• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

6 milionë armë të vogla qarkullojnë në Ballkan

23:10 : 08/02/2020
në AKTUALITET

1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta përbëjnë rrezik për sigurinë dhe paqen në botë. Këshilli i Sigurimit të OKB thotë se mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë.

Çdo 15 minuta shkaktohet një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. 1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta janë shpërndarë nëpër botë, që nga pushkët, pistoletat, automatikët. Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi këtë javë për kontrollin mbi to, një çështje me të cilën ka filluar vetë të merret shumë vonë, më 2007 për herë të parë, kur u pa që mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë. Kontrolli mbi armët e vogla nuk ka koniunkturë në shumë vende, që e shohin zotërimin e armëve të vogla si çështje personale.

Izumi Nakamitsu, përfaqësuesja e lartë e OKB për çështjet e çarmatimit, prezantoi raportin dyvjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili thotë se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura. Armët e vogla dhe armatimet e lehta janë mjeti kryesor i konflikteve të armatosura dhe akteve të dhunës. Sipas Nakamitsus, “armët e vogla janë përdorur në 50 përqind të vrasjeve të dhunshme të kryera në botë nga viti 2010 deri më 2015”. Që nga Amerika në Afrikë, në Europën Jugore, asnjë vend nuk është imun nga sfidat që dalin prej qarkullimit ilegal të armëve të vogla. Ato mbeten armë që zgjidhen si të tilla në konfliktet midis shteteve, në terrorizëm, nga krimi i organizuar, në luftën e bandave.

Izumi Nakamitsu, nënsekretare e OKB për çarmatimin duke informuar Këshillin e Sigurimit

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përmend planin strategjik të përpiluar më 2018, nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur deri më 2024 një zgjidhje të qëndrueshme në zotërimin ilegal, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla, armatimeve të lehta dhe municioneve të tyre. “Nëse zbatohet me efektivitet ai do të arrijë reduktim të dukshëm të rrymave ilegale të armëve të vogla dhe armëve ilegale”, thotë raporti. Sipas raportit plani merret me çështjet kritike si përgjigjet e legjislacionit, policisë, drejtësisë kriminale ndaj trafikimit të armëve të zjarrit, çështjeve të edukimit, grumbullimit, shkatërrimit fizik dhe inventarizimit. “Duke patur parasysh natyrën ndërkufitare të trafikimit ilegal të armëve, plani ka si synim të krijojë një kuadër për forcimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në raport, ku shtohet se kjo nismë rajonale mund të përdoret si model për rajonet e tjera.

Armët e vogla në Ballkan

Lexo edhe:

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

6 milionë armë të vogla kanë mbetur në qarkullim në Ballkan që nga koha e luftërave. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përpiluar tashmë planet kombëtare për të luftuar shitjen ilegale të armëve. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas mblodhi në Berlin në fund të muajit janar kolegët nga vendet e Ballkanit perëndimor, për të parë deri ku është shkuar në planet për të luftuar trafikimin. 16 milionë euro janë dhënë për organizatat joqeveritare, programet e OKB si ai për zhvillim PNUD dhe OSBE-së. Gjermania ka ndihmuar në specializimin e 1500 oficerëve të policisë kufitare në Bosnjë Hercegovinë, në parandalimin e kontrabandës së armëve. Kjo pritet të bëhet edhe në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Damien Spleeters, zëvendësdrejtor i Conflict Armament Research, një organizate që ndjek gjurmët e armëve tha në Këshillin e Sigurimit se komuniteti ndërkombëtar kërkon të vendosë kontrollin mbi tregtinë konvencionale të armëve, në mënyrë që të zvogëlojë diversitetin e tyre. “Po mungesa e raporteve të detajuara e pengon këtë”, shtoi ai. Raportet nuk japin informacione për identifikimin e armëve dhe origjinën e prodhimit, duke i penguar kështu investigimet. Prandaj organizata e tij mbledh informacione “në fushën e betejës”. Më 2016 ekipi i tij gjeti në Irak armë që kishin përfunduar në duart e IS dhe ishin prodhuar vetëm dy muaj më parë në Europë./DW

Etiketa: Armeballkan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025
AKTUALITET

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
AKTUALITET

Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen 2 vëllezër. Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

09:40 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë

11:45 : 04/06/2025
AKTUALITET

U qëllua me 12 plumba, zbardhen detaje nga vrasja e Pjetër Kazës: Autori përdori armë me silenciator

20:40 : 03/06/2025
Para

Thaçi: Nuk ka propozim amerikan për ndryshim kufijsh, Sorosin e kam mik

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com