Një person është masakruar në afërsi të pazarit të Korçës duke ia prerë kokën me sopatë.
Dyshohet se viktima është shitës ambulant dhe është identifikuar si Dashnor Osmani, i cili shiste banane në zonë.
Ai është qëlluar me sopatë duke e lënë të vrarë në vend. Dy persona janë konfliktuar dhe njëri ka gjuajtur tjetrin me sopatë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori është ndaluar menjëherë nga Policia.