• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Ligjet miratojnë procedurën, i marrin Metës kompetencën

11:28 : 06/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni parlamentar i Ligjeve morri në shqyrtim ndryshimet ligjore në ligjin për Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të propozuara nga mazhoranca, ku Presidentit të Republikës i vendosen afate kohore për thirrjen për betim të anëtarëve të zgjedhur të kësaj gjykate.

Sipas këtyre ndryshimeve përcaktohet se nëse, Presidenti i Republikës nuk thërret brenda 10 ditëve për betim anëtarin e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, atij i lind e drejta të betohet me shkrim dikur tjetër dhe t’ia përcjellë aktin institucionit të Kreut të Shtetit.

Gjatë diskutimi në komision, deputeti i Partisë socialiste, Alket Hyseni është shprehur se ligji ‘Për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’ ka nevojë për ndryshime, duke iu referuar përplasjes mes Kuvendit dhe Presidencës për emërimin e Arta Vorpsit.

“Institucione te caktuara u përpoqën ta pengojnë këtë betim, ceremoni formale. Mendojmë që duhet futur mekanizmi zhbllokues. Asnjë nga institucionet, nuk mund të bllokojë betimin. Prandaj lind nevoja për mekanizëm zhbllokues. Kjo në kushtet kur reforma kërkon kohe për implementim të plotë. Kjo është ndërhyrje parimore ne kushtetutë”, u shpreh Hyseni.

Gjithashtu dhe për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ku si ‘mekanizem zhbllokues’ është menduar betimi i tyre para Keshillit të larte Gjyqësor.

Lexo edhe:

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

Nga juristë dhe ekspertë të fushës së ligjit kjo lëvizje e maxhorancës u cilësua si një shmangie të kompetencave të presidentit të Republikës, të cilit Kushtetuta i njeh atributin për të thirrur në betim anëtarët e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja formë për të marrë zyrtarisht detyrën.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë kalon këtë draft të propozuar nga Këshilli i Ministrave, atëherë Presidencës nuk i mbetet veçse të pranojë postën e mbërritur nga gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji në shqyrtim:

“Për disa shtesa në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”, të ndryshuar”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Neni 2

Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Etiketa: betimigjyqtareligje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025
AKTUALITET

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

11:16 : 27/09/2025
AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
Para

"Po si mundet?! Si ?!"/ Aktori tregon ç'i ndodhi në urban: Turp! Ju luta shoferit të zbrisja ....

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com