Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u shpreh se opozita e bashkuar nuk është tërhequr nga aksioni politik, ndërsa ka konfirmuar se ajo po lobon pro hapjes së negociatave, ndërkohë që Edi Rama po kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese.
Në studion e Oraneës, Kryemadhi paralajmëroi se në muajin janar policia, ushtria dhe mjekët rrezikojnë të mbesin pa rroga.
“Do të shikoni që në janar e gjithë armata e tij e policisë dhe e ushtrisë do të jenë që nuk do kenë mundësi të paguajnë rrogat. Armata e mjekëve dhe infermierë janë ata që nuk do të paguhen, kështu me radhë”, tha ajo.
Kryetarja e LSI u shpreh se problemin që kemi me Edi Ramën nuk e zgjidhim dot me mjete politike, pasi duhen mjete mjekësore.
“Rama jo vetëm që është i vetëkënaqur por ka një problem tjetër të cilin nuk e zgjidhim dot me mjete politike por me mjete mjekësore, gjë për të cilën duhet një komision shëndetësor për të bërë analizën shëndetësore dhe psikike të tij”, tha ajo.
-Zonja Kryemadhi çfarë po ndodh me opozitën? Duket se muajt e fundit dhe ditët e fundit kryesisht është fokusuar vetëm në takim me qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti ndërkohë që ka një tërheqje nga aksioni politik për largimin e kryeministrit Edi Rama, çfarë po ndodh konkretisht?
E para njëherë dua të bëj një korrigjim, sigurisht që deri pas periudhës së shtatorit deri në datën 18 tetor që ishte vendimi i këshillit të ministrave të jashtëm përsa i përket hapjes së negociatave opozita ka qenë e fokusuar në fushatën e saj për të lobuar në të gjitha nivelit dhe të influencës përsa i përket hapjes së negociatave qoftë edhe një “PO” me kushte për Shqipërinë duke pasur parasysh që hapja e negociatave është një nga objektivat kryesore të opozitës shqiptare sepse ne tashmë jemi të bindur dhe nuk ka më asnjë lloj dileme për ta reklamuar apo për ta shfaqur që opozita shqiptare është një opozitë pro europiane dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është që e gjithë puna jonë ka qenë e fokusuar drejt këtij fokusi, drejt kësaj pike.
Kushtet e Bundestagut ishin të domosdoshme dhe janë ato të cilat opozita gati para një viti e gjysmë i ka artikuluar dhe më pas që nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale e bënë akoma më prezente dhe më të dukshme problematikat që shfaqte qeverisja e rilindjes dhe kushtet e Bundestagut ishin shumë të qarta të cilat ishin një roadmap jo vetëm për Shqipërinë por edhe BE por edhe për SHBA të cilat i shikonin 9 kushtet e Bundestagut si të vetmen mundësi për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me tryeza të reformës zgjedhore dhe ku opozita ka qenë e përfshirë në tryezat në nivele teknike pra duke facilituar të gjitha tryezat e OSBE në nivel teknikësh dhe ekspertësh dhe duke krijuar dhe grupet e punës të së gjithë opozitës së bashkuar për të ofruar platformën dhe idetë e saj përsa i përket reformës zgjedhore sepse një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman të cilat janë mbështetur dhe nga BE ka qenë një reformë zgjedhore dhe implementimi i saj që do të thotë e vetmja mënyrë për daljen dhe nxjerrjen e vendit nga kjo krizë politike e cila po shkon dhe po thellohet drejt një krize ekonomike dhe më pas sociale ishin e vetmja zgjidhje e kësaj dhe më pas vazhdojmë etapën tjetër që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë gjë e cila nuk është kusht që e ka në dorë opozita por janë kushte të cilat janë në dorë mazhorancës e cila haptazi duket tashmë që prej 2 vitesh ka qenë ajo që ka sabotuar ngritjen e institucioneve të drejtësisë duke filluar me zvarritjen e KLGJ dhe KLP dhe pas një denoncimi që kemi bërë ne si Lëvizja Socialiste për Integrim në institucionet ndërkombëtare qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qoftë dhe në BE.
Tashmë kemi haptas kapjen dhe tentativat që po bën mazhoranca për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Sot kemi një skaner të sistemit të drejtësisë ku duket haptas një reformë në drejtësi e cila u votua me 100% nga e gjithë klasa politike pra me një konsensus politik që ishte i domosdoshëm, sot kemi një skaner të qartë ku shikojmë një mazhorancë e cila është e ndërtuar në një parlament ilegjitim e cila kërkon të bëj tashmë ndryshimin e kushtetutës sepse tregon haptas dëshirat e saj për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, gllabërimin e Gjykatës të Lartë dhe gjithë institucionet e drejtësisë prandaj dhe ka bllokuar ecjen e mëtejshme të reformës në drejtësi, kështu që të tëra këto çështje janë aksion opozitar dhe mos të harrojmë që oksigjenin më të madh që Edi Rama e ka marrë, nuk e ka marrë nga qytetarët shqiptarë por e ka marrë nga bandat e krimit të organizuar dhe nga lobimet e qarqeve anti-shqiptare në institucione ndërkombëtare për të faktorizuar ose për të shtyrë sa më pak …
-Znj.Kryemadhi përballë gjithë kësaj panorame që ju po bëni, a ka një sjellje më konstruktive, më normale sesa duhet të opozitës? Ka njënonsens për faktin se nga njëra anë themi se është një krizë e thellë politike, ekonomike, përtej kësaj ka njëtentativë që ju denonconi të qeverisë për të kapur institucionet e drejtësisë. Kemi një konflikt të hapur të Presidentit me qeverinë pikërisht për këtë dhe konkretisht për Gjykatën Kushtetuese…
Nuk mund të them këtë sepse normalisht që mediat dhe njerëz të tjerë të cilët duan të kenë ngjarje politike, do të kërkonin një konflikt trup më trup të opozitës me mazhorancën. Nuk mendoj që ne jemi në mesjetë apo në kohën e shpatave dhe të shigjetave që duhet të rrëmbejmë armët. Ky është veprimi i fundit që mund të bëjë një popull ndaj një diktature, duke konsumuar të gjitha mjetet demokratike dhe duke konsumuar çdo proces demokratik që ka të bëjë për rivendosjes e rendit kushtetues.
-Ka ende mjete demokratike që duhen konsumuar?
Sigurisht që ka ende mjete demokratike. Ka ende strategji të cilat janë në funksion të veprimeve demokratike ajo që ne mendojmë është që mos mendoni që ushtria që do të përdorë Edi Rama kundër shqiptarëve janë ata që e duan më shumë Ramën. Përkundrazi janë ata që urrejnë më shumë Edi Ramën. Do të shikoni që në janar e gjithë armata e tij e policisë dhe e ushtrisë do të jenë që nuk do kenë mundësi të paguajnë rrogat me ta. Armata e mjekëve dhe infermierë që janë like dhe sharë në Facebook-un e z.Rama apo që janë pjesëtarë të aktiviteteve të z.Rama në bashkëbisedimet e tij me qeverisjen që duan, janë ata që nuk do të paguhen etj kështu me radhë. Pra mos të mendojmë që kemi një situatë ajo që shikojmë mëngjes për mëngjes “Photoof the day” të kryeministrit apo të Rilindjes. Por ajo që është më e rëndësishmja, mjafton të dilni në rrugicat qoftë dhe këtu në Bllok të Tiranës, do të shikoni që ‘Photoof theday’ është mjerimi, varfëria, papunësia, është mungesa e shpresës. Rama jo vetëm që është i vetëkënaqur por ka një problem tjetër të cilin nuk e zgjidhim dot me mjete politike por me mjete mjekësore, gjë për të cilën duhet një komision shëndetësor për të bërë analizën shëndetësore dhe psikike të tij.