• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përçahet mazhoranca/ Fidel Ylli dhe Musa Ulqini kundërshtojnë paketën anti-shpifje, debatet në Komisionin e Medias

22:28 : 16/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Medias po vijojnë punimet të cilat janë shoqëruar edhe me tensione mes përfaqësuesve të mazhorancës, dy nga të cilët kanë shprehur rezerva për nenin 29 në paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” të propozuar nga Edi Rama.

Musa Ulqin dhe Fidel Ylli e kanë konsideruar çështjen që përcakton se AMA merr vendim përfundimtar mbi gjobitjen e mediave për lajmet e rreme, pa marrë një formë të prerë nga Gjykata si të pakuptimtë.

Për Yllin, një vendosje e tillë e rregullave, ndikon në falimentiimin e mediave edhe pse në Gjykatë do të merrte të drejtë, ndërsa Ulqini ka folur për mos korrektesën që parashikon projektligji mes AMA-s dhe Këshillit të Ankesave, duke e quajtur ‘no sens’.

Fidel Ylli: Unë i përmbahem asaj që thashë dhe e shoh të pavend që në moment që bëhet një vendim në AMA unë kam detyrë të shkoj në Gjykatë. Nuk mund të marr një vendim për gjobat vetëm se Gjykatat nuk funksionojnë. Unë flas në koncept të ligjit, për mendimin tim është e gabuar, se mund të marr vendimin AMA për gjobitjen dhe mbylljen e mediave por që, mbase gjykata më jep të drejtë, por unë falimentova, ç’më duhet pastaj vendimi i Gjykatës.

Musa Ulqini: Bordi i AMA-s ka 7 veta, ky zgjedh Këshillin e Lartë të Ankesave që ka 5 vetë. Ky i fundit merr një vendim, nuk ka rëndësi çfarë është dhe ky vendim ankimohet tek Bordi i AMA-s. Ky Këshill i Ankesave i zgjedhur nga AMA vihet në një funksion dhe kur kjo e fundit vendos kundër, nuk ka fuqi ligjërisht. Ky institucion që e ka formuar Parlamenti, të mos ketë fuqi?! AMA është e detyruar të barazohet me Këshillin e Ankesave, kjo për mua nuk ka logjikë. Unë po flas ligjërisht, unë dua të kem një aleat që e njeh mirë ligjin. A është ligjore, a është korrekte që Këshilli i Ankesave të ketë një fuqi të njëjtë me AMA-n. Kjo është non sens, nuk futem tek çështjet e masës së gjobave, do flasim tek neni më poshtë për këtë.

Lexo edhe:

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Po vijon mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias ku po diskutohet për paketën anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa me sa duket deputetët e majtë janë të vendosur për ta çuar deri në fund procesin e nisur brenda mbrëmjes së sotme.

Mësohet nga Faxweb.al se diskutimet kanë ngecur tek 3 pika të nenit 29 të projektiligjit ndërsa po flitet për ndërhyrjen e “AKEP” lidhur me njoftimin të karakterizuar teknikisht si “pop up”.

Sipas raportimeve, Komisioni ka vendosur uljen e gjobës së parashikuar për portalet e cila pritet të jetë maksimumi 4 milionë lekë të vjetra.

Konkretisht po diskutohet për pikat 6,7 dhe 8 të këtij neni të cilat thonë:

  1. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative, Tiranë.
  2. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.
  3. Kundër vendimit të KA-së së AMA-s mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesës.

Nga sa më sipër kuptohet se Komisioni i Medias ka ndryshuar trajektore duke kërkuar që ndryshe sa kanë mbrojtur në fillim, vendimi përfundimtar për të gjobitur mediat të mos merret nga AMA por nga Gjykata Administrative, Tiranë.

Etiketa: ulqini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

13:05 : 23/03/2025
RAJONI

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

16:40 : 23/02/2025
Punëtorë sezonalë duke kaluar pikën kufitare të Muriqanit në kufi me Malin e Zi
AKTUALITET

Migrimi ditor drejt Ulqinit në Mal të Zi zbraz Shkodrën nga krahu i punës

17:35 : 05/12/2024
AKTUALITET

Reagojnë organizatat shqiptaro-amerikane: T’i jepet fund ledhatimit të Serbisë

19:47 : 23/11/2022
AKTUALITET

U la jashtë listave për deputet/ Ulqini falenderon bashkëpunëtorët, por jo Ramën

21:41 : 09/03/2021
AKTUALITET

Rama nxjerr jashtë loje një tjetër deputet socialist

18:01 : 08/03/2021
Para

Shembja e ndërtimeve nga tërmeti/ Ledio Braho: Përgjegjësi e IKMT, duhej të ndërhynte

TË GJITHA

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com