• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anti-KÇK/ DW: Shoqëria civile dhe opozita skeptike, shkelen parimet Kushtetuese

15:30 : 01/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri hyn në fuqi një paketë e re ligjore për sekuestrimin e pasurive, me synim goditjen më të fortë të krimit të organizuar. Por organizata nga shoqëria civile e opozita jashtëparlamentare janë skeptike ndaj saj.

Paketa e re ligjore e miratuar nga qeveria hyri në fuqi menjëherë me një akt normativ të premten. (31.01.2020) Ajo synon sekuestrimin e pasurive dhe aseteve të të dënuarve për pjesëmarrje në aktivitete terroriste dhe krimit të organizuar, trafikut të drogës, qënieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda. Objekt i saj janë dy kategori: individë që kanë kryer aktivitete kriminale apo terroriste që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe gjyqtarë e prokurirë të korruptuar, që marrin vendime që shmangin daljen para drejtësisë së autorëve të aktiviteteve të paligjshme, kriminale. Lufta më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga kushtet thelbësore të BE ndaj Shpërisë për një hapje potenciale të negociatave të pranimit, në pranverën e sivjetme.

Përpara ligjit gjykatës dhe prokurorë të korruptuar

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë, në një konferencë për shtyp, tha se paketa e re ligjore do të synojë të ҫojë para drejtësisë të gjithë të akuzuarit për krime të rënda dhe pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar apo terroriste të padënuar deri më tani, si pasojë e korrupsionit në drejtësi.

Kjo paketa nuk vjen papritur. Ajo u paralajmërua nga qeveria, vitin e kaluar, kur kryeministri Rama njoftoi për hartimin e ligjeve “Anti KÇK” (Anti-Kap-çfarë të-kapësh) duke patur parasysh gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që ende nuk kanë kaluar vettingun dhe vazhdojnë të jenë në gjykata dhe prokurori.

Lexo edhe:

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

Detaje nga hetimi/ Dyshohet se autorët e armatosur i bënë pritë Renis Dobrës, u prezantuan si policë

Në prag të miratimit të paketës kryemnistri Rama e cilësoi atë “bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar drejtësisë si rezultat i KÇK. Paketa e re ligjore do bëjë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të ҫdo anëtari të KÇK në Gjykatë apo Prokurorim që merr vendime në kundërshtim me ligjin” tha Rama.

Burimi i pasurisë – në thelb të paketës së re ligjore

“Të gjithë individët, të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve kundër të cilave drejtohet paketa e re ligjore duhet të provojnë që banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre dhe familjareve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre” theksoi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në konferencën për shtyp.

Paketa e re ligjore shkon edhe më tej. Objekt i saj janë të gjithë ata që kanë fshehur pasuritë e tyre të paligjshme me emra palësh të treta si edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjonaj tha se paketa e re ligjore prek të gjithë ata, që kanë fshehur pasuritë e paligjshme në emra të palëve të treta

Ndryshime të shumta në legjislacionin aktual

Parlamentit të Shqipërisë do t’i duhet të bëjë ndryshimet në disa ligje që Paketa e re ligjore Anti KÇK të funksionojë. “Do të ketë ndryshime në Ligjin Anti- Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Kodin Penal dhe në Ligjin ” Për statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve,” tha në konferencën për shtyp të premten Ministria Etilda Gjonaj. Ajo tha se kjo paketë është hartuar në bashkëpunim me BE dhe SHBA.

Paketa e re ligjore – në shkelje të parimeve kushtetuese

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) e konsideroi të premten paketën e re ligjore “cënuese të parimeve kushtetuese” për shkak të ndryshimeve që parashikohen në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve edhe të Prokurorëve”, të miratuar me shumicë të cilësuar, me 3/5 e deputetëve në kuadër të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016,

Argument tjetër i KSHH për shkelje të parimeve kushtetuese është edhe kalimi i kompetencave kushtetuese nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për të filluar procedimin ndaj gjykatësve dhe prokurorëve tek Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucione, të cilave Kushtetuta nuk ua jep këto kompetenca. Reagimit të KSHH i janë bashkuar edhe 11 organizata të tjera të të drejtave të njeriut, që shohin aty mangësi.

Edhe opozita jashtë parlamentare e sheh me skepticizëm paketën e re ligjore. Sipas PD ajo është një nismë propagandistike, „e destinuar të dështojë përderisa në krye të qeverisë është një ortak me krimin”.

Opozita jashtëparlamentare në protesta të shumta vitin e kaluar, nuk ka besim tek paketa e re ligjore. Ajo akuzon kryeministrin, Rama të lidhur me krimin. Paketa e re ligjore, që hyn në fuqi menjëherë përmes aktit normativ të qeverisë nuk është publikuar. Mediat e pavarura të Tiranës bëjnë me dije se Delegacion i BE në Tiranë nuk e ka parë Aktin normativ të miratuar të premten. Nuk ka ende një qëndrim ndaj tij nga BE dhe SHBA. /DW/

Etiketa: Anti KCKDWpolice

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga hetimi/ Dyshohet se autorët e armatosur i bënë pritë Renis Dobrës, u prezantuan si policë

19:20 : 09/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Kërkohet paraburgimi për pesë zyrtarët policorë pas vdekjes së Agon Zejnullahut

15:26 : 09/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari plagos 2 policët në Tiranë

14:03 : 09/07/2025
AKTUALITET

Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI

15:05 : 07/07/2025
AKTUALITET

I arrestuari u arratis nga komisariati, AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan

14:54 : 16/06/2025
Para

Video/ Portieri i kthen dhuratën mbrojtësit, shikoni gafat e njëpasnjëshme të lojtarëve

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com