• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia ndalon biznesmenin Dashamir Gjoka, i sekuestron makinën e blinduar

19:22 : 07/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Biznesmeni Dashamir Gjoka, me banim në Durrës, është shoqëruar nga policia pasditen e kësaj të premte. Burime për mediat, konfirmojnë shoqërimin e biznesmenit të njohur. Shkak për shoqërimin e tij është bërë automjeti i blinduar me të cilin lëvizte. Makina luksoze është sekuestruar nga policia.

Dy ditë më parë, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni “Forca e Ligjit”, OFL i dërgoi biznesmenit nga Shijaku formularin e deklarimit të pasurisë, ku duhet të faktojë para drejtësisë së re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, SPAK dhe GJKKO se pasuritë e tij janë me burime të ligjshme dhe të ardhura të justifikuara.

Dashamir Gjoka është pronar i kompleksit me të njëjtin emër në Shijak, mjaft i njohur si njësi shërbimi dhe qendër tregtare.

Kompleksi Gjoka në Shijak, pronë e biznesmenit Dashamir Gjoka

Lexo edhe:

EMRI/ Shiste kokainë në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

Dashamir Gjoka u arrestua në vitin 2013 pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij pas procesit atje për trafikim të qenieve njerëzore. Por kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij e refuzoi ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Ndërkohë, dy vite më parë ai i ka mbijetuar edhe një atentati me kallashnikov. Persona të armatosur hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të automjetit të Gjokës, i cili ishte i blinduar dhe për rrjedhojë arriti të shpëtojë.

Dyshohet i përfshirë në aktivitete kriminale-hetimi për pasurinë që në 2016
Dashamir Gjoka rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Pasuria e Dashamir Gjokës është konfiskuar edhe më herët, në vitin 2017. Gjykata për Krime të Rënda në sajë të hetimit pasuror në zbatim të ligjit anti-mafia dhe një hetimi pasuror nga Prokuroria e Durrësit (në 2016-ën) për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, vendosi konfiskimin me dyshimin se super-pasuritë e regjistruara në emër të Dashamir Gjokës dhe familjarëve të tij në një vlerë mbi 200 milionë lekë të reja, janë vënë nga aktiviteti kriminal në Itali, ku rezulton i dënuar me 7.5 vite burg.

Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë, nisur prej vitit 2015 kur prokuroria kërkoi sekuestron e pasurive të tij, duke e detyruar Dashamir Gjokën të deklaronte burimin e pasurisë se tij dhe justifikimin e saj me fatura apo transaksione bankare. Por më tej, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, një vendim të cilit prokuroria i bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Por me vendimin e Apelit, i cili është i formës së prerë, të gjitha supër-pasuritë e sekuestruara të biznesmenit nga Shijaku, u liruan.

Në kërkesën për konfiskim, prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, deklaronte se “gjatë fazës hetimore, i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumente jo-zyrtarë, në bazë të të cilave justifikonin faktin se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja prej personave të ndryshëm. Në asnjë rast, këto huamarrje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor, duke krijuar bindjen se ato janë fiktive, me qëllim mbulimin e të ardhurave të pajustifikuara”.

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të Dashamir Gjokës “nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave,fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij”, shprehej prokuroria.

Pasuritë e Dashamir Gjokës

Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Etiketa: arrestimDashamir GjokaOFL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Shiste kokainë në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

09:57 : 05/11/2025
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

11:33 : 04/11/2025
AKTUALITET

Hiqej si polic në rrugët e Kamzës, arrestohet 20-vjeçari/ Ja çfarë iu gjet në banesë

16:11 : 02/11/2025
AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
Para

Koronavirusi në Shqipëri/ Berisha jep alarmin: Kriminale, ministria e Shëndetësisë e papërgjegjshme

TË GJITHA

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

13:37 : 05/11/2025

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

13:00 : 05/11/2025

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com