcimin modern e jo baletin kalsik.
Baleti është një disiplinë shumë e kushtueshme, që kërkon shumë kohë dhe para, – shprehej ajo në një intervistë për revistën ‘Grazia’. – Nisa t’u jepja leksione baleti disa vajzave të vogla që të paguaja të miat. Por ndërkohë shihja se trupi im nisi të ndryshonte dhe aty e kuptova se nuk do të isha bërë kurrë një balerinë profesioniste. Kështu që vendosa të ndjek të tjerë objektiva…”. E para? Të kërkojë famë e pasuri si modele në kryeqytet…
Influenca në rrjetet sociale
Xhorxhina tashmë ka rreth 16 milionë njdekës në Instagram dhe është frymëzim për femrat kudo në botë. Trupi i saj magjepsës dhe fushatat humanitare janë instrumentet që e kanë bërë bukuroshen spanjolle të dashur nga të gjithë.
Por ajo tregon se nuk ka qënë aspak kështu në fillim.
“Ka pasur një periudhë në të cilën ndihesha një bibë e shëmtuar: e dobët, e turpshme, e frikësuar… Por gjatë adoleshencës, trupi im nisi që të transformohej dhe shumë shpejt e papritur nisa të tërhiqja vëmendje.” Shumë pasiguri nisën të turbullonin modelen në moshën 13 vjeçare. Por gjithçka ndryshoi me ardhjen e adoleshencës. “Në fund të adoleshencës, biba e shëmtuar u shndërruar në një mjellmë… Motra ime më thoshte se ‘nuk mund të ecej përkrah meje’, pasi të gjithë na shihnin”. ” – tregon ajo për të shtuar më tej : “Dhe pikërisht kjo mjellmë arriti deri aty sa të magjepste edhe futbollistin më të famshëm të botës, i cili kishte hyrë rastësisht në një butik në qendër të Madridit, për të bërë shopping. “
Kryeqyteti spanjoll ishte objektivi i ëndërruar. Xheorxhina Rodrigezi, pas tentativave të baletit dhe një xhiroje në qendrën e Jakas, shihte drejt Madridit, si çdo adoleshente spanjolle. Kur ajo ishte 16 vjeç, shkoi në Madrid, për të bërë albumin e saj të parë prezantues të fotografive, diçka klasike për cilëndo që aspiron të bëhet një modele. Menjëherë më pas e dërgoi në një agjenci, e cila ishte gati ta punësonte, nëse ajo transferohej në Madrid.
Por në ato moment, “Xho” ishte jo vetëm minorene, por mbi të gjitha ishte mangët me paratë. Iu desh të priste derisa u bë e zonja për të mbajtur ekonomikisht veten. Tentativat e para si modele i bëri në Angli, në Bristol, ku për të pasur disa para më shumë në xhep dhe për të paguar akomodimin e gjithçka tjetër, punoi njëkohësisht në vende të ndryshme, edhe si pastruese. Por më në fund, arriti që të transferohej përfundimisht në Madrid. Pavarësisht se format e saj trupore nuk i lejonin të merrte pjesë si modele pasarelash, ajo ishte e përkryer për reklama dhe fushata publicitare. Por çdo ditë që bënte jetën e saj të re në Madrid, faturat për t’u paguar mbi tryezën e saj sa vinin e shtoheshin dhe për këtë arsye, Rodrigezi u detyrua që për të rrumbullakosur pagën e saj të gjente një sistemim në një butik të qendrës së Madridit, si shitëse. Ndonëse kurrsesi nuk do ta kishte imagjinuar se ekzistenca e saj do të ndryshonte pikërisht ashtu dhe në formën që as në ëndrrat e saj nuk e kishte imagjinuar.
DITA TE “GUÇI” QË NDRYSHOI GJITHÇKA
Pikërisht ai butik i “Guçi”- t ende sot e kësaj dite vazhdon të jetë dhe ndoshta është bërë edhe më i famshëm në rrugën “Milla de Oro”, një ndër zonat më moderne të kryeqytetit… Por aty, pikërisht aty, një ditë hyri ai, ylli i Madridit… Dhe për të ndjekur Kristianon në pazarin e tij shumë të kushtueshëm dhe të veçantë u zgjodh pikërisht ajo që ta shoqëronte, “Xho”…
Kronikat rozë tregojnë se sa herë që kampioni portugez kthehej në atë dyqan, tashmë ishte ai që kërkonte ta asistonte gjithmonë e njëjta shitëse: ajo brunia disi e turpshme, por shumë xhentile, por mbi të gjitha aq shumë ndryshe nga magjepsësja, supermodelja ruse, Irina Shaik, me të cilën CR7 kishte vetëm pak kohë që kishte ndërprerë një lidhje relativisht të gjatë. Madje, së fundmi, vetë Xhorxhina ka dhënë disa detaje që i dërguan të dy deri te fejesa.
Përpara tij dridhesha, por menjëherë pati një shkëndijë mes nesh. Unë jam shumë e turpshme dhe ndoshta kjo më tensionoi disi më shumë përpara një personi, që vetëm me një shikim, më kishte prekur deri në thellësi të zemrës. Pastaj, mënyra si Kristiano më trajton edhe sot, mënyra se si kujdeset dhe më dashuron, kompleton gjithçka të jetës sime”, shkruan parnorama.
MES EROSIT E TICIANOS
Në mbrëmjen gala të “MTV Europe Music Aëards 2019”, organizuar në Sevije, “Xho” dhe “Kris” tërhoqën një oqean me “selfie”. Fundja, çifti në fjalë sa herë që udhëtojnë së bashku me makinë, nuk ngurrojnë të postojnë qindra foto së bashku, të cilat janë shndërruar në kartëvizitën e tyre në “Instagram”.
Gjithsesi, spektakli i djeshëm ishte ndryshe. Rodrigez ishte një prej prezantueseve të një festivali jo të disa këngëve komerciale, por të një meshe laike për të gjithë italianët. Ndonëse, që në prezantimin e kësaj aventure që e priste, GR7 e dinte mirë se skena e pallatit “Ariston” ishte e rëndësisë së njëjtë me atë të Ligës së Kampioneve ku performon CR7-ta. “Mamaja ime na vinte gjithmonë të dëgjonim.”/Panorama