• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Censura/ Ndryshimi radikal i Desir. A po “lobon” te Edi Rama për mandat të ri në OSBE? (Dokumenti)

11:02 : 19/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Harlem Desir, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, një nga kritikët më të fuqishëm të projektit të konsideruar “Anti-shpifje” nga maxhoranca socialiste, ndryshoi papritur qëndrimin e tij mbrëmjen e së Martës, kur, nëpërmjet një mesazhi në rrjete sociale i dha frymëmarrje kryeministrit Edi Rama për të çuar përpara miratimin e ligjit kontrovers që shton censurën ndaj medias.

Diplomati Desir është investuar prej muajsh për t’i dhënë sugjerime qeverisë shqiptare për vendosjen e ligjit për median në shtratin e standarteve perëndimore.

Por, në një kohë nervash të tendosura, ku shoqatat e medias dhe shoqërisë civile i kërkojnë Edi Ramës që të tërhiqet nga projekti i shumë-debatuar, zyrtarë të maxhorancës deklaruan gjatë të Martës se drafti ishte modifikuar, bazuar në rekomandimet e OSBE-së (Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian).

Ky deklarim u mbështet menjëherë nga Harlem Desir, në një koment në Twitter. “Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare, deri në momentin e fundit, për të përmirësuar draft-ligjin për median, duke e sjellë atë në linjën e standarteve ndërkombëtare dhe të OSBE”, shkruan Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, pasditen e së Martës, vetëm pak orë para seancës parlamentare.

Lexo edhe:

Përqendrimi i pronësisë së mediave në duart e disa biznesmenëve vështirëson punën e gazetarëve

Deputeti shqiptar në Serbi: RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin kur fliste Kurti në OKB

Në fakt, projekti i miratuar në Komisionet Parlamentare dhe i dërguar në seancë, kishte pasur disa modifikime sipërfaqësore, të cilat nuk prekin aspak thelbin problematik të ligjit dhe nuk shuajnë dyshimet e organizatave të medias dhe shoqërinë civile për rritjen e presionit qeveritar mbi gazetarët.

Harlem Desir, ish-ministër Shteti pranë Ministrit të Jashtëm të Francës, u zgjodh Përfaqësues i Lirisë së Medias i OSBE-së, në Korrik 2017, duke zëvendësuar në atë detyrë boshnjaken Dunja Mijatoviç, e cila pak orë më parë, në pozicionin e Komisioneres së Këshillit të Europës për Të Drejtat e Njeriut, ka prezantuar shqetësim të madh mbi paketën kontraverse të Edi Ramës për median.

Ndryshimi radikal në qëndrimet e Harlem Desir duket se ka lidhje me mandatin e tij si Përfaqësues i Lirisë së Medias në OSBE, i cili, në një farë mënyrë, është në dorë të Edi Ramës.

Mandati i Përfaqësuesit të Lirisë së Medias në OSBE, që po mbahet aktualisht nga Harlem Desir, është 3-vjeçar.

Në Vendimin nr.193, datë 5 nëntor 1997 “Për mandatin e Përfaqësuesit të Lirisë së Medias së OSBE-së”, institucioni ka parashikuar mënyrën e zgjedhjes dhe mandatin e personit që do të ushtrojë këtë funksion.

Në pikën 12 të këtij Vendimi thuhet shprehimisht se: “Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias zgjidhet nga Këshilli Ministerial, në bazë të rekomandimit të Drejtuesit të Radhës të OSBE-së, pas konsultimin me shtetet anëtare”.

Mandati 3-vjeçar i Harlem Desir përfundon në Korrik 2020, në një kohë që Shqipëria ka prezencën e radhës së OSBE-së (janar-korrik 2020).

Pra, bazuar në Vendimin e vitit 1997, Përfaqësuesi i ri i OSBE-së për Lirinë së Medias do të jetë një rekomandim i vendit që ka presidencën e radhës, pikërisht qeverisë shqiptare të Edi Ramës.

Do të ishte një fatkeqësi e madhe për demokracinë në Shqipëri, nëse paketa e censurës së medias mbështetet nga përfaqësuesi i OSBE-së, i cili duket se është duke lobuar për një mandat të ri në zyrën qendrore të institucionit ndërkombëtar.

Etiketa: censuraHarlem Desir

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përqendrimi i pronësisë së mediave në duart e disa biznesmenëve vështirëson punën e gazetarëve

15:28 : 20/10/2024
BOTA

Deputeti shqiptar në Serbi: RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin kur fliste Kurti në OKB

20:32 : 09/02/2024
AKTUALITET

Të cen-shurruar 24 orë në 24, 7 ditë në 7!

10:18 : 08/06/2022
AKTUALITET

Venecia hedh poshtë paketën e Edi Ramës për kontrollin e medias online

20:18 : 05/06/2020
AKTUALITET

Do ta kthejë paketën e censurës ndaj medias? Përgjigjet Meta

12:50 : 18/12/2019
AKTUALITET

Përplasje në PS për paketën e censurës, çfarë ndodhi…

10:34 : 18/12/2019
Para

“Gjermeni i partisë”/ Gjyqtari i “Geronit”, nga lidhja me bandat, tek plagosja për një bjonde

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com