• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gjermeni i partisë”/ Gjyqtari i “Geronit”, nga lidhja me bandat, tek plagosja për një bjonde

11:03 : 19/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Ditën që Parlamenti, nën diktatin e kryeministrit Edi Rama, voton paketën e censurës, Artan Gjermeni, i njohur për lidhjet e tij me banda kriminale më të rrezikshme në vend, vendos të shënojë emrin e tij në listën e zezë të gjyqtarëve që dënojnë gazetarët.

Artan Gjermeni vendosi mesditën e së Mërkurës që të shpallte fajtor gazetarin Jetmir Olldashi për “kallëzim të rremë” në dëm të trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, duke vendosur dënimin me 6 muaj burgim, të konvertuar në 100 orë shërbim publik. Në të njëjtin vendim, Gjermeni dënoi edhe ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji me 1 vit burgim.

Gjermeni, një emër aspak i panjohur në sistemin e drejtësisë dhe me pikëpyetje të forta mbi integritetin e tij moral dhe profesional, vendosi të shpallë fajtorë dhe të dënojë 3 persona, të cilët i dhanë zë publik denoncimit për vijimin e trafikut të narkotikëve nga Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vendimi i dhënë pasditen e kësaj të Mërkure nuk ishte aspak surprizë. Pasi dëgjoi argumentat e mbrojtjes për më shumë se 4 orë, gjyqtari Gjermeni u tërhoq për rreth gjysëm ore para se të shpallte kumtesën e tij.

Lexo edhe:

Bushati kundër komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga vëllai i Geronit: Nuk kemi nevojë

Rama largoi Gjermenin nga listat e kandidatëve, Paloka: E vetmja që s´kishte lidhje me krimin

Vendimi ishte rreth 6-7 faqe dhe dukej që ishte marrë kohë përpara se Gjermeni ta shpallte atë. Kjo dallohet, më së paku nga një element teknik-sasia e tekstit të lexuar nga gjyqtari është e pamundur të shkruhet në 30 minuta, aq sa ishte koha që ai u tërhoq për të dhënë vendimin.

Gjithësesi, sjellja e Gjermenit në përfundim të seancës së sotme, përfshirë “detajin teknik” të shkrimit të tekstit në një kohë rekord, është më e parëndësishmja për të portretizuar tërësinë e tij si individ.

Artan Gjermeni ëshytë akuzuar publikisht se, nga zyra e gjyqtarit, ka bërë “avokatinë” e një prej bandave më të rrezikshme shqiptare. Burime nga institucionet ligjzbatuese flasin me bindje se ekzistojnë përgjigje proceduriale, ku gjyqtari diskuton me anëtarët e bandës dhe merr porosi prej tyre për çështje të ndryshme.

Këto përgjime kanë qenë pjesë e një hetimi të disa viteve më parë. Por, gjithçka u mbyll pa zhurmë brenda zyrave të prokurorisë dhe ai nuk pati asnjë pasojë ligjore.

Gjermeni është një ndër gjyqtarët e parë që është përballur herët me akuzat për fshehje pasurie. Ai ishte gjyqtari që deklaroi se nëna e tij, në moshë të thyer, ishte pronare e një kalçetoje dhe një lokali.

Por, përtej dyshimeve të forta për fshehje pasurie dhe pastrim parash, sërish prokuroria ia pushoi hetimet, duke e lënë të vijojë i qetë detyrën e tij si gjyqtar.

Rreth dy vjet më parë, Artan Gjermeni u bë subjekt i një agresioni me thikë, ku edhe mbeti i plagosur. Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore gënjeu paturpësisht, duke deklaruar se ishte dëmtuar nga dera e garazhdit të makinës.

Shumëkush në Tiranë, përfshirë edhe kolegët e tij, e dinë shumë mirë se Gjermeni pati një konflikt banal me një kolegun e tij, për shkak të një femre.

Vajza, pjesë e zyrave të sistemit, duket se u mori mendjen zyrtarëve të drejtësisë, të cilët nga konflikti verbal, kaluan në sherr fizik e deri në gjakosje.

Policia Gjyqësore gjeti edhe 18 mijë euro, në mjetin, me të cilin Gjermeni shkoi në atë rast në spital për të mjekuar plagët. Por, Prokuroria, pas një bllokimi disa-ditor, ia riktheu paratë, pa kryer asnjë veprim, duke ia konsideruar si “pare xhepi”.

Pas këtyre peripecive, ku, si përherë ka dalë “kristal” ose “akullore”, sipas zhargonit të kohëve të fundit, Artan Gjermeni synonte që të kalonte nga zyra e gjyqtarit, tek ajo e kryebashkiakut të Lushnjes.

Ai ishte një ndër emrat kryesorë, që Partia Socialiste e Lushnjes i kishte sugjeruar Edi Ramës si kandidat për kryetar bashkie në Lushnje, për votimet mono-partiake të zhvilluara në 30 Qershorin e këtij viti.

Deri më sot, nuk ishte fort e qartë se përse Rama e refuzoi emrin e Gjermenit për kryebashkiak. Me vendimin e kësaj të Mërkure, u kuptua plotësisht -Artan Gjermeni i duhej Edi Ramës që të konfirmonte me vendim gjyqësor atë që “Krye-rlindasi” deklaroi pak orë pasi u publikua audio-regjistrimi ndërmjet Albert Veliut dhe Agron (Geron) Xhafaj, ku diskutonin për trafik narkotikësh.

Edi Rama tha në atë kohë, saktësisht, atë që deklaroi Artan Gjermeni në gjykatë- trafikanti i drogës, i dënuar në Itali, Agron (Geron) Xhafaj është “akullore”, ndërsa ata që guxuan t’i japin zë denoncimit për vijimin e aktivitetit të tij kriminal, janë “fajtorë” për prishjen e imazhit të vëllait të Fatmir Xhafajt.

Etiketa: geroniGjermenigjyqtari i partise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati kundër komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga vëllai i Geronit: Nuk kemi nevojë

22:54 : 15/10/2024
AKTUALITET

Rama largoi Gjermenin nga listat e kandidatëve, Paloka: E vetmja që s´kishte lidhje me krimin

18:12 : 08/03/2021
AKTUALITET

Një përgjigje për vëllain e Geronit, hetuesin e komunizmit, Fatmir Xhafaj

23:20 : 05/03/2020
AKTUALITET

Vendimi i Artan Gjermenit ndaj gazetarit Olldashi, politik/ Avokati Sefa: Hakmarrje e Xhafajt, rrëzuam aktorin e Kryeministrit

20:29 : 19/12/2019
AKTUALITET

Vendimi i Gjermenit, turp juridik/ Manjani: Jam 100 % i bindur që…

22:43 : 18/12/2019
AKTUALITET

Berisha “shpërthen” ndaj Gjermenit: Anëtar i bandës së Lushnjes, shërbëtor i Ramës

19:12 : 18/12/2019
Para

PD përshëndet krijimin e SPAK: Prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com