Mbretëresha e Anglisë mund të jetë më e njohura në të gjithë botën, por nuk është më e pasura në Europë.
Më poshtë janë renditur 10 familjet mbretërore të Europës që kanë më shumë pasuri të raportuar:
1. Princi Hans Adam II i Lihtenshtejnit, 5 miliardë dollarë. Princi Hans Adam II merr 270,000 dollarë për të mbuluar funksionet shtetërore, por pasurinë e vërtetë e ka për shkak të pjesës që ka privatisht në bankën LGT Group, një investim i bërë nëpërmjet Fondacionit “Princi i Lihtenshtejnit”, që ka investime në pasuri ët patundshme, pyje dhe kompani verërash.
2. Duka i Madh Henri i Luksemburgut, 4 miliardë dollarë. Familja dukale e Luksemburgut ka një fond prej 324 mijë dollarësh në vit për të mbuluar funksionet shtetërore, dhe më shumë se 12 milionë dollarë për jetesën e familjes mbretërore. Pronat i administron kurora.
3. Alberti II, Monaco, 1 miliard dollarë. Alberti II i Monakos zotëron një të katërtën e mbretërisë së tij. Mes pronave numërohen koleksione makinash antike, aksione në resorin e Monte Karlos “Societe des Bains de Mer”, një koleksion pullash. Të gjitha janë pjesë e pasurisë së shtëpisë Grimaldi.
4. Mbretëresha Elizabeta II, Angli, 500-600 milionë dollarë. Granti qeveritar që i jepet familjes mbretërore është 57.9 milionë dollarë në vit. Nga qiratë e pronave mbretëresha merr rreth 20 milionë dollarë.
5. Mbretëresha Beatrix, Holandë, 200-300 milionë dollarë. Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, mori një buxhet prej 47 milionë dollarësh, që mbulon edhe vizitat zyrtare jashtë vendit. Ai ka edhe një pasuri personale prej pronash private, investimesh, si dhe aksione në Shell Oil.
6. Mbreti Karl Gustaf XVI, Suedi, 70 milionë dollarë. Mbreti Karl Gustaf mori 7.6 milionë dollarë për detyra zyrtare në vitin 2015. Pallati mbretëror mori 7.4 milionë dollarë për jetën e monarkëve. Familja ka nën pronësi private Pallatin Soliden si dhe një shtëpi pushimesh verore në detin Balltik.
7. Mbretëresha Margaretë, Danimarkë, 40 milionë dollarë. Margareta II ka që në vitin 1972 që është mbretëreshë e Danimarkës. Familja mbretërore merr 12.8 milionë dollarë në vit, të cilat mbulojnë veprimtaritë e mbretëreshës si dhe shpenzimet private.
8. Mbreti Herald V, Norvegji, 30 milionë dollarë. Monarkia norvegjeze shpenzon 72 milionë dollarë në vit. Në vitin 2017 qeveria dha 32 milionë dollarë për familjen mbretërore dhe 14 milionë për shpenzime personale të mbretit e të mbretëreshës.
9. Mbreti Felipe VI, Spanjë 20 milionë dollarë. Thuhet se mbreti i Spanjës e ka ulur rrogën me 20%, në 267,447 dollarë, në vitin 2015. Familja mbretërore ka pesë pallate, pesë vila jashtë qyteteve, 10 manastire. Kostoja vjetore e familjes që mbulohet nga shteti është 8.9 milionë dollarë në vit.
10, Mbreti Filip i Belgjikës, 13 milionë dollarë. Shpenzimet e familjes mbretërore që mbulohen nga shteti belg janë rreth 13 milionë dollarë në vit, plus shërbimet të tjera mbështetëse. Pronat mbretërore i përkasin shtetit ose Trustit Mbretëror, që nuk mund të shiten.