Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me gazetaren Beti Njuma, në televizionit Ora News, foli për paketën “Anti Shpifje” dhe tentativën e kryeministrit Rama, për të goditur dhe kontrolluar median online.
Rakipi tha se Rama kërkon të jetë kryeredaktor i mediave dhe se fake neës dhe propagandë shpërndahet në masë nga ERTV-ja e kryeministrit.
“Kryeministri gjithmonë ka dashur të jetë kryeredaktor i të gjithë mediave. Ai bën fake neës dhe propagandë gjithë ditën në ERTV. Nëse kemi fake neës, atë e bën Edi Rama.
Ne nuk ja prekim dhe nuk ja kemi prekur asnjëherë fjalën Edi Ramës, sepse me fjalët e tij shqiptarët kanë kuptuar se përballë nuk kanë një njeri normal. Në Shqipëri, të gjithë shqiptarët janë nën një terror të jashtëzakonshëm. Edhe po ta fikë ERTV-në, ka oligarkët e vetë që ja hapin televizionit gjithë ditën“,
Rakipi u shpreh se kryeministri kërkon të jetë kryeredaktor edhe i atyre mediave që nuk kontrollon dhe se ky ligj i jep atij, nëpërmjet AMA dhe AKEP, fuqi për të kontrolluar median.
“E gjithe bota mediatike dhe institucione të tjera të rëndësishme, po i thonë Edi RAmës ndal, mos e shkel këtë vijë të kuqe.
Ka kohë që Rama ka marrë të gjtihë pushtetet, një pjesë ja dorëzoi opozita. Sot ai po zgjat dorën për të rrëmbyer edhe median online. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, duhet t’ju bashkohen sot medias, për të mos lejuar rrëzimin e medias dhe kapjen e këtyre fragmenteve të medias që kanë mbetur. Oligarkët e medias i kanë dorëzuar Ramës televizionet klasike.
Opozita t’i bashkohet procesit, për të rrëzuar këtë ligj, që Edi Ramën do e damkosin si një armik të medias“.
Gazetari Rakipi komentoi gjithashtu edhe rolin që ligji u jep dy institucioneve, AMA dhe AKEP, duke i quajtur ato “një xhandarmëri kundër medias”.
“AMA dhe AKEP janë një “xhandarmëri” kundër medias, që do të jetë në dorë të kryeministrin Edi Rama. Kemi një kryeministër që kur bëhet kryeministër, do të merret me mediat. Kur është piktor do të bëhet opozitar. Ai kërkon që gazetarët të mos shkojnë në gjykatë, por përballë dy instrumentave që i ka të vetat, si AMA dhe AKEP. Kur kontrollon në mënyrë absolute parlamentin, këto dy instrumenta ai i komandon kur të dojë. Gazetarët do të gjobiten dhe goditen nga kryeministri Rama. Nuk ka këtu as AKEP, as AKREP. Këtu goditjen e jep diktatorit dhe ky është Edi Rama. Po kthehemi tek urdhëri administrativ i Enver Hoxhës.
Ne do të dënohemi mbi urdhërin administravtiv, e gjithë kjo është fashiste“, u shpreh Rakipi.
Rakipi u pyet nga gazetarja Njuma, lidhur me reagimet e socialistëve për paketën anti shpifje. Ai tha se nuk mund të diskutohen reagimet e personave që tashmë janë kthyer në anektodikë, si Elisa Spiropali.
“Nuk ka bërë asnjë ndryshim, nëse i referoheni daljeve të Spiropalit, që është kthyer anektodike nga mënyra si bërtet për Skënderbeun, për liderin dhe shpirtin e saj, nuk mund të ketë një mendim të drejtë dhe të pavarur të Elisa Spiropalit. Ajo i ngjan gruas së Gebelsit, që u futi një hapje në gojë fëmijëve të vet, kur lideri vendosi të asgjësoheshin të gjithë.
Lulzim Bashën, ai e sprapsi në verë, por me median ka një vijë të kuqe.
‘Nëse është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër komunitetin ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare, këtu fillon fundi i Edi Ramës. Me një diktator nuk ka nesër, kur vendi zhytet në regjim nuk ka asnjëherë nesër, këtë duhet të kuptoj Basha dhe Kryemadhi, apo presidenti Meta që ndeshet me Dvoranin dhe jo me diktatorin.’
Emisioni im u mbyll sepse ishin hallexhinj të mëdhenj edhe pronarët e televizionin ku isha unë.
Gazetarët duhet të luftojnë kundër regjimit, me përjashtim të atyre gazetarëve të oborrit, që janë palaço të qeverisë.
Ajo pjesë e vogël e gazetarëve që financohen nga burime të zeza, dallohen. Pjesa tjetër duhet të luftojmë, regjimi mundet vetëm më luftë, gazetarët duhet të luftojnë, por jo bojkot“, tha Rakipi.