• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjendja e jashtëzakonshme/ Islami: Durim, edhe tre muaj shfaqje cirku…

18:49 : 17/12/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Kastriot Islami

‘Sismologu’ Edi Rama mendon se ‘tërmetet do të vijojnë’, prandaj shqiptarët do të duhet të vijojnë të shikojnë edhe për 3 muaj të tjerë cirkun e tij, shfaqjet e tij teatrale ‘One Man Show’… Sepse Qeveria e ka të pamundur të veprojë si ekzekutiv por vetëm si trupë cirku në funksion të shfaqjeve të një individi…

Edi Rama fillimisht e kundërshtoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, pastaj kur ja ndjeu lezetin kësaj lloj shfaqjeje cirku, e shpalli atë me vendim qeverie dhe tani po vendos shtyrjen e saj me vendim parlamenti, pra tani do të jetë me detyrim që të gjithë të ndjekin shfaqjen teatrale të emetuar live vetëm në televizionin e tij personal ERTV…dhe të ritransmentuar në mediat e tij klienteliste…

Edi Rama e ka mendjen të mbushur top dhe servilët e tij e kanë mbështetur plotësisht se duke qëndruar edhe tre muaj të tjerë vetëm në televizion, duke dhënë shfaqje cirku, duke u sorollatur rrugëve e qëndruar larg zyrës, do të rritet simpatia e mbështetja për Rilindjen, ndërkohë që në realitet është rritur neveria e revolta për Ramën dhe qeverinë e tij, të cilat po shpërthejnë kudo edhe nëpër stadiume e vende publike… pavarësisht pamjeve të turpshme e të dënueshme, të parafabrikuara prej tij me fëmijë të vegjël apo nëpër vaki…

Edi Rama gjykon se shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme përbën një hapësirë e re për të takuar e mashtruar qytetarët, duke menduar se njerëzit në nevojë nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër veçse të jenë të detyruar të vijnë në takime me të për shkak të hallit që i ka zënë nga pasojat e tërmetit…

Lexo edhe:

REL: Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës me barriera në botën islamike

As Ballkani nuk është i përjashtuar nga radikalizimi islamik

Edi Rama duket se ka gjetur maskën e re për të deklamuar me xhestikulacione gënjeshtrën e radhës, më të madhe dhe më efikase se gënjeshtrat e mëparshme…duke kujtuar se hallexhinjtë që nga halli deklarojnë ‘rrofsh’ janë të detyruar ti hanë apo besojnë ato…

Edi Rama duket se ka ende nevojë për fuqitë e emergjencës, mes të cilave është edhe për urdhrin që media t’i referohet vetëm ‘informacionit të tij zyrtar’ sepse vetëm kështu do të pengohej përhapja e panikut nga kundërshtarët e tij politikë e mediatikë…

Pra shfaqja teatrale do të vijojë edhe tre muaj me një aktor të vetëm sepse përmes përdorimit të masave të jashtëzakonshme do të mund tju mbyllet goja edhe për tre muaj të tjerë të gjithë kundërshtarëve…

Edi Rama do të jetë edhe për tre muaj të tjerë duke dhënë shfaqje cirku larg zyrës së tij e cila e nervozon dhe e streson…Pra edhe për tre muaj të tjerë, qytetarët e pashpresë e të revoltuar do të duhet të dëgjojnë mbroçkullat e marrëzitë e tij të pafundme dhe të shikojnë çitjanet e mjekrën e tij, ndërkohë që mediat e tij servile do të jenë të detyruara të shumëfishojnë pa papushim mbroçkullat e batutat bajate që fillojnë në 7 të mëngjesit e mbarojnë në 12 të natës…të cilat jepen ekskluzivisht vetëm nga ERTV…

Edi Rama ka nevojë edhe për 3 muaj shfaqje teatrale se ai dhe qeveria e tij janë në realitet të paafta për të përballuar menaxhimin e situatës dhe për ti dhënë zgjidhje halleve e problemeve të qytetarëve që kanë humbur të afërmit apo banesat e tyre…

Edi Rama ka nevojë edhe për tre muaj të tjera që përmes shfaqjes teatrale të mbulojë me situatën e emergjencës dështimet në qeverisje dhe rrënimin e ekonomisë…për të justifikuar abuzimet me dhunimin e të drejtave të njeriut dhe për të vazhduar minimin e shtetit të së drejtës…

Edi Rama ka nevojë edhe për tre muaj të tjerë të vijojë cirkun për të shtyrë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të penguar plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut gjerman e justifikuar kështu mos hapjen e negociatave me BE…

Edi Rama e ndërmori këtë vendim për edhe tre muaj të tjerë shfaqje cirku me argumentin qesharak se ‘tërmetet vijojnë’ sepse ky propozim s’mund të sfidohet në gjykatë meqë Gjykata Kushtetuese ende s’është ngritur. Madje diabolikisht Rama ka shpresën e bindjen se shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme do të shërbente si arsye e ‘fortë’ për të penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda 31 marsit 2020 e ndoshta me shpresën se kjo do të shtynte goditjen e shokëve e miqve të tij oligarkë e kriminelë nga SPAK.

Edi Rama mendon se kjo shtyrje e shfaqjes së cirkut do ti shërbejë edhe për mbuluar zemërimin e shqiptarëve e të kosovarëve për takimin e tre shokëve të ngushtë, Rama-Vuçiç-Zaev për mini-Shengenin Ballkanik.

Etiketa: islami

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës me barriera në botën islamike

17:13 : 13/10/2024
AKTUALITET

As Ballkani nuk është i përjashtuar nga radikalizimi islamik

10:22 : 28/08/2024
AKTUALITET

Imami: Ja të mirat që vijnë nga muaji i Ramazanit

10:29 : 11/03/2024
AKTUALITET

Teologu kërkon ndëshkimin e klerikut që martoi mjekun Dervish Hasi me vajzën e mitur

23:35 : 25/01/2024
AKTUALITET

Teologu: Sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë t’ja kushtëzojë martesën burrit

22:38 : 24/01/2024
AKTUALITET

Besimtari që bënte o*gji me 4 gra/ Ish-myftiu i Tiranës: Janë grup pseudoislam, kam frikë se…

14:08 : 19/01/2024
Para

Dështimi i reformës në drejtësi në Shqipëri, diplomati i BE-së në Shkup: Vettingu është i panevojshëm

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com