• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Sanksione ndaj Ankarasë/ Erdogani kërcënon se do të mbyllë baza strategjike për ushtrinë amerikane

21:02 : 17/12/2019
në Lajmet e Dites

Turqia i ka kërcënuar SHBA me hakmarrje, nëse ato vendosin sanksione ndaj Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan kërcënoi  se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjike të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashingtoni vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

“Po të jetë e nevojshme, ne do t’i mbyllim Incirlikun dhe gjithashtu Kurecikun,” i tha Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan stacionit A Haber të dielën, duke iu referuar dy bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara. “Po të zbatohet kundër nesh kërcënimi i sanksioneve, ne do t’u përgjigjemi atyre në kuadrin e reciprocitetit.”

Incirliku është një bazë ajrore në jug të Turqisë, që ka luajtur një rol të madh në operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan, dhe së fundmi kundër grupit “Shteti Islamik” (IS) në Siri dhe Irak. Ushtria amerikane ka strehuar gjithashtu rreth 50 bomba bërthamore me gravitet B-61 në këtë bazë. Në Kurecik në Turqinë lindore ndodhet një stacion radari i NATO-s.

Në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu e ngriti gjithashtu çështjen e mbylljes së dy bazave për SHBA nëse Uashingtoni vendos sanksione.

Lexo edhe:

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

Sanksionet në horizont

Ligjvënësit amerikanë kanë bërë presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të vendosë sanksione ndaj Turqisë për blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë, për të cilin Uashingtoni thotë se është i papajtueshëm me NATO-n dhe kërcënon avionët luftarakë F-35. Si reagim, SHBA e larguan Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35, në të cilin Ankaraja ishte partner.

Administrata e Trumpit deri tani është përmbajtur për të mos vendosur sanksione ndaj aleates së NATO-s, për blerjen e S-400. Sipas një ligji amerikan të njohur si Akti i Kundërshtimit të Kundërshtarëve me sanksione (CAATSA), shtetet që blejnë pajisje të caktuara ushtarake nga Rusia duhet të sanksionohen.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s gjithashtu janë tendosur në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, që janë partnerë me SHBA kundër IS-it. Pasi ushtria amerikane u tërhoq nga kufiri turko-sirian, Turqia arriti një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për të patrulluar veriun e Sirisë.

Turqia e konsideron milicinë YPG siriane kurde një grup terrorist me lidhje me kryengritësit kurdë që luftojnë në një kryengritje 35-vjeçare kundër shtetit turk. Erdogani kërcënoi të dielën gjithashtu se do të hakmerret ndaj SHBA, pasi Senati dhe Dhoma votuan pro njohjes së vrasjes së armenëve në vitin 1915 si gjenocid. Trumpi nuk e ka nënshkruar rezolutën./DW

 

Etiketa: Erdogan

Lajme të lidhura

BOTA

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025
BOTA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025
BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
BOTA

Senatori amerikan mesazh Erdoganit: Turqia t’i harrojë avionët F-35!

17:01 : 14/07/2025
BOTA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

13:43 : 05/07/2025
BOTA

Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim”

18:20 : 20/06/2025
Para

VIDEO/ U prenë në besë! E vërteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë...

TË GJITHA

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Në ditën më të nxehtë të vitit, Karakaçi dhe Dalipi lënë pa drita Vlorën

21:38 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025

Zjarri në malin Shashicë të Vlorës, flakët po i afrohen banesave

20:58 : 26/07/2025

Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz

20:42 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com