• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja, ky është shkrim, kështu do jenë kronikat për Edin tani e tutje

08:40 : 18/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Udhëheqësi ynë i dashur shoku Edi Rama vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti. “Rrofsh sa malet, marrsh nga ditët tona”-tha një qytetare e denjë e partisë. I puthi duart dhe i preku mjekrën e thinjur nga hallet e vendit-“Të rroni ju, edhe më të forta si shkëmb graniti do i bëjë partia dhe qeveria shtëpitë tuaja, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm na kanë halë në sy, por ne nuk na ndal askush në rrugën tonë të drejtë, ne do ta ndërtojmë vendin”-tha udhëheqësi ynë.

Edhe dielli doli kur shoku Edi Rama shkoi në zonat e prekura nga tërmeti. “Nuk na duan, armiqtë na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi në grykë të topit”-tha shoku Edi Rama, i ulur gju më gju me popullin. Ashtu modest, si një prej bijëve tanë të dalë nga gjiri i partisë, ai përveshi çitjanet deri në gju, hoqi pelerinën e zezë dhe mori në dorë bishtin e kazmës. Dha shembullin se komunisti është i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime. Shoku Edi Rama jeton në një shtëpi modeste vetëm 3000 metra katrorë në fshtrat e Tiranës, të pa suvatuar, pa ndërtim me tulla silikate si shumë qytetarë të vendit, por vetëm beton të derdhur.

“Të lodhëm o biri ynë, një mal me halle të ka rënë mbi kokë, nuk të lenë të qetë në udhën tënde të ndritur as ata mediat që janë armiku i vendit”-tha një i moshuar që i dridhej zëri. “E di Xhaxha, por do ua tregojmë edhe atyre vendin, ashtu si qindra e mijëra armiqve tanë. Spaçin do ta hap, gojën do ua mbyll. Ka njerëz të mirë në parti dhe Kuvendin Popullor në komisionin e ligjeve që po i gatisin këto punë. Nuk do i lemë më të livadhisin”-tha Shoku Edi.

Lexo edhe:

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

Nuk ka penë ta përshkruaj atë emocion që përjetuan edhe gratë Rilindase që dëgjuan këtë dialog. Zëvendëministret ndezën nganjë cigare, mblodhën veten, palosën me përkedhelje pelerinën e zezë të udhëheqësit tonë të madh dhe e mbajtën me zor ngashërimin që u erdhi vetishëm kur panë lodhjen e madhe të udhëheqësit, që ende gjente energji që i buronin nga shpirti për tu treguar vendin armiqve, sidomos mediave të liga, që gjoja po bërtasin për lirinë e shprehjes dhe mendimit.

“Mos ma vini re që nuk jam rruar, mjekra më është zbardhur, gjumi nuk më zë për ju. Natën shkruaj gjatë në facebook, gishtat nuk i ndjej nga lodhja duke hedhur statuse dhe çatuar me ministrat e ministret e mia, deri në të gdhirë”-ia ktheu Shoku Rama një gruaje të moshuar që shtëpinë ia rrënoi ai tërmet i tmerrshëm, por Partia e harroi atë hall kur pa udhëheqësin tonë që kishte udhëtuar që në të gdhirë me gjithë stafin e madh të propagandës. Njëra binte në sy, vajzë punëtore dhe bijë e denjë e këtij vendi.

Një përlotje e ëmbël i erdhi nga shoqja Anjezë që u përkul në gju për të shkrepur me aparat atë moment historik. Qau edhe shoku Erion, por udhëheqësi ynë vazhdoi në takime të tjera. “Mbajeni veten u tha, populli i ka sytë nga ne”. Shoku Edi dhe punonjësit e aparatit shtetëror që e shoqëronin u largua drejt Tiranës, ktheu edhe një herë kokën pas, bëri një “selfie” për ta pasur si kujtim dhe me gishtat e shpejtë e të gjatë nisi të shkruaj në telefonin e tij kushedi çfarë gjërash të rëndësishme e të vyera. “Të shkoftë udha e mbarë dhe mos na harro, nuk duam shtëpi e katandi por ty të të shohim më shpesh”-thonin banorët. Të gjithë rendën me sytë nga televizori, shoqe anjëza, shoku Endri dhe kolegët tanë në televizione do e japin të plotë takimin e shokut Edi Rama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

12:19 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
SPORT

Përballen për herë të parë në histori, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

12:05 : 19/07/2025
SHOW BIZ

“Përqafimi që kushton miliona”/ CEO amerikan rrezikon 30 milionë paund pas skandalit në koncert

12:02 : 19/07/2025
RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
AKTUALITET

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025
Para

Sonte El Classico, Barca-Real kërkojnë shkëputjen nga njëra-tjetra

TË GJITHA

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

12:19 : 19/07/2025

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025

Përballen për herë të parë në histori, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

12:05 : 19/07/2025

“Përqafimi që kushton miliona”/ CEO amerikan rrezikon 30 milionë paund pas skandalit në koncert

12:02 : 19/07/2025

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com