• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtimi i prokurorëve/ KLP “modifikon” kërkesën e drejtuesit të SPAK

14:54 : 31/01/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të Premten prokurorin e nëntë të SPAK-ut, ndërkohë që ka “modifikuar” kërkesën e drejtuesit të Prokurorisë Speciale për komandimin e dy prokurorëve të tjerë, për shkak të volumit të lartë të punës dhe numrit të ulët të burimeve njerëzore.

Doloreza Musabelliu, ish-prokurore e Krimeve të Rënda, i bashkohet trupës aktuale prej 8 prokurorësh, pas konfirmimit së fundmi në detyrë, me vendim të formës së prerë nga strukturat e Vetingut.

Me gjithë rekrutimin e Musabelliut, sërish struktura speciale hetimore është në mungesë të prokurorëve. Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi parashikon që SPAK të ketë 15 prokurorë dhe numri minimal i nisjes së aktivitetit ishte 10.

Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në Dhjetor 2019, vendosi t’i japë jetë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion vetëm me 8 prokurorë, ndërkohë që kandidatët e tjerë që plotësonin listën prej 15 emrash, ishin në pritje të përfundimit të procesit të Vetingut.

Lexo edhe:

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

Me kërkesë të drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të caktonte përkohësisht dy prokurorë në Strukturën e Posaçme, e konkretisht Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët kishin në dorë hetimin e dosjes voluminoze “339” që në kohën kur ishin tek Krimet e Rënda.

Megjithë afrimin e këtyre dy prokurorëve si të komanduar, drejtuesi i SPAK-ut kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të aprovonte kërkesën edhe për dy prokurorë të tjerë të komanduar, me qëllim përballimin e volumit të punës, deri në zgjedhjen definitive të anëtarëve të SPAK-ut.

Arben Kraja kishte në mendje dy emra për t’i propozuar KLP-së për t’i komanduar në strukturën që drejton ai. Emri i parë ishte Eloida Goxhi, aktualisht drejtuese e Prokurorisë së Beratit. Ndërsa emri i dytë ishte Sotir Kllapi, aktualisht drejtues i Prokurorisë së Pogradecit.

Prokurorët Goxhi dhe Kllapi kanë përfunduar të dy Shkollën e Magjistraturës, kanë kaluar me sukses procesin e Vetingut dhe plotësojnë kriteret formale për “ngritjen në detyrë”, si pjesë e SPAK-ut.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të modifikojë disi kërkesën e drejtuesit të SPAK-ut. Në mbledhjen e datës 28 Janar 2020, KLP shpalli thirrjen për aplikimin për plotësimin në mënyrë definitive të dy vendeve vakante në SPAK.

Për këto dy vende është krijuar vakanca, pas shkarkimit të kandidatëve të përzgjedhur në 15-shen e parë.

Vakanca e parë u krijua nga shkarkimi i prokurorit Besnik Muçi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokurori Muçi u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta emëronte si anëtar i SPAK. Megjithatë, Muçi doli përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë, pas vendimit të shkarkimit nga detyra, marrë nga shkalla e dytë të Vetingut.

Vakanca e dytë është krijuar nga shkarkimi në shkallën e parë të Vetingut të kandidatit tjetër, prokurorit Ndini Tavani.

Megjithëse shkarkimi i Tavanit nuk është i formës së prerë dhe ai ka kundërshtuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sërish ligji ka parashikuar përjashtimin nga kandidimi për SPAK të aplikantëve që janë rrëzuar në shkallën e parë, pavarësisht vendimit përfundimtar.

Gara për dy vende vakante në SPAK pritet të zhvillohet ndërmjet prokurorëve të komanduar, Vladimir Mara e Dritan Prençi, me prokurorët e sugjeruar nga drejtuesi i SPAK-ut, Eloida Goxhi dhe Sotir Kllapi.

Dy të komanduarit, Prençi e Mara, nuk u kualifikuan në përzgjedhjen e 15-shes së parë, të listuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në Korrik të vitit 2019. Tashmë, me shumë mundësi, ata do të tentojnë sërish për të siguruar emërimin në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

Momentalisht, SPAK ka 9 prokurorë të emëruar: Arben Kraja, Edvin Kondili, Altin Dumani, Ened Nakuçi, Klodian Braho, Enkelejda Millonai, Elida Kackini (Celami), Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu.

Janë në pritje të vendimit të formës së prerë prokurorët Anita Jella dhe Anton Martini, të cilët u konfirmuan në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimet e tyre ende nuk janë zbardhur dhe nuk është thënë fjala e fundit nga Komisioneri Publik nëse do të ushtrojë të drejtën e ankimit.

Kandidatja tjetër, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është në pritje të përballjes me shkallën e parë të Vetingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ndërsa kandidatja tjetër, Manjola Kajana, ende nuk është konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë. Vendimi i KPK-së për konfirmimin e saj në detyrë pritet të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas ankimit të Komisionerit Publik.

Etiketa: klp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025
Para

Nuk i eci me Grezdan, Gerrard-i shfaq interes për një tjetër shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com