Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një thirrje diasporës në SHBA për t’u bashkuar për çrrënjosjen e narkoshtetit në Shqipëri.
Demiraj shkruan se në të kaluarën janë arritur disa suksese por potenciali i kontributit te komunitetit shqiptaro-amerikan për në trojet shqiptare është ende i pashfrytëzuar.
“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka potencialin të jetë një urë lidhëse mes të dyve kombeve, një ambasador kulturor, politik dhe intelektual i Shqiperisë në SHBA”, shkruan Demiraj.
Në vijim, ish-ministri i Brendshëm thekson se çdo përfaqësues i lartë i opozitës së bashkuar që ka vizituar SHBA-të ka dhënë një mesazh të qartë dhe shpresëdhënës. Këtë ftesë në vazhdimësi e ka bërë dhe rëndësinë e saj e ka deklaruar në shume takime z. Basha por edhe ne disa takime që kam qene prezent e ka theksuar me pergjegjesi edhe znj Kryemadhi.
Te dy keta drejtues të opozitës e kanë vënë në dukje potencialin e madh të diasporës, duke e ftuar atë me shumë seriozitet të përfshihet në politiken e ardhshme dhe të kontribojne në reformat e ardhshme në Shqipëri”, shkruan Demiraj.
Nga Dritan Demiraj
Dinamika e brendshme e atdheut dhe e diasporës luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis të dyve. Bashkimi i një diaspore përfshin vetëdije emocionale dhe përgjegjshmëri qytetare.
Diaspora shqiptare ka ruajtur lidhjet kulturore, patriotike dhe shpirtërore me trojet e tyre. Shtetit shqiptar i mungon njohja e duhur se kush janë shqiptaro-amerikanët, çfarë kanë kaluar dhe çfarë arritjesh dhe ndikimi kane ne ditet e sotme.
Detyrimet dhe kontributet e komunitetit shqiptaro-amerikan për trojet etnike shqiptare kanë qenë të shumta. Diaspora shqiptaro-amerikane ka përdorur aftësitë, lidhjet dhe burimet e tyre për të mbështetur Shqiperinë, Kosovën, shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi në te kaluaren dhe janë të gatshëm ta bëjnë këtë me çdo mundësi edhe në ditët e sotme.
Në të kaluarën janë arritur disa suksese por potenciali i kontributit te komunitetit shqiptaro-amerikan për në trojet shqiptare është ende i pashfrytëzuar. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka potencialin të jetë një urë lidhëse mes të dyve kombeve, një ambasador kulturor, politik dhe intelektual i Shqiperisë në SHBA.
Edukimi kulturor, perëndimor, arsimor dhe shtetformues i diasporës është çelësi i rolit të saj si një urë kulturore midis dy kombeve. Sot kjo diaspore eshte e gatshme të ndihmojë trojet shqiptare për çdo gjë që i kërkohet me ekspertizë ne shume fusha per funksionimin siç duhet te shtetit ligjor e demokratik ashtu siç jeni dhe Ju te nderuar oficerë amerikano-shqiptare te zbatimit te ligjit dhe të sigurise ne kete shtet te modelit të parë te demokracise boterore.
Sipas meje patriotizëm është vetëm kur njerëzit i vënë idetë e tyre në punë. Dashuria juaj për vendin tuaj është vetëm përkushtimi Juaj për të perfaqësuar sa më me dinjitet punën dhe prejardhjen Tuaj.
Problemet që lidhen me veprimet e shtetit shqiptar vazhdojnë të ushqejnë ankesën gjithëpërfshirëse të shqiptaro-amerikanëve që shteti shqiptar na kujton “vetëm kur i duhemi” për të promovuar qëllimet e saj. Kjo gje do te kercenonte organizimin dhe solidaritetin e organizmit te diaspores. Zëra, qëndrime dhe qasje të ndryshme hasen brenda çdo diaspore. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan mund të luajë një rol diplomatik më aktiv si aktor kryesor i shoqërisë civile, jo duke qene nje shtojce e qeverisjes së sotme te diskretituar ndërkombëtarisht, por si nje partneritet midis tyre.
Në një vend të qeverisur ekstremisht keq, ku kryeministri drejton me trafikante droge, ku gjithe pasuria e vendit i jepet vetem 10 personave, ku denohen vetem varfanjaket dhe opozita, ku trafiku dhe kultivimi i droges rritet 1200 % brenda vitit, ku ne mes te Europes behen zgjedhje moniste, ku cdo dite vendi zbrazet nga rinia, ku policia ngarkon skafet me thaset e droges se trafikanteve, ku ministrat e brendhsem drejtojne trafikun e droges, etj roli dhe pergjegjesia e diaspores eshte shume e madhe.
Por mund te pyesni te dashur bashkekombas a ka shprese?
Sigurisht qe po. Çdo perfaqesues i larte i opozites se bashkuar qe ka vizituar SHBA-te ka dhene nje mesazh te qarte dhe shpresedhenes. Kete ftese ne vazhdimesi e ka bere dhe rendesine e saj e ka deklaruar ne shume takime z. Basha por edhe ne disa takime qe kam qene prezent e ka theksuar me pergjegjesi edhe znj Kryemadhi. Te dy keta drejtues te opozites e kane vene ne dukje potencialin e madh te diaspores, duke e ftuar ate me shume seriozitet te perfshihet ne politiken e ardhshme dhe te kontribojne ne reformat e ardhshme ne Shqiperi.
Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat. Do ta mbyllja kete status me nje thenie te Winston S. Churchill:
“Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza”. “I contend that for a nation to try to tax itself into prosperity is like a man standing in a bucket and trying to lift himself up by the handle.”.
Vellezer te diaspores shqiptare amerikane!
Sot me shume se kurre qe vendi eshte kthyer ne narkoshtet dhe po rreshqet drejt diktatures, kemi pergjegjesine qe te pergjegjesohemi, te punojme me shume per te bere me demokratik dhe me te sigurte shtetin e enderruar nga Rilindasit tane te medhenj dhe jo nga keta bandite pa dinitet, pa shtetesi dhe komb qe drejtojne sot.
Rroftë Shqiperia etnike.
Rroftë Populli Shqiptar ne te gjithe trojet etnike.
Rroftë Diaspora Shqiptaro-Amerikane dhe kontributi i çdo shqiptari qe na kane bere krenar sot dhe mot.