• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u organizua shteti për të shpëtuar “nderin” e Fatmir Xhafës

16:01 : 19/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ermal Mulosmani

Shembulli më perfekt i ilustrimit të asaj që ka ndodhur në Shqipëri pas rënies së komunizmit është padyshim Fatmir Xhafaj.

Në festimet e 1 Majit 1981, në ditët më të zymta e të errëta të diktaturës komuniste, 22 vjeçari Xhafaj përzgjidhet nga nomenklatura komuniste si i riu më i përshtatshëm për t’i dërguar lule Enver Hoxhës. Ky gjest dhe sidomos përdëllimi që Fatmiri tregon kur prek dorën e udhëheqësit, e shpërblejnë studentin e sapodiplomuar me detyrën e hetuesit komunist në rrethin e Krujës, vetëm 6 muaj më vonë.

Ndodh pikërisht gjatë kohës së punës në Krujë një nga momentet më tronditëse në jetën e  Fatmirit, humbja e udhëheqësit të madh e të lavdishëm, shokut Enver.

Kjo tronditje e madhe shpirtërore e hetuesit të ri, u kthye në maraz kur mori vesh që dikush në Krujë kishte ngritur dolli për vdekjen e udhëheqësit! Fatmiri nuk ishte në gjendje t’a kuptonte se si dikujt i hahej, i flihej lëre më t’i pihej alkool kur gjëma e madhe kishte ndodhur… I hante shpirti për hakmarrje. Dhe si i thonë fjalës, hakmarrja shijon shumë kur ndodh në momentin më të bukur të viktimës. Pushkini ka një novelë me këtë temë…

Edhe  Fatmiri priti pak kohë, gjeti pikërisht ditën kur personi do të martohej dhe e arrestoi! E imagjinoni pak çfarë imagjinate perverse, sadiste mund të arrestonte një njeri ditën që do martohej?!

Lexo edhe:

Berisha: Grupi Xhafaj është grupi armiqësor i listës së PS në Tiranë

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

Personi që burgosi Fatmir Xhafa në atë shtator të 1985-ës, ditën e dasmës së tij, u largua nga Shqipëria i tmerruar pas ardhjes së demokracisë.

Por jo edhe Fatmiri.

Ecuria e mëtejshme e karrierës së Fatmir Xhafaj mund të krahasohet me një emër të mirënjohur të historisë botërore, Joseph Fouche. Ai kapërceu ylberin dhe arriti të jetë disa herë Ministër i qeverive socialiste në demokraci. Nuk është i vetmi, sigurisht, por është perfekt për të ilustruar…

Ai u kthye figura qendrore e Reformës së re për Drejtësi dhe madje, arrinte të shprehte nervozizëm kur kishte ndonjë ngërç, siç ishte rasti kur iu referua Ilir Metës me batutën e tij të njohur “Tani të ruajmë qetësinë se dashuria humbi”. Ishte ndikimi i Fatmir Xhafës emërimi i Prokurores së re të Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ylli i Fatmir Xhafës po ndriste si dikur, në vitet 85…Nën zë flitej që “Fatmir Xhafaj është i preferuari i amerikanëve dhe gjermanëve”, madje u shpërnda edhe një sondazh nëpër gazetarë ku Xhafaj dilte më i pëlqyeshëm në popull edhe se Edi Rama!

Nisur nga këto “kredenciale të larta”, Xhafaj u zgjodh Ministër i Brendshëm i Qeverisë Rama 2. Gjithçka po shkonte mirë derisa…

Një ditë doli një përgjim që e përfshinte vëllain nga babai të Fatmir Xhafajt në trafik droge. Kështu thoshte gazetari përgjues i telefonatës por edhe telefonuesi. Kështu thoshte edhe aplikacioni “true caller”.

Nuk ishte e çuditshme që vëllai i Fatmir Xhafajt merrej me trafik narkotikësh, kjo ishte një çështje e ditur prej kohëve kur drejtësia italiane e kishte dënuar në mungesë mbi 7 vjet për një çështje të tillë. Ajo që çudiste ishte se ky i dënuar nuk ishte ekstraduar nga Ministria e Brendshme që drejtohej nga vëllai i tij. Por edhe kësaj iu gjet shkaku.

Hartuesi i legjislacionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, në nenin 491, pika f të Kodit të Procedurës bën përjashtimin:

“Nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është i dënuar në mungesë me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e dënimit”!

Ky paragraf ishte futur direkt në votim pa e kaluar më parë në Komisionin ku bënte pjesë edhe Opozita. Pra, Xhafaj po e garantonte të vëllanë që ai kurrë nuk do t’i bënte ato 7 vjet e kusur burg që Italia ia dha. Ia garantonte Kodi i Procedurës Penale. Kjo ishte kapje e qartë e shtetit nga krimi.

Agron (Geron) Xhafaj, qysh atë ditë që u miratua ky ndryshim në legjislacion, ishte qytetar i lirë dhe mund të ushtronte aktivitetin e tij. Mirëpo vesi del me shpirtin thonë. Përgjimi erdhi si rrufe në qiell të pastër! Bashkëpunëtori i tij në trafik (Babalja) nxjerr përgjimin dhe bota iu shemb Fatmir Xhafajt.

Diçka duhej bërë dhe për këtë ndihmon vetë Kryeministri i vendit që deklaron qysh të nesërmen:

“Zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafajt”!

Arsyet pse Kryeministri e mbrojti Ministrin e vet më të rëndësishëm ishin të kuptueshme. Një proces penal po zhvillohej për paraardhësin e tij Saimir Tahiri (merita të veçanta kishte edhe Xhafaj në atë proces), ku do mbytej Kryeministri nëse edhe pasardhësi dilte me cene të tilla? Prandaj u ngut ta merrte në mbrojtje, të paktën sa të kalojë stuhia e madhe mediatike…

Qysh nga ky moment ishte detyrë e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës të gjente provat që vërtetonin aksiomën kryeministrore. Të tre këto segmente kontrolloheshin nga Fatmir Xhafaj përmes formulës së KPK, KPA dhe Komisionerit Publik që ishte pikërisht ish këshilltari i tij . Ishte periudhë e artë për një proces të inskenuar. Nën presionin e vetingut, çeta e prokurorëve dhe gjykatësve, atyre që Kryeministri ynë i quan KÇK (kap ça të kapim) kishin një rast të artë të qëndronin në detyrë. Mjaftonte të ishin të devotshëm në këtë çështje…

Agron Xhafaj, vëllai i dyshuar në përgjim, të nesërmen regjistron zërin e tij në Prokurori për ekspertizë dhe shkon në Itali ku vetëdorëzohet për dënimin e marrë në 2003-shin. Pra, megjithë mbrojtjen e Kodit të Procedurës Penale, Xhafaj e dorëzoi vëllanë në burg.

Për të vërtetuar teorinë e Kryeministrit del në skenë një personazh tjetër nga bota e krimit në Vlorë i cili deklaron: “Zëri në audiopërgjim nuk është i Agron Xhafaj por është imi”. Ishte Alfred Alizoti.

Ky ishte hapi i parë. Tani duhej që edhe ekspertiza të vërtetonte që zëri ishte i Alizotit dhe mbyllej çështja.

Por ekspertiza ndërkombëtare nuk është në varësi të Kryeministrit e as të Xhafajt. Ata tregohen të kujdesshëm duke thënë që zëri i Alizotit dhe i Xhafajt janë të ngjashëm dhe nuk jep asnjë konkluzion.

Deri në këtë pikë kemi vetëm zellin e personazhit për të bërë burg, boll që të mbyllet skandali. Prokuroria e vë në përgjim dhe aty dalin çudira. Bisedat e personazhit mashtrues (Alizoti) me Drejtorin dhe zv/Drejtorin e Policisë së Fierit u bënë virale në publik. Aty Alizoti me një pushtet absolut, urdhëronte figurat e larta të policisë shqiptare për të ardhur aty ku ai ishte ose ua mbyllte edhe telefonin sikur të ishin vartës së dorës së dytë.

Pse vallë ky nënshtrim i drejtuesve të lartë të Policisë kur Alfred Alizoti ishte thjesht një kriminel që kishte dashur të fuste në burg vëllain e të madhit Ministër?! Dukej sikur shteti po angazhonte makinerinë e tij për të nxjerrë mashtrues një mashtrues. Një fabul që besohet kollaj nga të gjithë dhe i vihet kapak skandalit.

Dhe ia arriti. Dje Prokuroria dhe Gjykata ranë dakort që Babalja dhe Alizoti, të porositur nga Salianji dhe Olldashi, kanë inskenuar një puç për të shkarkuar Fatmir Xhafën.

U dënuan me burg Babalja (në mungesë), Salianji, gazetari që ka bërë përgjimin dhe mashtruesi Alizoti. Komploti ndërkombëtar u kap dhe Fatmir Xhafa mundet të quhet i pastër si loti!

/Express/

Etiketa: xhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Grupi Xhafaj është grupi armiqësor i listës së PS në Tiranë

20:14 : 01/04/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

17:23 : 13/03/2025
AKTUALITET

“Hetimi u bë për interes të Ramës dhe Xhafajt”/ Gazetarja: Salianji nuk duhet të ishte në burg

22:57 : 11/03/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin/ PD: Salianji, i burgosur politik që mbahet peng nga partia-shtet

17:27 : 11/03/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

21:25 : 16/12/2024
AKTUALITET

Kuvendi i jep 500 mijë euro komisionit “Xhafaj”, pagat e ekspertëve deri në 8 mijë euro

15:52 : 04/12/2024
Para

Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com