Analisti Andi Bushati në një analizë të tij shprehet se Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më antidemokratike të regjimit personal të Edi Ramës.Duke analizuar qëndrimin e mbajtur nga Ambasada e SHBA-së ndaj ligjit anti-KÇK, Bushati shkruan se “deklarata në një ditë pushimi, jo vetëm ka përdorur në komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalë në krah, aktit administrativ anti KÇK, që i jep një fuqi antikushtetuese policisë të tij politike, duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat”.
“Pyetja në këtë rast nuk bëhet nëse duhet luftuar apo jo krimi, por nëse i duhet dhënë edhe një pushtet tjetër, ekstraligjor, një autokrati që po abuzon dita ditës edhe me ato që ka.
Të marra veç e veç, të gjitha nismat e Ramës edhe ajo për të reformuar drejtësinë edhe ajo për të disiplinuar mediat e reja edhe ajo për të goditur ekonomikisht kriminalitetin, në letër duken tërheqëse, por në thelb ato përbëjnë një grykësi tashmë të vërtetuar për të asfiskuar çdo segment që e ka jashtë kontrollit. Ai nuk do drejtësi të pavarur, ai do gjyqtarë që ti shërbejnë, ai nuk do media të lira, por gazetarë që të kene frikë, ai nuk do trafikantë të sekuestruar, por banditë që me paratë e drogës blejnë vota për të.
Në këtë pikë edhe sikur këto mos ishin ngjarje të para, por thjeshtë frikëra të pa vërtetuara, një njeriu të vetëm nuk mund ti lihej në dorë pushteti i pakontrolluar për të bërë gjithçka ndaj kujdo. Sepse gjithkush që njeh edhe thjeshtë ABC e demokracicë e kupton se çfarë fundi ka tentativa për të zgjidhur çdo problem përtej kufijve të ligjit”, shkruan Bushati për Lapsi.al.
Analiza nga Andi Bushati
Kushdo që ka pritur se me ardhjen e kryediplomates së re të SHBA në Tiranë njëanshmëria politike e selisë së rrugës së Elbasanit do të ndryshojë, tashmë e ka dhe provën e parë të zhgënjimit. Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më antidemokratike të regjimit personal të Edi Ramës.
Ajo, jo vetëm ka reaguar me deklaratë në një ditë pushimi, jo vetëm ka përdorur në komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalë në krah, aktit administrativ anti KÇK, që i jep një fuqi antikushtetuese policisë të tij politike, duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat.
Pavarësisht ndonjë rezerve të fshehur midis reshtave, ajo që mbahet mend është fakti se: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”.
Pyetja e parë që shtrohet pasi ke lexuar këtë fjali është, se ku janë këto përpjekje të intensifikuara: Tek lufta kundër hashashit? Tek “dënimi” i Sajmir Tahirit që gjoja i la të zhgënjyer edhe vetë amerikanët? Tek goditja e dyzet familjeve mafioze apo peshqve të mëdhenj, për të cilët Donald Lu-së i ra goja? Tek të inkriminuarit që kishin kapur parlamentin, apo tek ata që kanë hyrë në bashki? Tek trafikantët e drogës që blenin vota për PS, apo tek ata të cilëve policia u fshihte dokumentat e shpalljes në kërkim nga interpoli?
Pra, nga njëra anë, është tallje e shëmtuar tu evidentosh sot shqiptarëve përpjekjet e intensifikuara të qeverisë për të luftuar krimin, por nga ana tjetër është po aq naive të besosh se ky qëndrim po mbahet me shpresën se Edi Rama dhe banda e tij, do të bëjnë kthesë dhe papritmas do të shndërohen nga bashkëpunëtorë, në ndëshkues të trafikantëve dhe vrasësve.
Personalisht mendoj se ata do e shfrytëzojnë ‘paketën anti KÇK’, me po të njëjtën mënyrë selektive sikurse përdorën vettingun, duke ndëshkuar ata që nuk pranojnë tu vihen në shërbim. Pra si ç’u thanë gjyqtarëve, ‘kush na përkulet ne shpëton’, atë mesazh do ti dërgojnë edhe kriminelëve, ‘kush nuk bëhet krahu ynë i armatosur, humbet përnjëherë pasurinë’.
Por, kjo është vetëm një hipotezë vetjake, që ka shumë pak peshë në panoramën e përgjithshme.
Ajo që ka rëndësi është denoncimi i atyre që luajnë rolin e idiotit të dobishëm duke bërë sikur besojnë se këtë herë Rama e ka me të vërtetë. Në këtë rast ata përdorin argumentin: po ç’të keqe ka të sekuestrohen pasuritë e kriminelëve? Ku është mëkëti, nëse të fortëve dhe banditëve u lihet barra e provës, për të vërtetuar se si i kanë vënë paratë.
Dhe vërtet i shtruar me kaq naivitet, qëllimi duket krejtësisht i pafajshëm.
Por, për ata që kuptojnë pak më shumë, dardha e ka bishtin mbrapa. Sepse pyetja në këtë rast nuk bëhet nëse duhet luftuar apo jo krimi, por nëse i duhet dhënë edhe një pushtet tjetër, ekstraligjor, një autokrati që po abuzon dita ditës edhe me ato që ka.
Të marra veç e veç, të gjitha nismat e Ramës edhe ajo për të reformuar drejtësinë edhe ajo për të disiplinuar mediat e reja edhe ajo për të goditur ekonomikisht kriminalitetin, në letër duken tërheqëse, por në thelb ato përbëjnë një grykësi tashmë të vërtetuar për të asfiskuar çdo segment që e ka jashtë kontrollit. Ai nuk do drejtësi të pavarur, ai do gjyqtarë që ti shërbejnë, ai nuk do media të lira, por gazetarë që të kene frikë, ai nuk do trafikantë të sekuestruar, por banditë që me paratë e drogës blejnë vota për të.
Në këtë pikë edhe sikur këto mos ishin ngjarje të para, por thjeshtë frikëra të pa vërtetuara, një njeriu të vetëm nuk mund ti lihej në dorë pushteti i pakontrolluar për të bërë gjithçka ndaj kujdo. Sepse gjithkush që njeh edhe thjeshtë ABC e demokracicë e kupton se çfarë fundi ka tentativa për të zgjidhur çdo problem përtej kufijve të ligjit.
Natyrisht një gjë të tillë e kuptojnë me siguri edhe ata që kanë hartuar deklaratën e ambasadës amerikane, ku “shpresohet” se qeveria ka vendosur të luftojë krimin.
Padyshim ata kanë motivet dhe qëllimet e tyre se përse e bëjnë një gjjë të tillë. Ato, sado të ulta qofshin, as nuk e ngrenë as nuk e cënojnë fuqinë e ShBA, ashtu sikurse nuk kanë arritur ta bëjë këtë mbështetja që dikur i jepej Pinoçetit në Klili, Ngo Din Diemit në Vietnamin e Jugut, apo Sali Berihës së parë këtu tek ne.
Por, duke ditur këtë, së paku demagogjinë, se po e bëjnë për demokratizimin e vendit le të na e kursejnë. Sepse për ditë e më shumë, shqiptarët, të trembur se diktatura mund tu eksportohej vetëm nga Moska, po zgjohen për ta kuptuar, se ajo mund të vendoset edhe me leje amerikane. Mbështetja apo tolerimi i deri sotëm i çdo mëkati të Edi Ramës është prova më e qartë për këtë.