• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OBSH: Ka ende shumë pikëpyetje mbi koronavirusin

22:50 : 07/02/2020
në BOTA

Numri i rasteve të personave të konfirmuar si bartës të koronavirusit në Kinë u rrit me gati 4 mijë ndërsa ai i vdekjeve me rreth 75, brenda një dite. Deri tani shifrat e përgjithshme flasim për mbi 31.200 njerëz të infektuar dhe 636 që kanë humbur jetën.

Ndërsa virusi vazhdon të përhapet, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se është ende shumë herët të thuhet nëse shpërthimi i virusit ka arritur pikën kulmore edhe pse të mërkurën numri i përgjithshëm i rasteve të reja ra për herë të parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se shifrat kanë pësuar një rënie të lehtë.

“Kur e shihni këtë grafik duket sikur numri nga dita në ditë po rritet, por shifra aktuale e raportuar sot, në krahasim me numrin e raportuar dje ka pësuar rënie. Nuk do të thotë asgjë, por të paktën nuk po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Mike Ryan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Media zyrtare njoftoi se në Wuhan të Kinës një foshnje u diagnostikua me koronavirus 36 orë pas lindjes, i infektuari në moshën me të re deri më tani.

Lexo edhe:

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Nëna e foshnjes rezultoi pozitive pas testit për virusin përpara lindjes. Mjeku Zeng Lingkong i spitalit të Fëmijëve në Wuhan tha se është e pamundur të konfirmohet nëse virusi u transmetua në barkun e nënës apo pas lindjes.

“E ndamë menjëherë foshnjën nga nëna pas lindjes dhe po e ushqyejmë në mënyrë artificiale”, thotë Zeng Lingkong, i spitalit të Fëmijëve në Wuhan.

Po të enjten një shtetas britanik u konfirmua se ishte prekur nga koronavirusi pas kthimit të tij nga një vend aziatik. Raste si ky tregojnë se rreziku i prekjes nga virusi është i lartë për një zonë më të gjerë.

“Më parë rreziku që dikush të infektohej jashtë Kinës ishte shumë i ulët dhe vetëm në rrethana mjaft të kufizuara këshillonim kryejen e testeve. Por tani këshillojmë testimin për një zonë më të gjerë gjeografike”, thotë një zyrtar i lartë i shërbimit mjeksor në Londër Chris Whitty.

Zyrtarët kanë ende nevojë për më shumë informacion që do t’i ndihmonte ata t’i jepnin fund përhapjes së mëtejshme të virusit thotë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Ne nuk e dimë burimin e shpërthimit, nuk e dimë se cili është rezervuari natyror i tij dhe nuk e kuptojmë siç duhet aftësinë e tij për t’u transmetuar apo shkallën e rrezikshmërisë së tij. Që ta ndalim, kemi nevojë t’u japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve”, thotë Tedros A. Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Kjo është arsyeja thotë ai pse OBSH-ja po organizon një forum botëror disa ditor që do t’i shërbejë identifikimit dhe koordinimit të përpjekjeve në fushën e kërkimit, gjetjes sa më shpejt të jetë e mundur të terapisë apo vaksinës që lufton virusin.

Etiketa: OBSHpikepyetjevirusi

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

OBSH ngre alarmin: Dhjetëra fëmijë të vdekur nga disa shurupe toksike

15:35 : 14/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

10:11 : 13/10/2025
BOTA

OBSH në alarm: 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

14:09 : 08/10/2025
Para

"Shërbëtor i Dondollakut dhe Aldo Bares"/ Salianji: Do të nxjerr prova të tjera për Artan Gjermenin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com