• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albin Kurti duhet të dorëzohet

10:32 : 29/01/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Andi Bushati

Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë të ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çështja po shtrohet sikur, nëse Vetvendosja heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, nëse ajo pranon ta trajtojë të porsazgjedhurin Glauk Konjufca, si hyzmeqarët e padinjitetshëm të partive me një pronar të vetëm, gjithçka zgjidhet pa pengesa.

Në fakt, kjo është një përshtypje iluzive, ku ngërçi i fundit mban të fshehur një hendek më të madh. Frika nuk është më se LDK do me ç’do kusht drejtimin e parlamentit, problemi është se ajo nuk do më marrëveshjen.

Provat që e dëshmojnë këtë janë disa.

Kur Konjufca nuk ishte zgjedhur ende, ish partia e Rugovës kishte kushte të tjera. Vetoja e saj vendosej për presidentin apo ministrin e Brendëshëm. Me stilin e atij që do të gjejë sebep për sherr, deputetët e saj pranuan ta votonin kreun e parlamentit të propozuar nga Vetëvendosja. Po të kishin merakun që tregojnë sot për këtë post, nuk qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë. Nuk i’a jepnin votat, në emër të mbajtjes gjallë të shpresës për një pakt dhe vazhdimit të bisedimeve. Por, LDK nuk u soll me përgjegjësinë e dikujt që kërkon zgjidhje. Ndërsa tani, në mënyrë po aq të papërgjegjshme, pa u turpëruar aspak për votimin politik që ka bërë as një muaj më parë, i kërkon partnerit të saj të zhbëjë gjithçka për të gjetur rugëdalje.

Lexo edhe:

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

Trafikonin armë në Shqipëri, arrestohen 2 kosovarë, sekuestrohen 8 pistoleta

Natyrisht, fabula absurde e votimit me moskokçarje të Glauk Konjufcës, e pasuar menjëherë nga insistimi psikopatik për dorëheqjen e tij, nuk përbën thelbin e mosmarrveshjeve. Gjatë gjithë kohës LDK është treguar refuzuese ndaj një bashkëpunimi të mundshëm.

Edhe kur nuk pranoi ofertën bujare për koalicion të përbashkët parazgjedhor, me Vjosa Osmanin prijëse të listës, edhe kur zvarritej të ulej në tryezë pas 6 tetorit, me pretendimin se nuk dihej ende rezultati,- pasi gjithë bota veç Isa Mustafës e kishte mësuar atë-, ajo dëshmoi një lloj rezerve për tu përshtatur me frymën e ndryshimit.

Një pjesë e madhe e kësaj partie historike, ndihet më rehat me batakun e botë së vjetër, sesa me të panjohurën e një tronditje të ardhshme. Ata janë më komodë në folenë e gjarprit, sesa në shtëpinë me qira të Albinit, ata kuptojnë më mirë gjuhën e klanit pronto, sesa fjalorin e ashpër kundër oligarkisë, ata më kollaj harrojnë gjakun e Ahmet Krasniqit, Haki Imerit, Enver Malokut, sesa të denoncojnë ish strukturat kriminale të shikut.

Pikërisht frika ndaj një transformimi radikal, që mori hov me frymën e ngritur para 6 tetorit dhe që u çertifikua të dielën e këtyre zgjedhjeve, ishte makthi i vërtetë i LDK.

Zgjuarsia e burokratëve të saj ishte se ditën ta kapin këtë frymë duke i shitur votuesve fytyrën e Vjosa Osmanit. Bizantinizmi i bashkohësve të Rahman Morinës qe se sapo mbaruan punë, e rikthyen Vjosën nga lidere në kukull.

Vetëm të para në këtë mënyrë, si rezistencë ndaj transformimit të shoqërisë dhe ndryshimit real politik, aktet dhe sjellja e LDK, marrin një kuptim. Përpara se të dominohen nga dëshira për të komanduar policinë, për të garantuar presidencën, apo për tu ngërthyer në lojrat qesharake për kryeparlamentarin, aparatçikët që janë në politikë përpara Thaçit, Veselit, apo Haradinajt, i gryen ankthi i një fshese që do spastronte gjithë kastën e vjetër. Makthi i tyre nuk janë postet në qeveri, por përmbysja që po ndodh në shoqëri.

Pikërisht, këtë të vërtetë të thjeshtë duket se nuk po e kuptojnë as Vetëvendosja, as Albin Kurti. Ndoshta me vullnetin për të shpënë deri në fund mesazhin për ndryshim të qytetarëve në 6 tetor, ata po shpërqëndrohen pas detajeve duke humbur thelbin. Sepse mesazhi i gjithë kësaj që po ndodh nuk është tek kleçkat e formimit të qeverisë, por tek pamundësia e bashkjetesës së dy botëve, asaj që imagjinon përmbysjen dhe asaj që shpreson zvarritjen. Për të arritur të parën, as Albin Kurti nuk mund të mbështetet tek bastuni i Isës, as Glauku nuk mund të marrë borxh mustaqet e Agim Veliut.

Ka ardhur koha që ata të dorzohen.

Sa do e dhimbshme qoftë, çasti është që ata ta kuptojnë pamundësinë e së resë për tu ngritur përmes të vjetrës.

Sepse edhe sikur mrekullia të ndodhë, sepse edhe sikur të supozohet që LDK heq dorë nga tekat dhe të vendosë për formimin e qeverisë, kabineti i ri, i dalë nga kjo përzierje botësh, nuk mund të jetë një sukses.

Një qeveri e tillë do ti ngjajë në rastin më të mirë këtyre katër muajve të nevertishëm të bashkëjetesës me LDK.

Kësaj historie i duhet dhënë fund.

Për shpresat që ka ngjallur dhe parimet që ka mbrojtur, Vetvendosjes i shkon më shumë profili i një pakice morale, sesa ai i një mazhorance të korruptuar. Prandaj ajo duhet të fillojë të mendojë edhe për zgjedhjet e reja, pse jo edhe për një opozitë tjetër, duke kujtuar se, për herë të dytë, histoira i dëshmoi që e mira nuk arrihet duke bashkëpunuar me pjesëza të së keqes./Lapsi.al/

Etiketa: AlbiniKosovaqeveri

Lajme të lidhura

RAJONI

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025
AKTUALITET

Trafikonin armë në Shqipëri, arrestohen 2 kosovarë, sekuestrohen 8 pistoleta

12:30 : 04/07/2025
RAJONI

Temperaturat e larta/ Kosova plan masash: Të përshtaten oraret e punës për të punësuarit

15:28 : 03/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

10:41 : 03/07/2025
RAJONI

Kriza politike, Osmani takohet me krerët e partive: Moskonstituimi i institucioneve dëmton Kosovën

19:42 : 02/07/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë

08:56 : 02/07/2025
Para

Publikohet lista e artistëve me të cilët Noizy do të bashkëpunojë për albumin e ri (LISTA)

TË GJITHA

Po transportonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)

14:21 : 07/07/2025

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

14:17 : 07/07/2025

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

14:16 : 07/07/2025

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

14:06 : 07/07/2025

6 vatra zjarri aktive në vend

14:03 : 07/07/2025

Berisha: Lubia ia ka vënë syrin Bankersit, duan ta përzënë! Me ne pagoi 600 mln euro vetëm rentë

13:51 : 07/07/2025

Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut”: Takoi Shatkun në janar në SHBA

13:41 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com