• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për mediat/ Zëri i Amerikës: Gazetarët do të protestojnë para parlamentit

20:17 : 16/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisionet parlamentare në Tiranë po përmbyllin procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në dy ligjet për mediat audio-vizive dhe për komunikimet elektronike dhe duket se po i çojnë drejt miratimit propozimet e qeverisë, megjithë kundërshtimet njëvjeçare të bashkësisë së mediave.

Deputetët socialistë në komisionin e ligjeve ishin të mendimit se mungesa e rregullave ligjore të detyrueshme për median online e rrit mundësinë për abuzime në mediat sociale. Por bashkësia e mediave shqiptare vazhdon të kërkojë me këmbëngulje prej një viti rrëzimin e “paketës antishpifje” të qeverisë, si një mjet që godet fjalën e lirë.

“Prej një viti qeveria Rama insiston për të patur një paketë ligjesh, të njohura si antishpifja, por ajo nuk është gjë tjetër si një mekanizëm censure për median e lirë dhe sidomos median e cila vjen përmes komunikimeve elektronike, pra për mes domaineve dhe portaleve mediatike. Shqipëria është ndërkohë në një periudhë të vështirë, sepse nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, që të rrëzojë ligje të tilla” – tha përfaqësuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

Sipas deputetëve socialistë, kjo nismë e qeverisë vjen edhe si përgjigje ndaj nivelit të lartë të keqinformimit, i vërejtur edhe në raporte ndërkombëtare të monitorimit. Por gazetarët theksojnë është se kodi penal parashikon dënimet për shpifje dhe shumë procese të tilla janë duke u zhvilluar.

“Për mua kjo nuk është paketë antishpifje, por ajo cënon lirinë e shprehjes. Ajo gjithashtu prek edhe parime të lashta sa bota, si ai që njeriu nuk gjykohet dy herë për një akuzë; sipas këtij drafti media gjykohet një herë nga institucione të varura politikisht dhe gjobitet, e pas kësaj gjykohet edhe nga gjykata” – tha gazetarja Anila Hoxha.

Lexo edhe:

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

Komisioni i Ligjeve, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, miratoi dy projektligjet, me disa ndryshme si: gjobat e AMA-s të jenë proporcionale, se AMA e bën regjistrin e mediave online, se blogjet dhe portalet nuk janë objekt i këtij ligji.

Por përfaqësues të BIRN Albania, i quajtën këto ndryshime në amendamentet e qeverisë të vogla e kozmetike, sepse nuk prekin thelbin e ligjit, i cili u jep fuqi dy institucioneve shtetërore AMA dhe AKEP të ndëshkojnë mediat me gjoba të rënda dhe mbyllje faqeje para se ato të mund të vetmbrohen përpara një gjykate. Ndërkaq opozita zhvilloi sot një tjetër tryezë me përfaqësues të organizatave të mediave, ku shprehu mbështetjen e saj për gazetarët, të cilët nga ana e tyre shpjeguan me detaje mospajtimet e tyre ndaj “paketës antishpifje”.

“Ky draft përmban në vetvete probleme jashtëzakonisht serioze me institucionalizimin e censurës në të paktën dy institucione ekzekutive, që parashihen se do të kenë të bëjnë me arkitekturën e re të Autoritetit të Medias Shqiptare, sikundër është parashkuar të quhet AMA. Këshilli i Ankesave dhe bordi I AMA-s në këtë draft, nuk janë gjë tjetër veçse një agjenci censure, dhe për këtë kemi të njëjtin mendim të gjitha organizatat mediatike” – tha Aleksandër Çipa, drejtues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Gazetarët pohuan se mund të punojnë më shumë për vetërregullimin pa e lejuar qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e shkrimeve dhe lajmeve.

“Nuk janë gazetarët të këqinj. Media ka shumë probleme dhe ato fillojnë qysh nga pronarët. Nuk mund të ketë pronarë të mirë mediash dhe media të keqe. Gazetarët nuk janë problemi” – tha Koloreto Cukali, drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias.

Gazetarët mendojnë se paketa antishpifje përbën një kërcënim serioz për lirinë e shprehjes, shtypin e lirë dhe demokracinë në tërësi, që bazohet në lirinë e fjalës.

Pak kohë pas tryezës së opozitës me përfaqësues të shoqatave të medias dhe miratimit të paketës antishpifje prej komisionit të ligjeve, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se “projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, si dhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet”.

OSBE është shprehur se draftet kanë nevojë për përmirësime të tjera. “OSBE mendon se AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu duhet ndarë qartë se cfarë janë kritikat politike dhe cfarë janë shpifjet. Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e fundit vërejti një përqëndrim të madh të medias në duar të pak pronarëve” – tha para deputetëve gjatë një dëgjese Irina Radu, shefe e zyrës së medias e OSBE-së.

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Desir deklaroi të hënën e kaluar se projektligjet e qeverisë kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Ai sugjeron si të rëndësishme vendosjen e një klauzole, që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi menjëherë pas miratimit të tyre. Po ashtu, sipas zotit Desir tha se edhe gjobat e parashikuara janë tepër të larta dhe mund të çojnë në mbyllje të mediave.

Në orët e mbrëmjes mbetet për t’u parë vendimi i komisionit parlamentar për edukimin dhe mjetet e informimit, i cili u mblodh pasdite. Ky është komisioni përgjegjës për këto projekt-ligje me ndikim ndaj mediave të hartuar qysh një vit më parë dhe në të janë zhvilluar një seri dëgjesash me të gjitha grupet e interesit.

Vendimi i këtij komisioni është me rëndësi për fatin e paketës deri ditën e mërkurë, kur gazetarët njoftuan edhe një protestë para dyerve të parlamentit./VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025
AKTUALITET

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025
AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025
Para

"Majmuni" u largua/ Trafikoi 613 kg kokainë, veprimet enigmatike të Arbër Çekajt me një grua në Ekuador

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com