• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia i përgatiti dëbimin, Arigona u zhduk…/ Rasti më i famshëm i azilit në Austri

08:19 : 08/02/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE

Policia bën gati familjen për dëbim, por Arigona zhduket… Çfarë ndodhi me Arigonën dhe familjen e saj?

Rasti më i njohur i azilit në historinë e re të Austrisë është ai i vajzës së re shqiptare, Arigona Zogaj, shkruan gazeta Wiener Zeitung. Më 26 shtator të vitit 2007, Arigona Zogaj ishte fshehur për t`i ikur dëbimit. Ndërkohë, pasi kanë kaluar disa vite, ajo, nëna e saj Nuria bashkë ne vëllain Albinin dhe motrën, Albonën, këta më të rinj se ajo, jetojnë të qetë dhe në mënyrë tërësisht të ligjshme në Austrinë e Epërme. Arigona, veç tjerash, ishte shpallur Njeriu i Vitit 2009 në Austri.

Kjo është kronologjia e kësaj historie:

Maj 2001: Babai Zogaj hyn në Austri në mënyrë të paligjshme dhe aplikon për azil, transmeton albinfo.ch. Gruaja Nuria dhe pesë fëmijët iu bashkuan në shtator të vitit 2002. Të gjitha aplikimet do të refuzohen në vitet në vijim, rast pas rasti.

26 shtator 2007: Policia bën gati familjen për dëbim, por Arigona zhduket. Për pasojë, nëna e saj mund të qëndrojë në Austri për të gjetur 15-vjeçaren. Pak kohë më vonë, shfaqet një letër dhe më pas edhe një video përmes të cilave Arigona kërcënon se do të bëjë vetëvrasje. Më 10 tetor, bëhet i njohur qëndrimi i Arigonës tek pastori Josef Friedl, nën mbrojtjen e tij.

Lexo edhe:

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

Shqiptari i vodhi 102.000 euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri

14 dhjetor 2007: Gjykata Kushtetuese e Austrisë (VfGH)kundërshton një ankesë të bërë nga Zogajt – por njëherësh e bën të qartë se kjo nuk do të thotë që Arigona dhe nëna e saj duhet të dëbohen, përcjell albinfo.ch. Ministri i i atëhershëm i punëve të brendshme, Günther Platter, mohon të drejtën humanitare të qëndrimit, por Arigona dhe e ëma mund të qëndrojnë deri në përfundim të vitit shkollor, në vitin 2008.

Qershor 2008: Arigona dhe Nurie Zogajt u kërkohet me shkrim të largohen nga vendi që në fillim të pushimeve verore. Ndërkaq, një raport psikiatrik vërteton se Nuria kishte tentuar të bënte vetëvrasje ndërsa vajza e saj në korrik kishte nevojë për trajtim. Kështu, ato mund të qëndronin për momentin. Babai ndërkohë kishte ikur në Kosovë.

12 nëntor 2009: Ministria e Brendshme vendos të deportojë Arigonën, nënën dhe dy motrat më të reja për shkak të një vendimi negativ të azilit, pëfcjell albinfo.ch. Avokati i Zogajve, Helmut Blum ushtron një ankesë në Gjykatën e Azilit.

18 Mars 2010: Gjykata e Azilit kundërshton ankesën. Blum njofton se do të bëjë një ankesë në VfGH. Në muajin prill bëhet kërkesa për efekt pezullues, dhe kështu dëbimi pezullohet deri në përfundim të procedurës.

14 qershor 2010: VfGH hedh poshtë ankesat. Ministrja e Brendshme Maria Fekter (PVP) rekomandon largimin vullnetar dhe një ditë më vonë i referohet edhe mundësisë së një kthimi ligjor.

15 korrik 2010: Familja udhëton në Kosovë pas përfundimit të vitit shkollor.

22 nëntor 2010: BH (autoritetet e qarkut) Vöcklabruck pranojnë aplikimet për vizë të nënës tani të divorcuar Nuries, Arigonës si dhe vëllait të saj, Albinit dhe motrës, Albonës, transmeton albinfo.ch. Kështu, menjëherë pas kësaj, të katër anëtarët e familjes kthehen në Austri.

6 shkurt 2012: Arigona, Albini dhe Albona marrin vizat me leje qëndrimi. Nëna e tyre e kishte marrë vendimin në fund të vitit 2011. Familja ka jetuar e pavarur që nga ajo kohë dhe nuk ka marrë fare ndihma nga shteti. Vizat fillimisht ishin të vlefshme për një vit, por më pas ato janë zgjatur për dy vjet, përcjell albinfo.ch. Sot Arigona, nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e saj të vegjël jetojnë ligjërisht dhe pa probleme në Austri.

Etiketa: arigonaaustriAzil

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

13:17 : 06/05/2025
AKTUALITET

Shqiptari i vodhi 102.000 euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri

18:32 : 02/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

13:31 : 01/05/2025
AKTUALITET

SKANDALI/ Në kërkim nga SPAK, Fate Velaj fshehu në Ambasadë kunatën Erjona Daupaj

10:35 : 29/04/2025
BOTA

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

09:05 : 07/04/2025
AKTUALITET

I moshuari në azilin “Ruaje Moshën” nuk u vra nga shoku? Detaje të reja nga hetimet…

21:40 : 02/04/2025
Para

Historia e panjohur e dy vëllezërve Manço/ Njëri vdiq nën tortura, tjetri ishte "Hero i Punës Socialiste"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com