Dashi
Angazhimet në punë do të kërkojnë më shumë përkushtim. Disa nga ju kanë një punë rutinë, janë të lodhur ngaqë bëjnë gjithnjë të njëjtat gjëra dhe kërkojnë të ndihen më të kënaqur nga ana profesionale. Ndryshojnë apo jo gjërat, ju do të vazhdoni përpara. Pranvera nuk do të sjellë shumë gjëra të reja për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në aspektin profesional. Në përgjithësi, viti 2020 do të jetë frytdhënës më shumë për ata që janë duke studiuar dhe për ata që po bëhen gati të kalojnë një provë për të treguar sa vlejnë në të vërtetë. Të ardhura të mira për ata që kanë si ashendent shenjën e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Duhet të vlerësoni strategji të reja. Pas katër muajsh punë do të merrni shpërblimin e shumëpritur.
Yjet favorizojnë ata që duan të ndezin brenda tyre dëshirën për të dashuruar, sepse Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 7. Nëse keni një marrëdhënie që nuk ju dhuron kënaqësi, më mirë t’i jepni fund. Në familje po bisedoni për blerjen e një shtëpie apo për t’u shpërngulur diku tjetër. Për fat të keq, Jupiteri ju pengon disi duke ju hapur probleme të vogla të karakterit ekonomik. Data më e favorshme në fushën sentimentale është 16-a, qoftë edhe për të sqaruar disa çështje që i keni lënë pezull. Nëse vendosni t’i jepni fund një lidhjeje, kjo nënkupton se po çliroheni nga një barrë e madhe. Shumë nga ju mendojnë se janë më mirë vetëm. Debate pa fund me të lindurit e shenjës së Gaforres dhe Bricjapit.
Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Saturnit, duhet të prisni çaste të tensionuara, sidomos në datën 19. Këtë muaj do ta keni të vështirë të gjeni qetësi, pasi gjithë familja ndihet e nervozuar. Fakti që duhet të tregoni çdo ditë sa vleni ju shkakton ankth, gjë që do të sjellë edhe disa shqetësime të vogla shëndetësore në dhjetë ditët e fundit të shkurtit.
Demi
Ky është një muaj tjetër për të treguar sa vlera keni në mjedisin tuaj profesional. Gjithçka varet nga ajo që dëshironi ju. Nëse sapo keni kaluar një pengesë, tani është çasti të nisni gjithçka nga e para. Mërkuri kalon në shenjën tuaj të hënën e datës 3 dhe ndikimi i tij pozitiv do të përforcohet edhe nga Jupiteri dhe Saturni. Tanimë jeni profesionistë të sprovuar dhe e keni suksesin të garantuar. Të rinjtë që janë në kërkim të risive duhet të përveshin mëngët, madje edhe të shpërngulen në qytete të tjera. Edhe pse të lindurit në shenjën e Demit janë të lidhur ngushtë me familjen, për shkak të Uranit do të ndieni dëshirë të ndryshoni paksa ambient. Për ata që i kanë mundësitë ekonomike, kjo është periudha e duhur për të bërë blerje.
Ky muaj do të jetë i mbushur me ngjarje dhe emocione. Kjo është periudha më e mirë për të rënë në dashuri apo për të konfirmuar një lidhje. Ju e harroni lehtësisht të shkuarën. Vlerësojini mirë lidhjet e reja që po lindin. Nëse pas një divorci keni ende çështje ligjore të mbetura pezull, nuk do ta keni të vështirë të bini dakord me njëri-tjetrin. Do të jeni pikërisht ju që do ta drejtoni situatën. Mos i nënvlerësoni dashuritë e reja, pasi Venusi është në një pozicion të shkëlqyer dhe do t’ju dhurojë emocione të mëdha, sidomos pas datës 19. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh, do të kërkojnë që partnerët të hedhin një hap më shumë, si për shembull martesa.
Yjet janë në favorin tuaj. Ndjesi pozitive, energji të mëdha dhe jeni të aftë ta merrni veten pas gjithçkaje që ju ndodh. Viti 2020 do të jetë vendimtar për ju, dhe gjatë shkurtit do të keni një dëshirë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra. Falë kësaj, edhe mendërisht do të ndiheni shumë mirë. Kurat afatgjata që nisin tani do të jenë të suksesshme.
Binjakët
Gjatë muajit shkurt do të merrni disa përgjigje pozitive, pasi tanimë Jupiteri nuk është më kundër jush. Të gjitha problemet që kanë lindur gjatë vitit 2019 duhen menaxhuar ende me kujdes të madh. Do të debatoni me eprorët tuaj, por jo vetëm kaq, një problem që i përket së shkuarës do të dalë sërish në sipërfaqe. Gjysma e dytë e muajit do të shkojë disi më mirë. Marsi nuk do të ndikojë më negativisht pas datës 16. Këshillohuni me ekspertët e fushës para se të ndërmerrni nisma ligjore. Nëse prisni të rimbursoheni për diçka, atëherë duhet të kalojnë disa muaj. Nuk i keni ende idetë e qarta se si të veproni kur vjen puna te kolegët, por, sa më shumë të afrojë pranvera, aq më të lehtë do ta keni edhe ju të zhvilloni projekte origjinale dhe të reja.
Shkurti do të dhurojë emocione në fushën e ndjenjave, sidomos pas datës 7, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj. Tani për tani keni nevojë për qetësi. Fatlumët janë ata që mbajnë në këmbë marrëdhëniet e hershme. Gjysma e dytë e muajit do të jetë idealja. Kini kujdes se mos humbni njerëzit që ju duan duke kërkuar një njeri të veçantë. Lidhjet e reja krijohen krejt papritur nga hiçi. Nëse ndiheni të lodhur, ju këshillojmë t’i jepni duart njëherë e mirë duke shuar çdo dyshim. Çaste tensioni edhe brenda familjes, sidomos në marrëdhëniet prind/fëmijë.
Marsi kundër shenjës suaj do të shkaktojë disa probleme psikofizike në fillim të muajit. Një ditë e vështirë do të jetë ajo e datës 4. Ju këshillojmë të bëni pak e saktë, jo shumë e për lumë. Rrezikoni të ndiheni të hutuar dhe të nervozuar në datat 24 dhe 25.
Gaforrja
Më të qetë këtë muaj do të jenë ata që kanë një aktivitet të pavarur dhe që mund ta drejtojnë ashtu si besojnë ata se është më e mira, edhe pse duhet të mbajnë në kontroll shpenzimet. Kundërshtimi i Jupiterit dhe Saturnit nxit disa divergjenca. Tensionet mund të lindin edhe mes ortakësh apo me eprorët. Nëse keni pranuar një detyrë që nuk ju pëlqen, do ta keni më të vështirë ta çoni deri në fund. Personat që punojnë me kohë të pjesshme do të ndihen të pasigurt. Nuk është çasti të bëni një plan për pranverën apo për verën. Rolet e reja duhen vlerësuar me kujdes. Mbajini nën fre pakënaqësitë tuaja. Burokracitë ju bezdisin, sidomos kur bëhet fjalë për disa borxhe të së shkuarës.
E kemi përmendur edhe më parë që jeta juaj sentimentale është përfshirë dhe disi është dëmtuar nga përkushtimi juaj ndaj karrierës, gjë që është krejt normale për ju. Në datën 7 kjo do të ndihet shumë. Çiftet në krizë të këshillohen me këshillues apo me miq që mund t’i ndihmojnë. Edhe nëse ju vjen një propozim për martesë, ju gjithsesi do ta shtyni, dhe jo se ju mungon dashuria, por ndiheni ende të pasigurt. Shkurti do të vërë në provë shumë çifte, sidomos ata që kanë probleme prej kohësh. Datat 19 dhe 20 do të sjellin debate, ndaj bëni çmos të shmangni çdo gjë që i nxit të tjerët t’ju kundërvihen. Bëni mirë t’i besoni një miku për të larguar stresin.
Gjatë gjithë këtij muaji do të ndiheni nën presion dhe pikërisht pas datës 12 do të nisë një periudhë e lodhshme. Keni dëshirë të ndryshoni gjithçka, por ju mungon forca. Do të ndieni një lloj nervozizmi të madh të brendshëm gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Mos u stërmundoni dhe kini kujdes, se do të shpërqendroheni.
Luani
Ky është një tjetër muaj që duhet t’ia kushtoni aktivitetit tuaj, meqë i keni mundësitë për të rifituar kohën e humbur. Disa nga ju do të nisin një projekt të ri brenda pranverës. Ju presin një sërë kontratash apo propozime që duhen vlerësuar sërish me kujdes dhe duhen nënshkruar. Mos ngurroni të pranoni propozime të reja, sidomos në datën 19, pasi Dielli s’do të jetë më kundër jush. Në janar nuk i keni mbushur shumë portofolat, por në periudhën shkurt-prill të ardhurat do të shtohen. Nëse keni ndër mend të fitoni një sfidë, përgatituni. Venusi është përkrah jush dhe do të bëni një zgjedhje të rëndësishme në datën 17. Kini kujdes nga personat që keni kundër, pasi kërkojnë të ndryshojnë imazhin që përcillni. Me krenarinë që ju karakterizon gjithmonë, është normale që keni shumë miq afër, por edhe shumë armiq.
Shkurti do të jetë një muaj interesant në fushën e ndjenjave dhe plot me ngjarje intriguese. Të vetmuarit do të kërkojnë shoqëri të reja. Romantizmi do të mbizotërojë te të gjitha çiftet që duan ta jetojnë marrëdhënien pa asnjë kufi. Datë interesante do të jetë 16-a. Kini kujdes nga lidhjet e dyfishta. Tradhtia nuk lejohet dhe arsyeja nuk është vetëm morali, por ju zbuloheni shumë shpejt. Gjatë shkurtit do të sillni ndër mend edhe histori të vjetra dashurie që kanë marrë fund, të cilat ju kanë mbetur në kujtesë vetëm se Luanët nuk e pranojnë asnjëherë humbjen. Datat 26 dhe 27 janë më të favorshmet për njohje të reja.
Po ndieni nevojën të nisni projekte të reja. Yjet janë të shkëlqyera, por stresi është i madh dhe nuk pushoni aspak. Nuk do të bënit keq sikur të kalonit disa ditë në një vend të këndshëm, edhe pse jemi në shkurt. Kurat janë të favorizuara nga data 19 deri më 26.
Virgjëresha
Gjatë vitit 2020 nuk do të përballeni me pasiguri të mëdha, ja pse do të jetë premtues. Shkurti do të karakterizohet disi nga tensione. Me siguri keni frikë se nuk do të kaloni një provë apo një provim që duhet përballuar me kurajë. Disa ziliqarë ju kritikojnë. Nëse punoni mirë, nuk keni pse të jeni dyshues për suksesin tuaj. Gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit do të shpërbleheni për punën tuaj me një lajm të mirë. Të gjithë të lindurit e kësaj shenje të përgatiten, pasi diku nga gjysma e vitit do të bëhen pjesë e një ndryshimi të madh. Karriera juaj do të kurorëzohet shumë shpejt. Kini kujdes me paratë, sidomos në fillim të muajit.
Gjithçka nis shtruar në shkurt në fushën e ndjenjave. Duke gjykuar zhvillimet e mëdha profesionale, marrëdhëniet janë disi më inferiore, pasi e keni mendjen tjetërkund. Thuajse të gjitha çiftet duhet të kalojnë një sprovë të vogël. Shkaqet më të shumta që ju ndaheni kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm. Gjysma e dytë e muajit do të dhurojë më shumë emocione duke u sjellë fat edhe beqarëve. Ata që sapo janë lidhur, ua bëjnë të qarta menjëherë gjërat partnerëve të tyre. Marsi premton më shumë në sferën sentimentale.
Shkurti do të jetë muaj i tensionuar edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor. Gjithçka vjen si pasojë e përkushtimit tuaj profesional. Keni aq shumë gjëra nëpër duar, sa nuk e dini më radhën që duhet të ndiqni. Ai që po kërkon një rrugë të re, do ta gjejë. Jeni të shpërqendruar.
Peshorja
Të lindurit e shenjës së Peshores janë shumë të kujdesshëm, i sigurojnë diku të ardhurat e tyre, pasi s’kanë ndër mend të bëjnë investime të mëdha. Ata që në të kaluarën kanë gabuar për shkak të Jupiterit dhe Saturnit kundër tyre, tani duhet të shlyejnë një hua. Shpenzimet brenda familjes këtë muaj do të shtohen. Bëjini më mirë llogaritë. Gjithsesi, rëndësi ka të ekuilibroni fitimet me shpenzimet. Më shumë kujdes duhet të keni në datën 16, pasi edhe familja juaj do të jetë e tensionuar. Në datat 19 dhe 20 ruani qetësinë. Do të vendosni të mbyllni disa marrëdhënie profesionale të lodhshme. Kini kujdes nga armiqësia e një Bricjapi apo e një Ujori.
Në fushën sentimentale shkurti do të risjellë tensionet që kanë karakterizuar muajt e kaluar. Ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë, për shkak të problemeve në punë ose të studimeve për ata që janë më të rinj. Keni shumë gjëra për të thënë dhe shumë njerëz për të kritikuar. Gjatë 2020-s do t’u jepni fund shumë miqësive. Mos bini pre e provokimeve. Çiftet e dashuruara prej kohësh nuk kanë pse të kenë frikë dhe të bëhen gati për të planifikuar pushimet që të qetësohen. Shpërqendrohuni, bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë, pasi kjo gjendje emotive do t’ju stresojë të dyve. Lidhjet e lindura së fundmi do të jenë disi problematike, pasi mund të keni zgjedhur një gënjeshtar/e. Verifikoni gjithçka.
Tensioni gjithashtu karakterizon edhe aspektin shëndetësor dhe fizik. Ndoshta duhet të gjeni një ekuilibër brenda vetes që muajt e fundit e keni humbur. Ankthi do të shkaktojë disa probleme psikopatike që duhen vlerësuar mirë. Kujdes maksimal në datat 12 dhe 19, kur Hëna do të futet në shenjën tuaj. Për fat të mirë, fuqia juaj për të reaguar është për t’u admiruar.
Akrepi
Acarimi i të lindurve në këtë shenjë duhet mbajtur gjithnjë në kontroll. Shumë nga ju kanë vënë re se prej një viti tanimë të gjitha situatat në punë kanë ndryshuar, dhe në këto përfshihen edhe kolegët me eprorët. Urani në shenjën tuaj do t’i trazojë ujërat, ja pse duhet të gjeni pikën e ekuilibrit. Nëse keni diçka për të diskutuar, shkurti është muaji i duhur, por vetëm pas datës 19, kur Dielli kalon në shenjën tuaj. Po mendoni të mbyllni një marrëveshje të re brenda verës. Disa nga ju kanë kërkuar transferim në punë vetëm për t’i qëndruar më pranë familjes. Bashkë me kërkesat e familjes, rriten edhe shpenzimet, ja pse duhet të keni shumë durim, sidomos në marrëdhëniet prind-fëmijë. Mërkuri favorizon biznesin dhe suksesi juaj personal është i garantuar. Data 24 është e duhura për të bërë kërkesa.
Që gjithçka të shkojë vaj në fushën e ndjenjave, duhet të kuptoni më mirë ç’ka ndodhur në të shkuarën. Ata që janë martuar apo që janë bërë me fëmijë, tani kërkojnë siguri ekonomike. Partnerët do t’ju gjykojnë nëse nuk çoni mjaftueshëm të ardhura në shtëpi. Muaji do të karakterizohet nga debate në familje për çështje trashëgimie. Beqarët ndoshta do të gabojnë duke kërkuar të lidhen me persona që kanë diferencë të madhe në moshë me ta apo që jetojnë shumë larg. Kjo ndodh pasi të lindurit e kësaj shenje kuptojnë se dashurojnë vetëm kur vuajnë për të tjerët apo kur e kanë të vështirë t’i bëjnë për vete. Takimet sentimentale do të jenë interesante dhe përfshirëse. Ju tërheqin më shumë personat e shenjave të Ujit, si Gaforrja dhe Peshqit. Shfrytëzoni mundësinë të dielën, në datën 16, kur Marsi kalon në shenjën tuaj.
Shkurti do të jetë muaj force për ju, edhe pse do të ndiheni disi nervozë. Urani ndikon shumë te ju, sidomos kur jeni të dashuruar. Duhet të ushqeheni rregullisht dhe të ruani qetësinë në ditët më të ngarkuara. Mos u lodhni, sidomos në datën 8. Kurat janë të favorizuara pas datës 24.
Shigjetari
Gjatë shkurtit do të konfirmoni sërish vendimet që keni marrë në janar. Propozimet e rëndësishme mund të menaxhohen më mirë, sidomos nëse duhet të shisni një pronë. Ditët më të favorshme do të jenë rreth datës 17, kohë kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Me pengesa do të haseni vetëm nëse po bëni diçka që nuk ju pëlqen, por keni frikë të ndryshoni. Yjet e shkurtit dhurojnë shumë mundësi për ata që janë në kontakt me shumë njerëz. Ditë interesante do të jenë edhe ato të fundit të muajit. Përvishni mëngët dhe bëni propozimet e duhura. Nuk ju mungon kuraja dhe aq më pak krijimtaria. Do të arrini një sukses personal brenda pranverës.
Duket se tanimë ka marrë fund periudha e polemikave të mëdha në çift, falë Venusit që do t’ju favorizojë. Madje, edhe beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha. Nëse do të merrni një vendim me rëndësi, yjet ju ndihmojnë. Pasioni dhe ëmbëlsia do të karakterizojnë të gjitha fundjavat. Beqarët mezi presin të njihen me njerëz të rinj. Kërkoni të keni në krah një person shumë të gjallë. Bëni mirë të rrini larg të lindurve në shenjën e Peshqve, pasi ata paraqesin gjithmonë një lloj sfide për ju. Jupiteri do të ndihmojë çiftet që duan të bëhen me fëmijë.
Kthehet qëndrueshmëria në jetën tuaj, sidomos në aspektin emotiv. Nervozizmi zakonisht karakterizon gjendjen tuaj, por ju e shfrytëzoni sa më mirë, pasi nuk kënaqeni asnjëherë me pak. Shigjetarët ecin shumë dhe bëjnë sport pikërisht që të ndihen sa më të angazhuar, por edhe për të zbuluar gjëra të reja. Do të ndiheni disi të lodhur rreth datës 10.
Bricjapi
Nuk është pak të kesh si mbështetës të shenjës Jupiterin dhe Saturnin. Studentët do të shpërblehen për përpjekjet e tyre të mëdha. Ky është viti i suksesit personal, në veçanti për ata që duan të rifuten në lojë. Jua kujtojmë shumë shpesh se, nëse yjet ju favorizojnë, kjo s’do të thotë se paratë vijnë vetë me thasë. Gjithçka varet nga aftësitë tuaja personale, por nuk do të mungojë rasti për t’u orientuar siç duhet. Nëse keni pasur pranë kolegë apo bashkëpunëtorë që ju kanë hapur probleme, tani është çasti të kërkoni të rinj. Të gjithë Bricjapët ëndërrojnë që një ditë të jenë shefa në nismat e tyre, një ëndërr që shumë shpejt mund të bëhet realitet. Të rinjtë është më mirë të studiojnë jashtë shtetit për të krijuar përvoja të reja.
Shkurti do t’u lërë hapësirë emocioneve dhe ndjenjave, e keni ju në dorë sa doni të përfshiheni. Këtu përfshihen jo vetëm çiftet që kanë një lidhje prej shumë kohësh, por edhe për ata që janë të vetmuar. Të bindësh një Bricjap se është më mirë në çift, sesa të jetojë vetëm është thuajse një sipërmarrje e pamundur, sidomos pas një sërë zhgënjimesh. Dhembja e një braktisjeje nuk duhet të shndërrohet në mosbesim ndaj së ardhmes. Datat 12, 13, 26 dhe 27 do të shoqërohen nga disa keqkuptime, sidomos nëse keni konflikte me prindërit. Vendosmëria është ajo që triumfon në fund.
Edhe në aspektin fizik dhe shëndetësor, shkurti do të karakterizohet nga nervozizmi, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Mos reagoni keq ndaj keqkuptimeve apo provokimeve. Pika juaj e dobët janë gjunjët dhe dhembjet e kockave. Jupiteri ju mbron gjithmonë.
Ujori
Ky do të jetë muaji i Ujorit, pasi Dielli dhe Venusi do të kalojnë në shenjën tuaj. Ata më fatlumët që kanë vënë punët në vijë, tani po mendojnë për ndryshime të mëdha në jetën e tyre. Të lindurit në këtë shenjë mërziten, nëse bëjnë gjithmonë të njëjtat gjëra. Falë ndikimit të Uranit, të rinjtë do të rrezikojnë duke ndjekur rrugë të reja të paprovuara më parë, madje edhe në qytete të tjera. Keni filluar që tani të mendoni dhe të bëni planet për verën. Kush ka shumë gjëra në dorë, do të fillojë t’i përzgjedhë. Disa janë përballur me një gjendje vërtet të tensionuar. Është pikërisht trupi ai që ju tregon se duhet të zgjidhni të bëni një jetë më të qetë, duke kapërcyer frikën që ju shoqëron. Falë idealeve që keni, ju ecni gjithnjë përpara. Data 12 do të jetë shumë interesante.
Ka ardhur çasti të jetoni marrëdhënie intriguese në aspektin sentimental, edhe pse disi të kushtëzuara nga xhelozia. Kanë qenë të shumta çiftet që janë ndarë këta muajt e fundit. Disa nga ju nuk ndahen vetëm për hir të fëmijëve apo për qetësinë që dhuron familja, por dashurinë zor se e gjeni. Takimet e reja janë shumë të favorizuara. Marrëdhëniet e hershme do ta kenë të vështirë të gjejnë sensualitetin në marrëdhëniet intime, pasi Ujorët dashurojnë me mendje.
Jupiteri dhe Saturni në këtë periudhë ju ftojnë të kuptoni më mirë se cilat janë energjitë tuaja të vërteta dhe të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike. Këto janë ditët ideale për ta bërë këtë. Duhet të çliroheni nga një barrë që ju mundon prej kohësh, pasi organizmi po lufton bashkë me ju. Këshillohen vitaminat dhe këshillat e mjekut.
Peshqit
Venusi kalon në shenjën tuaj pikërisht në datën 7 dhe kjo gjë nënkupton një sinjal force. Nëse vitin e kaluar një bashkëpunim është prishur apo dikush është përpjekur t’ju pengojë duke hedhur baltë mbi aftësitë tuaja, tani i keni marrë ju frenat në dorë. Edhe ata që bëjnë një punë që s’u pëlqen, kanë mundësinë të ndryshojnë, pasi kjo periudhë e favorshme do të zgjatë disa muaj. Edhe Marsi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 16, ja pse duhet t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë. Lëreni frikën mënjanë dhe mendoni çfarë dini dhe çfarë mund të bëni. Nuk do të mungojnë edhe ditët e tensionuara, si datat 10 dhe 11, gjatë të cilave do të lindin debate si pasojë e lodhjes.
Nëse jeni ende të vetmuar pas një krize të kaluar vitin e kaluar, ka ardhur koha të tregoheni të hapur për dashuritë e reja, pasi Venusi favorizon pasionin. Lidhjet dhe miqësitë që lindin në këtë periudhë do t’ju ndihmojnë të kaloni shumë vështirësi. Dy vitet e fundit kanë qenë disi delikatë në fushën e ndjenjave. Edhe ata që s’janë larguar nga partnerët, kanë ndier një shkëputje fizike dhe psikologjike. Ndoshta një nga të dy ka punuar larg ose është treguar kritik ndaj tjetrit. Duhet të gjeni sërish nevojën për të kaluar kohë bashkë, të ndani hapësirat të dy dhe të mos krijoni një lloj rivaliteti. Mos u përqendroni vetëm te puna, pasi edhe lidhjet sentimentale janë të domosdoshme. Kujtimet negative të së shkuarës shndërrojini në stimuj për të shëruar shpirtin. Nëse mendoni të ndëshkoni partnerin duke u lidhur me dikë tjetër, në fakt rrezikoni të ndëshkoni veten duke hyrë në marrëdhënie të ndërlikuara.
Kjo është periudha e duhur për të gjetur shtysat pozitive për të ecur përpara. Mos gaboni duke menduar për të shkuarën. Kush e bën, rrezikon të jetojë me trishtimin e asaj që ka kaluar, pa menduar se çfarë e pret në 2020-n.