• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mashtrimi” i Ramës, “Anti-KÇK” nuk ka lidhje me gjyqtarët. Çudirat e Aktit Normativ

13:11 : 01/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Këshilli i Ministrave ka publikuar Aktin Normativ për “Masat parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar”, të njohur si paketa “Anti-KÇK” (Kap Çfarë të Kapësh).

Përkundër deklarimeve pompoze të kryeministrit Edi Rama, Akti Normativ nuk ka asnjë lidhje me verifikimet e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Akti Normativ ka si objekt vetëm personat e dyshuar apo të dënuar për krim të organizuar dhe terrorizëm.

Gjithësesi, ky detaj nuk është më interesanti në këtë vendim qeveritar me fuqinë e ligjit.

Shumë parashikime brenda tij shkojnë në të kundërt me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve në një shtet demokratik, bie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe, mbi të gjitha, shndërron Shqipërinë, të paktën përkohësisht, në një shtet policor.

Lexo edhe:

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

“Boldnews.al” konsultoi Aktin Normativ, i cili, sipas përcaktimeve Kushtetuese, hyn në fuqi menjëherë dhe duhet konfirmuar brenda 45 ditëve nga Parlamenti.

Gjatë këtij konsultimi me Aktin Normativ, redaksia konstatoi një seri të gjatë problematikash, që bien ndesh me parimet e Shtetit të së Drejtës.

Ekspertët e fushës mund të gjejnë shumë shkelje në Aktin Normativ, ndërkohë që redaksia e “Boldnews.al” ka përzgjedhur rastet e mëposhtme:

1. Super-ministri i Brendshëm
Me një Akt Normativ qeveritar, Ministri i Brendshëm, pra vartës i Kryeministrit, merr super-pushtet dhe thërret për t’i dhënë llogari atij drejtuesit e institucioneve kushtetuese, si Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesin e Prokurorisë Speciale, SPAK.

Neni 8 i Aktit Normativ parashikon krijimin e një Komiteti për Parandalimin e Luftën kundër krimit të organizuar, të drejtuar nga Ministri i Brendshëm. Ky Komitet thirret të paktën një herë në 3 muaj, ku drejtues institucionesh, përfshirë titullarët e prokurorisë, duhet t’i raportojnë Ministrit të Brendshëm për masat dhe rezultatet.

Ky parashikim është një ndër “çuditë” e ligjit, pasi një vartës i Kryeministrit, do u kërkojë llogari titullarëve të institucioneve kushtetuese të pavarura. Për më tepër, parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, e vendos prokurorin më lart se drejtuesit politik dhe operacional policor, përsa u përket çështjeve proceduriale.

Vijojmë më tej.

2. Super-ministri i Financave
Akti Normativ i jep Ministrit të Financave një kompetencë që as nuk e ka në legjislacionin penal dhe, me shumë mundësi, as nuk e ka ëndërruar.

Pika 4 e nenit 7 të Aktit Normativ parashikon që, pavarësisht dispozitave të tij, prokurori dhe gjykata, apo Ministri i Financave, mund të procedojnë me sekuestrimin dhe konfiskimin e fondeve dhe pasurive.

Në mënyrë “genuine”, Akti Normativ i jep fuqi Ministrit të Financave për të “proceduar me sekuestrimin dhe konfiskimin” (!!!!).

Legjislacioni aktual i jep mundësinë Ministrisë së Financave, nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parave, që të bllokojë përkohësisht fonde të dyshimta. Gjithësesi, ky bllokim duhet raportuar tek prokurori brenda 48 orëve, i cili vlerëson nëse ka vend për t’iu drejtuar gjykatës për sekuestro apo lirimin e fondit.

Ndërsa, në Aktin Normativ, qeveria parashikon që Ministri i Financave jo vetëm të sekuestrojë, por edhe të procedojë me konfiskimin, pra me kalimin e pasurive në favor të shtetit (!!!!).

3. Super-drejtori i Policisë
Akti Normativ i jep Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë kompetenca që i takojnë prokurorisë dhe gjykatës, në një masë aq të gjerë, sa mund të shndërrohet në rrezik publik.

Sipas Aktit Normativ, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka mundësinë që të kufizojë lëvizjen e personave të dyshuar apo të revokojë kufizimin. Pra, këto kompetenca që ligji penal ia ka caktuar gjykatës, pas kërkesës së prokurorit, Akti Normativ ia kalon Drejtorit të Policisë (!!!).

Po ashtu, Akti i Edi Ramës parashikon që Policia e Shtetit mund të marrë masa me karakter pasuror, kompetencë që legjislacioni penal ia ka caktuar gjykatës. Neni 19 i Aktit Normativ parashikon shprehimisht se Drejtori i Policisë mund të urdhërojë sekuestro, në rastet e përcaktuara.

Policia mund të vendosë sekuestro jo vetëm për subjektet e ligjit, por edhe për personat e afërt me ta, “për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta”. Pra, Policia, do të bllokojë pasuri të personave të tretë kur ajo do të “prezumojë” se janë të paligjshme, derisa këta të fundit të provojnë të kundërtën.

Me fjalë më të thjeshta, individët duhet të justifikojnë pasurinë, në ato raste kur policia “prezumon” se ato mund të jetë produkt i veprimtarisë kriminale. Pra, vetëm një “prezumim” policor bllokon pasuritë (!!!).

Personat e dyshuar nga Policia për veprimtari kriminale, duhet të plotësojnë një deklaratë pasurie brenda 48 orëve në Komisariate (!!!!). Pra, policia, nëpërmjet këtij Akti Normativ, merr njëkohësisht detyra të ngjashme me strukturat e Vetingut dhe Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive.

Këto institucione shtetërore (Veting e ILDKPKI) janë struktura të ekspertizës, të parashikuar si të tilla nga Kushtetuta e ligji, të krijuara në bazë të procedurave të ndërlikuara. Ndërsa Akti Normativ “i thjeshton” gjërat, duke i shndërruar efektivët e policisë në ekspertë kontabël, të cilët, me një shpejtësi rrufe prej 48 orësh, duhet të vlerësojnë nëse pasuria e individëve është e dyshimtë apo e ligjshme.

Çudirat vijojnë:

4. Policia mund të nxjerrë banorët jashtë
“Bazuar në rrethanat dhe informacionet e verifikuara, Policia e Shtetit mund të urdhërojë evakuimin e ndërtesave të cilat janë objekt i masës së sekuestros”, thuhet në Aktin Normativ.

Pra, personat, që për fatin e tyre të keq, kanë blerë apartamente të ndërtuar me leje shtetërore nga të dyshuar si pjesë të krimit të organizuar, mund të dalin edhe jashtë nga shtëpitë e tyre, sipas vullnetit të Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit.

5. Personat e tretë
Personat e tretë, që kanë raporte financiare me të dyshuarit nga Policia si pjesë e krimit të organizuar, gjithashtu duhet të justifikojnë pasurinë e tyre.

Akti Normativ nuk pranon si justifikim “evazionin fiskal”, një term i përdorur në këtë vendim qeveritar që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar.

Me këtë parashikim, Akti Normativ tejkalon çdo logjikë, duke i dhënë “evazionit fiskal” vlerën e bashkëpunëtorit në krim të organizuar (!!!).

6. Përgjimi me vendim policie
Neni 33 i Aktiv Normativ i jep të drejtë Policisë të kryejë përgjime “në raste të ngutshme”. Ky parashikim është tërësisht në kundërshtim me procedurën penale, si edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi përpjekjet e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të zaptonte këtë kompetencë të prokurorisë dhe gjykatës.

7. Çudia e afatit
Akti Normativ parashikon që, personat ndaj të cilëve është vendosur masë parandaluese sipas parashikimeve të tij, duhet të deklarojnë pasurinë brenda 31 Marsit 2021.

Por, po ky Akt Normativ, parashikon që afati i tij skadon në 31 Dhjetor 2020. Hartuesit e këtij Akti Normativ, pra Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e kanë humbur busullën në këtë pikë.

Etiketa: AKTI NORMATIVEdi RamaPAKETA ANTI KCK

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

11:34 : 25/05/2025
AKTUALITET

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

11:19 : 25/05/2025
AKTUALITET

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

20:00 : 24/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
Para

Sfida/ A do “i binden” Olsian Çela e Arben Kraja paketës qeveritare “Anti-KÇK”?

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com