• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qiratë në Durrës arrijnë gati sa dyfishi i bonusit

23:50 : 19/12/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Shtëpia e Anilës afër pallatit të Sportit në Durrës u shpall e pabanueshme pas tërmetit. Fillimisht ajo u vendos tek të afërmit, në një nga fshatrat e Durrësit. Megjithatë këto ditë është kthyer sërish në shtëpinë e saj të pabanueshme, me mure të çara, pasi i dështuan kërkimet për më shumë se dy javë për shtëpi me qira. Përveçse ishte shumë e vështirë të gjeje një apartament me qira, ajo u përball me çmime shumë të larta, ku për një hyrje 1+1 duhej të paguante një qira mujore prej 300 euro, të cilën nuk mund ta paguante as me bonusin e qirasë dhe as me të ardhurat, rrogën dhe pensionin e dy prindërve. Bonusi i qirasë për 3 persona është 20 mijë lekë në muaj, sipas specifikeve të Bashkisë. Për më tepër, ajo i përket grupit të dytë të të konsideruarve si të pastrehë, listat e të cilëve nuk kanë dalë ende.

Sikurse Anila, edhe shtëpia e Agimit ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët, pak më tutje në lagjen 6, doli e pabanueshme. Nën presionin e një kërkese gjithnjë e në rritje për shtëpi me qira në Durrës dhe ofertës së tkurrur, për shkak të numrit të lartë të shtëpive që dolën të pabanueshme, Agimi u detyra që të merrte me qira një shtëpi 2+1, jo shumë larg vendbanimit të mëparshëm, pranë Pallatit të Sportit. Ai do t’i duhet t’i paguajë një qira mujore prej 400 euro pronarit të shtëpisë, ndonëse agjencitë e pasurive të paluajtshme që punojnë në Durrës thonë se çmimi mesatar në atë zonë nuk është më i lartë se 20,000 lekë në muaj. Nga bonusi i qirasë për një shtëpi 2+1, Agimi mund të përfitonte 25 mijë lekë në muaj.

Krenar Bardhi, agjent i pasurive të paluajtshme i Remax në Durrës, tha për Monitor se aktualisht po ndodh një rritje artificiale e qirave në qytetin bregdetar dhe nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur pronarët kanë tërhequr pronat nga portofoli i agjencive, për t’i dhënë vetë me një çmim më të lartë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Krenar Bardhi thotë se ka pasur një kërkesë të shtuar për shtëpi me qira. Shumë qiramarrës po shpërngulen nga zonat periferike ku kanë qenë qiramarrës prej vitesh, siç është zona e Kënetës, dhe kishte qira të ulët, në zonat më pranë qendrës ku qiraja është relativisht më e lartë. Sipas tij kjo, gjithashtu po reflektohet si rritje çmimi.

Arjan Gjuzi, agjent i pasurive të paluajtshme i Century 21, thotë se ka pasur një kërkesë në rritje për shtëpi më qira pas situatës së krijuar, por qiradhënësit që kanë rritur në mënyrë artificiale në përgjithësi nuk kalojnë nëpërmjet agjencive të pasurive të paluajtshme.

Lexo edhe:

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

Duke qenë se është rritur kërkesa kanë ngelur shumë pak shtëpi të lira të pazëna. Sipas Gjuzit shtëpitë e lira kanë një qira relativisht të lartë, të cilat kanë qenë me këtë çmim që para tërmetit. Ai thotë se bëhet fjalë për prona elitare, të vendosura në pallate të ndërtuara mirë dhe me një mobilim luksoz.

Edhe Erin Reka, një tjetër agjent i Century21 thotë se në përgjithësi nuk kanë pasur ndryshime të çmimit pronat që jepen nëpërmjet ndërmjetësuesve. Sipas tij çmimet në qendër të Durrësit kanë qenë 200-250 euro, por pas tërmetit kanë mbetur vetëm ofertat e larta.

Këneta zona më e lirë, Vollga më e shtrenjta

Zona e Kënetës shënon edhe ofertat më të lira për sa i përket shtëpive me qira. Agjencitë e pasurive të paluajtshme pohojnë se në këtë zonë çmimet varojnë nga 12,000 deri në 18,000 lekë në muaj.

Në zonat më pranë qendrës, afër Spitalit të Durrësit, tek Stadiumi, apo te pallati i Sportit, qiratë vlerësohen të jenë rreth 20,000 lekë.

Në zonën e qendrës qiratë janë rreth 25,000 lekë.

Në zonën e shëtitores Taulantja, apo siç njihet ndryshe Vollga, çmimet e qirave janë më të lartat në qytet, ku sipas agjencive të pasurive të paluajtshme qiraja mujore varion nga 250 euro deri në 400 euro në varësi edhe të mobilimit të shtëpive. Sikurse pohojnë edhe agjencitë e pasurive të paluajtshme, zona e Currilave ka qenë shumë pak ose aspak e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, fakt që ata e lidhin me terrenin disi më të qëndrueshëm. Po ashtu edhe në zonën e Vilës së Zogut.

85% të kërkesave janë për shtëpi private apo në kate të ulëta

Tërmeti u shoqërua me frikë dhe panik te qytetarët, të cilët kërkojnë patjetër që të vendosen në shtëpi private apo në kate të ulëta.

Krenar Bardhi thotë se 85% të kërkesave të reja janë për shtëpi private ose në rast se është pallat nuk duan të banojnë më lartë se kati i katër i një godine.

Por nuk kanë munguar as kërkesat për të blerë shtëpi private. Arjan Gjuzi thotë se ka pasur interesim për blerjen e shtëpive private. /Monitor/

Etiketa: bonusDurresqira

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

09:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

13:10 : 02/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

09:37 : 02/08/2025
AKTUALITET

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025
AKTUALITET

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Para

Transfertat e emigrantëve në fokusin e parandalimit të pastrimit të parave

TË GJITHA

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

12:41 : 04/08/2025

Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn

12:40 : 04/08/2025

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025

U raportua i zhdukur, shqiptari gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza në Heraklion

12:12 : 04/08/2025

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

12:01 : 04/08/2025

I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT)

11:49 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com